Connect with Us

Strakosha drejt Premier Leagues, klubi i njohur gati ta blejë që në janar

Premier Liga

Strakosha drejt Premier Leagues, klubi i njohur gati ta blejë që në janar

Publikuar

-

/

Thomas Strakosha drejt Premier Leagues. Është i bindur tabloidi britanik “The Sun”, që raporton se gardiani 26-vjeçar shqiptar nuk ka ndërmend të rinovojë me Lazion dhe po përgatitet për t’u larguar me parametra zero në fund të sezonit.

Megjithatë largimi nga kryeqyteti i Romës mund të vijë që në janar, pasi klubi i Newcastle është vënë në lëvizje dhe ka treguar gatishmërinë për të paguar edhe një shifër simbolike në arkat e Lazios, për ta marrë menjëherë portierin.

Klubi anglez ka kaluar në pronësinë e fondit arab, PIF dhe pritet të investojë fuqishëm për të shmangur rënien nga Premier League e më pas nga sezoni i ardhshëm për të synuar ngjitjen në vendet e kreut të renditjes.

Pikërisht Strakosha duket emri i përzgjedhur për portën, pasi bëhet fjalë për një portier të talentuar, që ka një eksperiencë të konsiderueshme si me Lazion, ashtu edhe me kombëtaren shqiptare, pasi numëron 16 ndeshje zyrtare me fanellën kuqezi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Ish-kapiteni i Sitit mahnitet nga Broja: Rrezik konstant, vuri në vështirësi dy nga më të mirët

Publikuar

-

Armando Broja vazhdon të jetë temë diskutimi në futbollin anglez dhe elozhet për sulmuesin shqiptar nuk kanë fund. Këtë herë, vlerësimet kanë ardhur nga një emër shumë i njohur i futbollit britanik e botëror, ish-mbrojtësi Mikah Riçards.

Ky i fundit, kapiteni më i ri në moshë në historinë e Mançester Sitit, pranoi se kishte mbetur i çuditur nga shpërthimi i Brojës dhe i mahnitur nga ajo që ky djalosh po shfaqte. Që para sfidës së Sauthempton ndaj Sitit, ai foli me elozhe në studion e “Sky Sports”.

“Ai ka cilësi. Kur e pashë për herë të parë, ai ishte në huazim nga Çelsi, por ka shënuar 5 gola deri tani. Nuk ka frikë, është i fortë, vrapon prapa shpinës së mbrojtësve, mund të mbajë topin dhe është vetëm në moshën 20 vjeçare. Më ka bërë shumë përshtypje, Shpesh, kur lojtarët e rinj shkojnë në huazim, sidomos në Premier Ligë, ata luajnë si zëvendësues dhe atij iu desh pak kohë. Por kur iu shfaq rasti, e mbërtheu atë me të dy duart. Më bën shumë përshtypje sa herë që e shoh atë duke luajtur”, tha Riçards.



Pas sfidës, ish-mbrojtësi duartrokiti përsëri paraqitjen e sulmuesit shqiptar që krijoi vazhdimisht panik në prapavijën e kampionëve në fuqi.

“Ai është vetëm 20 vjeçar. Ai mban linjën i vetëm, ka lojën e kontrollit të topit, është një rrezik i vazhdueshëm duke vrapuar pas mbrojtësve, ka edhe aftësi në ajër gjithashtu. Ai po rritet edhe fizikisht. Po flasim për dy nga qendërmbrojtësit më të mirë në kampionat, Laport dhe DIas dhe ai i bëri të vuajnë, ka prezencë”, theksoi ish-mbrojtësi anglez.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Chelsea fiton derbin londinez, Conte pëson humbjen e parë tek Tottenham

Publikuar

-

Kishte 4 javë që nuk arrinte të fitonte në kampionat, por Chelsea reagon më së miri në derbin kundër Tottenhamit, duke rigjetur suksesin në Premier League.

Antonio Conte rikthehet në “Stamford Bridge”, aty ku ka festuar fitore të mëdha, por kësaj radhe detyrohet të largohet kokë-ulur, pasi janë vendasit ata që gëzojnë suksesin në derbin londinez.

Pjesa e parë nuk ofron emocione të mëdha, pasi të dyja skuadrat luajnë me shumë kujdes. Harry Kane shënon në minutat e fundit të pjesës së parë, por goli anulohet për një ndërhyrje të parregullt.

Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në kampionatin anglez zhbllokohet nga një perlë e Ziyech. Sulmuesi  gjuan nga jashtë zone dhe topi merr një trajektore të çuditshme dhe përfundon në rrjetë.

Pak minuta më vonë është Thiago Silva, që shënon golin e dytë për Chelsean. Miqtë mundohen të reagojnë, por nuk rrezikojnë asnjëherë seriozisht portën e Kepa.



Chelsea rikthehet tek suksesi pas 4 javësh, ndërsa Antonio Conte pëson humbjen e parë në kampionat në krye të pankinës së Tottenhamit, pikërisht nga ish-skuadra e tij.

Angli-Premier League / Java e 23-të

Chelsea-Tottenham 2-0

Ziyech 47’, Silva 55’

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Liverpool nuk fal në transfertë, ngushton diferencën me kreun

Publikuar

-

Liverpool ka përfituar nga hapi fals i Manchester City ditën e djeshme, për të ngushtuar diferencën me kreun e renditjes.

Skuadra e Klopp ka triumfuar në transfertë ndaj Crystal Palace, me rezultatin 1-3. Me këtë fitore, Liverpool mban vendin e dytë me 48 pikë, 9 pikë më pak se City kryesues, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.



Në ndeshje e tjera, Arsenal u ndal në barazim pa gola nga Burnley, ndërsa në barazim u mbyll edhe sfida mes Leicester dhe Brighton.

LEXO TE PLOTE