LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Soros betejë ndërkombëtare”/ Berisha: Multimiliarderi fatzi, armik i Shqipërisë

7 Nëntor 2021, 12:04, Politikë CNA
“Soros betejë ndërkombëtare”/ Berisha:

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka deklaruar në takimin e tij më të rinjtë se beteja me multimiliarderin George Soros është ndërkombëtare. Berisha e konsideron atë si një mafie që po synon të shkatërrojë opozitën konservatore.

?Përveç narkoshtetit ne po përballemi sot me një mafie tjetër. Një mafie e cila zgjodhi Shqipërinë për të shkatërruar opozitën konservatore. Ne jemi këtu për ti dalë zot, të bazuar në interesin kombëtar. Ne jemi garant të saj. Kjo betejë në pamje të parë duket lokale. Ju garantoj që është ndërkombëtare. Sepse George Sorros, multimiliarderi fatzi nuk është më pak armik në vlerat konservatore në Amerikë sesa në Shqipëri.

Ndaj e zhvillojmë e ne këtë betejë. Shqipëria do ketë opozitën konservatoreë më të fuqishme dhe fitimtare. Duke përfunduar, ju bëj thirrje ju të trokisni në çdo zemër të bashkëmoshatarëve tuaj, tu thërrisni atyre të bashkohen me ne në këtë betejë me ideale të pastra, të bashkohen për vlerat që besojnë, për interesat tona kombëtare për të përmbysur narkoshtetin dhe ta kthejmë Shqipërinë në vendin më të bukur për ne dhe brezat që vijnë. Rroftë rinia?, ka thënë Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga