Connect with Us

“Serbia po rrezikon stabilitetin në rajon, SHBA të ndërhyjë”/ 7 kongresmenë letër Biden

Bota

“Serbia po rrezikon stabilitetin në rajon, SHBA të ndërhyjë”/ 7 kongresmenë letër Biden

Publikuar

-

/

Shtatë Kongresmenë në SHBA i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden ku i bëjnë thirrje të ndërhyjë për situatën politike dhe korrupsionin e lartë në Serbi.

Sipas tyre kjo mund të ketë ndikim në Ballkanin Perëndimor dhe gjithë Evropën ndaj kërkojnë që të veprohet me ligjin për shpalljen “non grata” të personave që rrezikojnë stabilitetin e rajonit.

“Raportet tregojnë se Presidenti Vuçiç e ka thelluar korrupsionin në Serbi, duke përdorur krizën e COVID-19 si justifikim për shpenzimet e qeverisë”, thuhet në letrën e dërguar Presidentit të SHBA më 5 nëntor.

Kongresmenët nënvizojnë se mediat pranë qeverisë kanë marrëdhënie të ndërsjellë duke i shërbyer pushtetit dhe përfituar financiarisht nga ana tjetër.

“Ne besojmë që SHBA duhet të ndërmarrë veprime për të mbrapsur korrupsionin dhe sulmet ndaj lirisë së medias në Serbi”, thuhet nga kongresmenët.

Në letër përmendet fakti se televizioni i madh privat në Serbi, Pink TV gjatë viteve 2014-2016 ka marrë të paktën 7 milionë euro hua nga qeveria dhe ky televizion e ka favorizuar dukshëm Vuçiç gjatë fushatës zgjedhore.

LEXO EDHE:  Ndizet "beteja" për futjen e Kosovës në INTERPOL

Kjo situatë, thonë kongresmenët, dëmton normat e demokracisë, u mbyll gojën kritikëve dhe fuqizon personat e korruptuar.

Për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që Serbia pritet të mbajë në pranverë, ligjvënësit amerikanë i kërkojnë Biden që të sigurohet që procesi të jetë i lirë dhe i ndershme përfshirë fushatën dhe procesin e votimit.

“Për të pasur një të ardhme më optimiste, ne besojmë se veprime të mëtejshme diplomatike nga SHBA dhe aleatët Evropian, është vendimtare për të garantuar se Serbia mund të jetë efektive në zbatimin e reformave demokratike. Kjo do të sjellë përmirësim të marrëdhënieve mes shteteve në Ballkanin Perëndimor përfshirë Kosovën”, shprehen kongresmenët./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermani / I armatosuri hyn në godinën universitare dhe qëllon me armë

Publikuar

-

Nga

Një person qëlloi me armë pasi hyri në një nga godinat e fakultetit të shkencave të natyrës të Universitetit të Heidelberg, Gjermani. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së sotme.

Personi qëlloi disa të shtëna, duke plagosur katër persona në kampusin universitar të Heidelberg, Gjermani. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale, e cila ka sqaruar gjithashtu se sulmuesi ka vdekur.

Aktualisht nuk ka detaje se sa rëndë janë lënduar 3 nga personat e përfshirë, ndërsa njëri prej tyre raportohet se ka humbur jetën si rezultat i plagëve të marra.

Autori i të shtënave mësohet se është student i Fakultetit të shkencave të natyrës. Sipas raportimeve të agjencisë gjermane Dpa, duke cituar burime sigurie, i riu nuk kishte motive politike apo fetare për aktin e tij. Sulmuesi kishte më shumë se një armë me tytë të gjatë dhe më vonë vrau veten në vend.

LEXO EDHE:  “Politikanë si tregtarët e çikërrimave”/ Kujt i drejtohet Spartak Ngjela?

LEXO EDHE:  “Politikanë si tregtarët e çikërrimave”/ Kujt i drejtohet Spartak Ngjela?

Policia ka përjashtuar që të ketë edhe bashkëpunëtorë.

Sipas informacioneve paraprake, sulmi ka ndodhur rreth mesditës, brenda një auditori. Autori duhet te kete përdorur një pushkë ose një mitraloz.

Zona e kampusit të Universitetit të Heidelberg – një nga më të njohurit në Gjermani – ndodhet në Neuenheimer Feld, në periferi të qytetit të vjetër dhe aktualisht është blinduar plotësisht nga policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

NATO shton prezencën në disa vende lindore

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore dhe po ndërmarrin aksione të tjera kujdesi. Aleanca kumtoi se duhet të dërgojë në këtë rajon avionë luftarakë dhe anije detare shtesë në Detin Baltik dhe vendet e Evropës Lindore, si Lituania dhe Bullgaria. Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia,e cila ka grumbulluar trupa të shumta  në kufi me vendin fqinj.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërsa SHBA dhe Franca po mendojnë ta bëjnë këtë. Ndryshe, SHBA ka kërkuar prej diplomatëve të vet në Kiev të Ukrainës të shtojnë kujdesin e pjesërisht edhe të tërhiqen nga vendi, për shkak të rrezikut të një konflikti të ri në këtë vend.

LEXO EDHE:  “Politikanë si tregtarët e çikërrimave”/ Kujt i drejtohet Spartak Ngjela?

LEXO EDHE:  “Politikanë si tregtarët e çikërrimave”/ Kujt i drejtohet Spartak Ngjela?

“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergpërshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. “NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.

Gjermania nuk do të tërheqë personelin e ambasadës së saj nga Ukraina për momentin. “Siguria e punonjësve është prioriteti kryesor”, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. “Por është gjithashtu e rëndësishme që ne të mos kontribuojmë në ngritjen e pasigurisë. Përkundrazi duhet të vazhdojmë të mbështesim qeverinë ukrainase shumë qartë dhe, mbi të gjitha, të ruajmë stabilitetin e vendit.”

Situata është duke u monitoruar vazhdimisht, tha Baerbock përpara se ministrat e jashtëm të BE-së të diskutojnë këtë çështje në Bruksel. Por është gjithashtu e vërtetë se “mbi të gjitha, ne duhet të kemi parasysh edhe situatën ekonomike në Ukrainë”./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

NATO shton prezencën në disa vende lindore

Publikuar

-

Nga

Për shkak të tensioneve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërkohë disa vende kanë tërhequr pjesërisht personelin diplomatik nga Ukraina.

Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore dhe po ndërmarrin aksione të tjera kujdesi. Aleanca kumtoi se duhet të dërgojë në këtë rajon avionë luftarakë dhe anije detare shtesë në Detin Baltik dhe vendet e Evropës Lindore, si Lituania dhe Bullgaria. Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia, e cila ka grumbulluar trupa të shumta  në kufi me vendin fqinj.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërsa SHBA dhe Franca po mendojnë ta bëjnë këtë. Ndryshe, SHBA ka kërkuar prej diplomatëve të vet në Kiev të Ukrainës të shtojnë kujdesin e pjesërisht edhe të tërhiqen nga vendi, për shkak të rrezikut të një konflikti të ri në këtë vend.

LEXO EDHE:  Asociacioni/ Përplasje në distancë mes Kosovës dhe Serbisë

LEXO EDHE:  Policë kinezë patrullojnë rrugët e Serbisë

“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. “NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.