Connect with Us

Seedorf befason me deklaratën: Milani do të imponojë lojën e vet, Interit i mungon instinkti vrasës

Seria A

Seedorf befason me deklaratën: Milani do të imponojë lojën e vet, Interit i mungon instinkti vrasës

Publikuar

-

/

Për derbin e Milanos ka folur edhe ish-lojtari i të dyja ekipeve Clarence Seedorf. Në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport, holandezi komentoi mbi situatën e të dyja klubeve, për lojtarëve të caktuar të ekipeve, si dhe në fund e mbylli më disa fjalë për të ardhmen e tij.

INTER-MILAN- “Milani imponon lojën e vet dhe mbrohet 15-20 metra më lart. Është një qëndrim që duhet mbajtur edhe në Evropë. Interit i mungon instinkti vrasës, ata duhet të mësojnë të mbyllin ndeshjet më shpejt”.

KESSIE-TONALI-BARELLA- “Kessie mendon për karrierën e tij përpara parave. Midis Tonalit dhe Barellës jam më shumë me lojtarin e dytë. Është pjekur shumë. Tonali duhet të vazhdojë kështu, të ketë ambicie, është në moshën kur më të fortët fillojnë të bëjnë diferencën”.

E ARDHMJA- “Unë jam gjithmonë i hapur dhe i disponueshëm për projekte interesante, ku ka vullnet për të ndërtuar. Nuk kam pse të jem detyrimisht si trajner futbolli, synimi im është të jem në gjendje që të sjellë vlerë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Merkato “low cost”, Interi kërkon sulmuesin e Genoas

Publikuar

-

Drejtuesit e Interit po punojnë që të gjejnë sulmuesin që kërkon Simone Inzaghi pas dëmtimit të Correas.

Emri më i lakuar është ai i 33-vjeçarit Felipe Caicedo, të cilin tekniku zikaltër e ka stërvitur edhe më parë tek Lazio.

Sulmuesi është transferuar këtë verë te Genoa, por nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e skuadrës kuqeblu. Drejtuesit zikaltër synojnë që ta afrojnë në formë huazimi, që të përforcojnë repartin e avancuar.



Genoa sapo ka arritur marrëveshjen me Roberto Piccolin dhe ardhja e sulmuesit të ri, mund ti hapë rrugë largimit të Caicedos.

Gjatë orëve të fundit ka dalë në skenë edhe një tjetër hipotezë: Eddie Salcedo, aktualisht në huazim tek Spezia, që këtë sezon ka luajtur 9 ndeshje dhe ka shënuar edhe një gol.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani dhe Juventusi ndahen në paqe

Publikuar

-

Kryendeshja e javës në Serie A, Milan-Juventus nuk ka dhuruar thuajse asgjë për tifozët e futbollit. Sfida ka përfunduar pa fitues, me rezultatin e bardhë 0:0. Momenti kryesor i takimit ishte në minutën e 28’, kur sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimovic pësoi një demtim.

Ai u detyrua të linte vendin e tij për sulmuesin francez, Olivier Giroud, i cili nuk i dha shumë lojës së Milanit. Asnjëra prej skuadrave nuk pati ndonjë mundësi të mirë shënimi, që mund të përmendet. Ky barazim nuk i shkon në favor asnjërës prej skuadrave, ndonëse për të dyja është më mirë sesa një humbje.



Milan shkon në 49 pikë dhe mbetet katër pikë prapa Interit, me kundërshtarët që kanë një ndeshje më pak të luajtur. Juventus shkon në 42 pikë për vendin e pestë, duke bërë hap të gabuar në ndjekje të top katërshes.

LEXO TE PLOTE

Seria A

FORMACIONET/ Supersfida në “San Siro”, ja si rreshtohen Milani dhe Juventusi

Publikuar

-

Milan-Juventus është supersfida e mbrëmjes së sotme në Serie A. Të dyja ekipet do të zbresin në “San Siro” për të luajtur një ndeshje ku do të kërkohet vetëm fitorja.

Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët. Pioli ka hedhur në fushë nga minuta e parë Ibrahimovic, ndërsa në mbrojtje luajnë Kalulu dhe Romagnoli. Te Juventusi, Allegri i ka besuar Dybala dhe Morata në sulm.



MILAN (4-2-3-1): Maignan, Calabria, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimovic.

JUVE (4-2-3-1): Szczesny; De Sciglio, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur Locatelli;  Cuadrado, Dybala, McKennie; Morata.

LEXO TE PLOTE