Rama me qese në dorë e pastron pyllin e Sodës/ Kritikon Dritan Lelin: Modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin

7 Nëntor 2021, 12:51, Politikë CNA
Rama me qese në dorë e pastron pyllin e Sodës/ Kritikon Dritan

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish kreun e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli , për ndotjen e mjedisit në Vlorë. Nga Pylli i Sodës ku ka nisur operacioni kombëtar për pastrimin, Rama tha se bashkia Vlorë është bashkë abuzuese me ndotjen në Vlorë.

?Është një tradhti shumë e madhe që ka degjeneron vendin tënd në sytë e të tjerëve. Vlora për fat të keq në vend që të ishte model, pasi siç është bërë model për transformimin, për pikat e tërheqjes së më shumë turistëve, siç është bërë model për rritjen e aktivitetit të biznesit të vogël, për mbledhjen e të ardhurave.

Është modeli më i shëmtuar i abuzimit me mjedisit të njerëzve dhe indiferencën lapidare të bashkisë që është bashkë abuzuese. Është e paimagjinueshme, se ky nuk është një pyll si amazonat në Brazil, por është një pyll që kreu i bashkisë bashkë me përgjegjësit për këtë punë mund ta bëjnë të bëjnë me makinë për 3 minuta.

Këtu nuk ka nevojë as për ushtri, as për vullnetare, këtu mjafton kryetari i bashkisë dhe 5 veta të tjerë me një qese në dorë çdo ditë që pylli i Sodës të mos herë askush asnjë mbetje?, tha Rama.

Lajmet e fundit nga