Connect with Us

Rama kthehet në “vendin e krimit”/ Mbron publikisht aferën e shekullit

Politikë

Rama kthehet në “vendin e krimit”/ Mbron publikisht aferën e shekullit

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama ka nisur aksionin e pastrimit, nga Pylli i Sodës në Vlorë.

Nga atje, Rama ka paralajmëruar të gjithë kryebashkiakët se do të ketë ndjekje penale për çdo vendgrumbullim të paligjshëm të mbetjeve.

Por, gjithashtu Rama ka marrë në mbrojtje publikisht koncesionin e inceneratorëve, e cila është cilësuar edhe si afera e shekullit.

Ministrja së bashku me të deleguarit, do të jenë në çdo mbledhje të këshillit bashkiak. I bëj thirrje të rrëzojnë buxhetin nëse nuk sjellin fonde të domosdoshme për pastrimin. Cdo bashki ka në dispozicion një pikë fundore për pastrimin e mbetjeve. Eshtë e patolerueshme që mbetjete të grumbullohen në mes të rrugës. Pikat fundore janë pikat teknologjike të trajtimit të mbetjeve, dhe fushat sanitare. Asnjë bashki nuk do lejohet që për justifikime, në vend që ti cojë në pikën fundore të krijojë pika të tjera të paligjshme. Për këtë ligji parashikon sanksione për kryetarët dhe bashkitë. Ka dhe një problem, është kollaj që duke hedhur plehrat, duke krijuar pika të paligjshme, jo si puna e kësa këtu, po flas për pika ku kamionët derdhin plehrat.

Pikat fundore janë qoftë pikat teknologjike të trajtimit të mbetjeve qoftë edhe në landfillet apo inceneratorët siç i quani ju”, tha Rama.

Kujtojmë këtu se koncesioni i inceneratorëve është ndër më të akuzuarat në media, por edhe nga opozita.

LEXO EDHE:  Votimi i ligjit të Korporatës së Investimeve/ Tabaku: Kuvendi i Shqipërisë u kthye në Noter

CNA.al me dokumente ekskluzive dhe zyrtare ka mundur të zbërtheje skemën e plotë të koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri, që fillon me 22 milion euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier, dhe 128 milionë euro në Tiranë.

Po ashtu, CNA.al ka treguar me dokumente zyrtare dhe ekskluzive sesi pronarët e kompanive që kanë marrë me koncesion inceneratorët në Shqipëri, janë përfshirë në ortakëri në kompani të tjera me drejtues dhe pronarë mediash.

Përtej pastrimit të pretenduar, janë pronarët e inceneratorëve që po përfitojnë nga shfrytëzimi i landfillëve, siç është rasti i Vlorës etj./CNA.al

 

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pamje të rënda/ Si tentoi policia të vriste demokratin me urdhër të Bashës dhe Ramës

Publikuar

-

Nga

cna politike aktualitet

Ish presidenti Bujar Nishani, ka nxjerrë foton e një demokrati, i cili është plagosur nga protesta e mbajtur ditën e djeshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Nishani shkruan se demokrati u qëllua nga dora kriminale e një polici, që sipas tij qëllimi ishte për ta vrarë pasi predha që mban gazin është metalike.

Por ish presidenti, fajëson si përgjegjës për tërheqjen e këmbzës Lulzim Bashën dhe Edi Ramën.

Kjo është një goditje me predhën që shpërndante gazin mbi demokratët.



LEXO EDHE:  Votimi i ligjit të Korporatës së Investimeve/ Tabaku: Kuvendi i Shqipërisë u kthye në Noter

LEXO EDHE:  Policia kontrolle ‘blic’ në Elbasan/ Disa të shoqëruar

Një kriminel mes rradhëve të policisë e qëlloi drejt i mbi kokën e një njeriu.

Natyrisht për ta vrarë pasi predha që mban gazin është metalike.

Por gishti që tërhoqi këmbëzën e armës së krimit në të vërtetë është i Lulzim Bashës dhe tutorit të tij, Edi Rama.

Drejtësia vonon, por nuk harron”, shkruan Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qenie amorfe, pa shtyllë kurrizore”/ Muçollari “shpërthen” ndaj Bashës

Publikuar

-

Nga

Sekretari i përgjithshëm i FRPD Grigels Muçollari ka “shpërthyer” keq ndaj Lulzim Bashës dhe veprimeve të këtij të fundit që i ka mohuar gjithmonë.

Teksa poston në rrjetin social Facebook, një video ku mercenarët e Bashës thyejnë xhamat e katit të parë të selisë, Muçollari thekson se nuk ka një fjalor për të gjetur fjalët për të përshkruar kryetarin e shkarkuar, duke e cilësuar atë si një qënie amorfe dhe pa shtyllë kurrizore.

LEXO EDHE:  Sondazhet e Ramës “hanë” ministra/ Kush e ka radhën?

LEXO EDHE:  SOCEUR në Shqipëri/ Berisha përshëndet vendimin, mesazhi i fortë për Ramën

Shikohet qartë se me “punime” kuptonte instalimin e gazit për të helmuar këdo që hyn në seli pa lejen e tij. Mashtrues dhe burracak e ke pak.



Mohove dyert e hekurta, mohove gazin, mohove sakrificat e mijëra demokratëve.

Nuk ka fjalor që përmbledh fjalët për të të përshkruar ty. Një qënie amorfe, pa shtyllë kurrizore, me shumë xhepa, me një kokë dhe shumë fytyra”, shkruan Muçollari./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama komunikim live me demokratët/ Nano: Po i trajton si lecka

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Analisti Mustafa Nano ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit nëpërmjet një komunikimi “live” iu drejtua demokratëve në lidhje me situatën në të cilën ndodhet PD.

Sipas Nanos, kjo ishte një ndërhyrje burracake dhe provokative nga ana e Ramës, për të cilin thotë se iu duk si shpend grabitqar që i vërsulet një preje të kollajtë.

Ai shton se Rama po i trajton demokratët si lecka, që mund të bien pa të keq në duart e kujtdo.

Edi Rama organizoi sot një komunikim live me demokratët, dhe u kërkoi atyre “të bëhen me të”!!! Unë fillimisht nuk u besova veshëve, dhe m’u desh një copë herë të bindesha se lajmi ishte i vërtetë. Sepse m’u duk një gjest krejt i pagjetur e i pavend.



Shoqëria shqiptare është duke vajtuar prag-vdekjen e opozitës, dhe po pret që demokratët, dikush a disa prej tyre, të bëhen të gjallë për t’i dalë zot asaj partie, dhe ja, na del kryeministri, na “i mbledh” demokratët, dhe u bën thirrje t’i bashkohen atij.

Çfarë ndërhyrje furacake, paternaliste, burracake e provokative! Kryeministri m’u duk si një shpend grabitqar që i vërsulet një preje të kollajtë. Pastaj, është edhe diçka tjetër.

Rreshtimi politik është një gjë me vlerë në këtë botë, që ka të bëjë me emocionet, familjet, traditën, vizionin tonë mbi botën, interesin apo ku di unë çfarë tjetër. Identiteti politik është një element shumë i rëndësishëm i identitetit tonë në përgjithësi.

Si u konvertuaka robi, fap, si me magji? Si u shndërruaka njeriu kështu, sa hap e mbyll sytë, nga demokrat në socialist? Kësaj i thonë t’i trajtosh njerëzit si lecka, që munden me ra fare pa të keq në duart e kujtdo”, shkruan Nano./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE