LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Qëndroni gati, nesër do keni detaje”/ Çfarë paralajmëron Yuri Kim

7 Nëntor 2021, 19:27, Politikë CNA
“Qëndroni gati, nesër do keni detaje”/ Çfarë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka njoftuar mbërritjen në vendin tonë të dy anëtarëve të Kongresit amerikan, Slotkin, David Valadao dhe La Turner.

Kim bën me dije se kongresmenët ndodhen këtu për të zhvilluar takime të rëndësishme me disa prej liderëve shqiptarë. Ajo nuk jep asnjë detaj specifik sa i takon temave të diskutimit, por paralajmëron se të dhënat pritet të bëhen publike ditën e nesërme.

?Me kënaqësi të madhe kam mirëpritur anëtarët e Kongresit amerikan Slotkin, David Valadao dhe La Turner në Tiranë për diskutime të rëndësishme me drejtuesit e Shqipërisë. Qëndroni të fokusuar për më shumë detaje nesër!?, shkruan Yuri Kim në rrjetin social Twitter./CNA.al

Lajmet e fundit nga