Connect with Us

“Po i jep oksigjen Edi Ramës”/ Sekretari i FRPD: Lulzim Basha jep dorëheqjen

Politikë

“Po i jep oksigjen Edi Ramës”/ Sekretari i FRPD: Lulzim Basha jep dorëheqjen

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sekretar i Përgjithshmë i FRPD, Grigels Muçollari nga Foltorja e Berishës i ka bërë thirrje kryetari Lulzim Basha të japë dorëheqjen. Muçollari e konsideron vendimin e Bashës për shpalljen e zgjedhjeve në FRPD, si të pabazuar në statut.

Sekretari Përgjithshëm i FRPD, është shprehur se Basha po tenton të uzurpojë institucoinet e partisë si dhe kërkon të intimidojë njerëzit të mos jenë pjesë e Foltores së Berishës.

Ai bën thirrje që t’i japë fund marrëzisë një minutë e më pare dhe të japë dorëheqjen.

“I konsiderojmë veprimet zotit Basha si veprime në kundërshtim me statutin me vlerat, me parimet dhe që fyen rëndë dinjitetin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Unë personalisht i konsideroj si një akt lufte ndaj FRPD, ndërkohë që këtë akt duhet ta shpallë ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj nesh.

E konsideroj Lulzim Bashen si një kryetar që po tenton të uzurpojë institucionet brenda Partisë Demokratike. Po tenton të intimidoje njerëzit që të mos jenë pjesë e Foltores, që të mos jenë më Parti Demokratike.

LEXO EDHE:  Aleanca Kuq e Zi ftesë partive të reja/ Të bashkojmë forcat për të rrëzuar monopolin e PD-PS-LSI

Dua t’i bëjë një thirrje edhe në emrin tuaj. Zoti Basha, jepni fund marrëzisë, jep dorëheqjen një minutë e më parë. Çdo minutë e jotja i jep oksigjen korrupsionit, varfërisë, Edi Ramës.

Zoti Basha jep dorëheqjen, ruaj një fije dinjitet për veten tënde“, shprehet Grigles Muçollari.

Ndër të tjera në përfundim të fjalës së sekretarit të Përgjithshëm të FRPD, Grigles Muçollari, Berisha u shpreh se Bashën nuk e lejojnë të japë dorëheqjen por do ta heqin.“Nuk e lejojnë me dhënë dorëheqjen por do ta heqim”, tha Berisha./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shpërthim tritoli në shtëpinë e Dukës/ Reagon Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i shkarkuar i PD Lulzim Basha ka reaguar pas shpërthimit me tritol në banesën e Armand Dukës në Durrës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se pushteti në vendin tonë ka degraduar për aq kohë sipas tij kur përdor çdo formë për të uzurpuar çdo institucion.



LEXO EDHE:  Rizgjedhja e Bashës në krye të PD/ Edison Ypi: Është bërë kashtë e ko*e

Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“6 marsi, test për Foltoren dhe Bashën”/ Mustafaj nuk përjashton një marrëveshje të mundshme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka folur për zgjedhjet e pjsshme lokale të 6 marsit, për të cilat u shpreh se , do të jenë një test për “Foltoren” e Sali Berishës si dhe për kreun e PD Lulzim Basha.

I ftuar në “Radarin Informativ” ai tha se ‘këtë test’ nuk po e vlerësojnë sa duhet sepse ende nuk kanë dhënë shenjë nëse do të jenë të bashkuar përballë PS në disa bashki apo nëse do të sfidojnë njëri-tjetrin.

“Ky është test për Foltoren, Berishën dhe për Bashën. Mua më duket që s’po e vlerësojnë sa duhet këtë test, sepse s’po japin shenjë sa janë shanset që në bashki të caktuara të shkojnë me një kandidat”, tha ai.

Por a ka shanse për një bashkëpunim mes Bashës dhe Berishës sipas Mustafaj.



“Rruga e bashkëpunimit ka shanse. Në diplomaci nuk ekziston e pamundura kur është fjala për marrëveshje bashkëpunim. Nëse futen në negociata mund të ndryshohen, në këtë kuptim duhet të prevalojë interesi për t’i fituar këto bashki. Refraktar shumë më i madh se Berisha, është Basha. Nëse do t’i drejtoja një thirrje bashkëpunimi, do ia drejtoj Bashës. Nëse shkohet drejt njëri tjetrit të dyja palët të bëjnë lëshime. Ademi është me eksperiencë, u ka rezistuar presioneve të Ramës. Por s’e dimë që anëtarësia e PD kë do votojë si kandidate. Shkodra duhet rifituar nga demokratët në mënyrë të domosdoshme”.

Ish-ministri nuk përjashton as një aleancë mes Berishës dhe LSI.

LEXO EDHE:  Mandatet/ Soreca dhe Schutz, takim me Bashën

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari lëshon "bombën"/ Zbulon marrëveshjen Basha-Kryemadhi në favor të Ramës

“Zoti Berisha dhe Meta kanë eksperiencë të rëndësishme bashkëpunimi elektoral. Basha si kryetar bashkie është zgjedh nga një koalicion i PD dhe LSI. Kjo eksperiencë e suksesshme bashkëpunimi mes PD, Berishës, LSI, Metës përbën një bazë që të ketë bashkëpunim intensiv. Sa do jetë i gatshëm duhet parë rast pas rasti”, shtoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëdhënia me Berishën/ Meta: Ai i njeh mirë rregullat e lojës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka treguar marrëdhenien e tij me ish kryeministrin Sali Berisha.

Meta tha në një intervistë për media se ka një marrëdhënie të mirë në distancë. Presidenti theksoi se me Berishën ‘ke dëshirë të bashkëpunosh”, pasi sipas Metës, ai i di rregullat e lojës.



“Marrëdhëniet me Berishën janë të mira në distancë sepse kam kohë pa e takuar, por kanë qenë të mira sepse me Brishën ke dëshirë të luftosh, të bashkëpunosh, është një njeri që i njeh rregullate lojës”, tha Meta./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE