Connect with Us

Partizani merr fitoren e parë në kampionat për këtë sezon

Sport

Partizani merr fitoren e parë në kampionat për këtë sezon

Publikuar

-

/

Partizani ka siguruar sot fitoren e parë të këtij kampionati, duke mundur në Kamzë Kastriotin me shifrat 2-0 në atë që ishte takimi i drejtpërdrejtë për fundin e tabelës së klasifikimit.

Emiljano Musta shënoi në të 36 me një goditje perfekte nga distanca. E vetmja mënyrë sesi mund të vinte goli në një ndeshje “të fjetur”.

Ndërkohë në pjesën e dytë, Kastrioti e ka shtuar tepër ritmin dhe kishte shumë mundësi për të barazuar rezultatin.

Në disa aksione ishte Teqja që shpëtoi portën e Partizanit. E teksa Kastrioti po provonte gjithçka për të barazuar në fund, Rrapaj dyfishoi shifrat në të 89 duke vulosur rezultatin

KASTRIOTI-PARTIZANI 0-2
37′ Musta, 90′ Rrapaj

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Strakosha drejt “divorcit” me Lacion, Tare nis kërkimin e një portieri të ri

Publikuar

-

Duket se nuk ka asnjë shans mes Thomas Strakoshës dhe Lacios për rinovimin e kontratës.

Mediat italiane bëjnë me dije se gardiani shqiptar tashmë e ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar në fund të sezonit pasi t’i skadojë kontrata dhe Igli Tare është futur në merkato për të afruar një tjetër portier.



Guliermo Vikario është i pari në listë. Me skuadrën e Empolit ka treguar vlera të jashtëzakonshme dhe toskanët do të paguajnë 1 milionë euro për ta zotëruar plotësisht kartonin e tij.

Sarrit i pëlqen shumë dhe Tare me Lotiton kanë hedhur hapat e parë. Kandidatë të tjerë janë Aleks Meret dhe David Ospina. Njëri do të qëndrojë te Napoli dhe tjetri mund të transferohet në Romë. Sarri ëndërron githsesi Kepën e Çelsit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Eliminimi nga Kupa e Afrikës kushton shtrenjtë, Gana shkarkon trajnerin serb

Publikuar

-

Këshilli ekzekutiv i federatës së futbollit të Ganës ka vendosur që të shkarkojë nga detyra trajnerin e skuadrës kombëtare, Milovan Rajevac.

Eliminimi që në fazën e grupeve në Kupën e Afrikës nuk është pritur mirë nga drejtuesit e federatës ganeze, prandaj kanë marrë vendimin që të mbyllin bashkëpunimin me teknikun serb.



Drejtuesit e federatës kanë njoftuar se shumë shpejt do të zyrtarizohet pasardhësi i tij. Ndeshja e ardhshme e Ganës është sfida e Play Off-it kundër Nigerisë në mars, që vlen një vend në fazën finale të Kupës së Botës, Katar 2022.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mourinho nuk heq dorë, kërkon me çdo kusht Granit Xhakën te Roma

Publikuar

-

Pasi sfumoi tratativa në verë, tani Roma i vihet sërish pas Granit Xhakës edhe në merkaton e janarit.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori me origjinë shqiptare është një nga lojtarët kryesor që Murinjo e do me çdo kusht për të forcuar mesfushën e Romës.

Xhaka kushton 20 milionë euro, por më parë skuadra kryeqytetase duhet të shesë lojtarë që më pas të blejë dhe i sakrifikuari mund të jetë Diavara.



Raporti me “topçinjtë” e Londrës mbeten perfekt sidomos pas marrëveshjes me lojtarin Maitland-Niles dhe ky raport i mirë mund të konkretizojë këtë operacion merkatoje.

Aktualisht me fanellën e Arsenalit në Premier Ligë në këtë sezon, Granit Xhaka numëron 10 paraqitje.

LEXO TE PLOTE