LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Njëlloj si 30 vite më parë”/ Berisha zotohet para të rinjve demokratë: Do shembim muret

7 Nëntor 2021, 11:26, Politikë CNA
“Njëlloj si 30 vite më parë”/ Berisha zotohet para

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij sot në ?Foltoren? me të rinjtë demokratë në Tiranë, është zotuar se së bashku do të krijojnë një opozitë të fortë dhe të vërtetë.

Po ashtu Berisha theksoi se njëlloj si 30 vite më parë, që u shemben muret e diktaturës, sot do të rrëzohen muret e narkoshtetit, sikurse I referohet ai qeverisë së Rilindjes.

?PD ndodhet në një moment kritik. Unë kam bindje, jam i sigurtë se së bashku do të krijojmë opozitën e vërtetë shqiptare. Dhe njëlloj si 30 vite më parë, nënat dhe baballarët tuaj, motrat dhe vëllezërit më të rritur përmbysët diktaturën komuniste, ne do përmbysim narkoshtetin e bazuar në drogë, krim dhe korrupsion. Ne do shembim muret dhe do përmbysim këtë regjim, I cili më armik se më këdo tjetër është me të rinjtë shqiptarë.

Iu ftoj ju, cdo të ri dhe të re të këtij vendi, pavarësisht nga bindjet demokratike, le të mendojë cka bërë kjo narkoqeveri, ju ka ofruar vetëm urrejtje dhe përçmim.

Një nga detyrat më themelore është shkollimi i mirë i juaji. Këto vite ka ndodhur një degradim progresiv. Rreth 700 shkolla janë mbyllur?-tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga