LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngacmoi seksualisht dy të mitutar/ Kushi: Drejtori i shkollës në Pogradec do përgjigjet para drejtësisë

7 Nëntor 2021, 13:19, Politikë CNA
Ngacmoi seksualisht dy të mitutar/ Kushi: Drejtori i shkollës në

Adriatik Haxhillari, drejtori i shkollës në Pogradec që ngacmoi seksualisht dy nxënëse të mitura duke u shkuar mesazhe në celular dhe duke u bërë gjeste, do të vihet para drejtësisë. Kështu ka deklaruar ministrja e Arsimit Evis Kushi në një reagim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në shkollën e fshatit Stropckë në Pogradec.

Ajo shprehet se në institucionet tona arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm me fjalë apo mesazhe.

?Drejtori i shkollës në fshatin Stropckë të Pogradecit do të përgjigjet përpara drejtësisë dhe sigurisht do të marrë dënimin e merituar, sepse në institucionet tona arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm me fjalë apo mesazhe.

Por kjo ngjarje thekson rëndësinë dhe përgjegjësinë e lartë që ka shërbimi psiko-social në shkollat tona, i cili ndihmoi që rasti të identifikohet, trajtohet dhe referohet në institucionet kompetente, duke parandaluar degradimin e mëtejshëm apo ndonjë rrezik të mundshëm abuzimi e dhune ndaj të miturve.

Detyrë e jona emergjente është forcimi dhe përmirësimi i këtij shërbimi, në bashkëpunim të ngushtë me prindërit, komunitetin, institucionet dhe shoqërinë, për të parandaluar fenomene të tilla të rënda dhe krijuar një mjedis sa më të sigurt e miqësor për të gjithë nxënësit dhe mësuesit?, shkruan Kushi./CNA.al

Lajmet e fundit nga