Connect with Us

Nga Shqipëria për në Korenë e Jugut/ Audimet për largimin e Yuri Kim

Politikë

Nga Shqipëria për në Korenë e Jugut/ Audimet për largimin e Yuri Kim

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Mediat e huaja kanë përmendur sërish emrin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, si një kandidatet potenciale për ambasadore në Korenë e jugut, duke e lidhur këtë aludim edhe me origjinën e saj.

Nga ana tjetër, Seuli zyrtar ende nuk ka një të diplomat amerikan, që nga dorëheqja e Harry Harris.

“Rreth nëntë muaj në presidencën e tij, Presidenti i SHBA Joe Biden nuk ka emëruar ende një ambasador të ri në Korenë e Jugut, pavarësisht nga rëndësia e postit në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe rëndësia e Seulit si një aleat i rëndësishëm në gjeopolitikën e Azisë Lindore”, shkruan The Korea Times.

“Amerika është kthyer, diplomacia është kthyer,” tha Biden në shkurt, duke u distancuar nga paraardhësi i tij Donald Trump, i cili e bëri “Amerika e para” politikën e tij kryesore. Megjithatë mesazhi nuk është zhytur ende pasi rreth gjysma e posteve të ambasadorëve të SHBA-së mbeten ende vakante – me Korenë e Jugut që është një prej tyre.

LEXO EDHE:  Basha tradhton Berishën/ Jep "OK" për ndëshkimin e tij

Sipas Shoqatës Amerikane të Shërbimit të Jashtëm, 95 nga 189 pozita ishin vakante që nga 4 nëntori.

Vetëm shtatë nga të emëruarit për ambasadorë të presidentit Biden janë konfirmuar, që nga koha kur ai mori detyrën.

Ish-ambasadori në Seul, Harry Harris, i cili u emërua nga Trump, dha dorëheqjen më 20 janar pasi Biden mori detyrën.

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, gruaja e parë koreano-amerikane që u bë ambasadore e SHBA-së, është përmendur për këtë post./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Jul Deda: Lul rrena me lëtyrat që i shkojnë pas b*the lanë me gjak godinën e SHQUP-it

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Aktori Julian Deda ka deklaruar se në protestën e një dite më parë, selia e Partisë Demokratike është larë me gjak demokratësh nga kryetari i shkarkuar Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Deda shkruan se duket se godina e SHQUP-it është e destinuar të mos bëjë hajër dhe se Basha dhe lëtyrat që i shkojnë nga pasi e shkretuan dhe i vunë hekurat e lanë dhe me gjak demokratësh.

LEXO EDHE:  Kandidimi i Tom Doshit/ Qeveria shqiptare: Thirrjet e Yuri Kim nuk ishin për PS

LEXO EDHE:  SHBA vihet në lëvizje për Reformën Zgjedhore/ Zbardhet qëllimi i takimeve të Yuri Kim me Ramën, ja çfarë proprozon



Përfundimisht, godina e SHQUP-it është e nëmur, është e destinuar të mos bëjë hajër. Lul rrena bashkë me lëtyrat që i shkojnë pas bythe, që për fat të keq i kemi edhe në parlament, pasi e shkretuan, i vun hekurat duke e blinduar në të katër anët, në fund e lanë edhe me gjak demokratësh. Turp të keni, nga i pari deri tek i fundit”, shkruan Julian Deda./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Yuri Kim “kapet” në aeroport/  Për ku po udhëton ambasadorja?

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja amerikane Yuri Kim po kthehet në Tiranë, pas festave të fundvitit.

Shefja e diplomacisë së Washingtonit në Tiranë, është fotografuar në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, për t’u nisur më pas drejt kryeqytetit shqiptar.



Në foto, ambasadorja duket në radhë për të bërë checkin-in DHE duke mbajtur distancën nga  pasagjerët e tjerë në respektim të masave anti-Covid.

LEXO EDHE:  Pavarësia e institucioneve gjyqësore/ Ambasadorja Kim takon Dvoranin

LEXO EDHE:  Kim mesazh urimi Ramës/ “SHBA mezi pret të punojë intensivisht me Shqipërinë”

Pa asnjë privilegj, si të gjithë qytetarët e tjerë, ambasadorja e amerikanE, fjala e së cilës ka forcë tek pushteti dhe Lulzim Basha, po kthehet në vendin ku ka rolin e diplomates./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Gazment Bardhi të merret i pandehur”/ Pas përgjakjes dhe gazit lotjsellës, demokratët paralajmërojnë Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Lulzim Basha dje paturpërsisht sulmoi dhe dhunoi demokratët. Me ndihmën e kryeministrit Edi Rama, u sul ndaj tyre, me shkopa, drunj, gurë, dhe gaz lotjsellës, duke i çarë dhe i gjakosur.

Pasi i la tetë vite në opozitë, i braktisi dhe i hodhi në mes të rrugës, blindoi dyert e PD-së dhe më pas i sulmoi herë me shoqëruesit e tij të maskuar që qëndronin në paradhomën  e tij dhe në vijimësi me policinë.

Njeriu i skandaleve Lulzim Basha, pas dhunës që ushtroi ndaj demokratëve, doli duke bërë viktimën dhe duke akuzuar ish kryeministrin Sali Berisha.

“Me këtë shfaqje të shëmtuar dhune, Sali Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë. Shumica absolute e demokratëve e braktisi atë dhe kriminelët me të cilët kërkoi të shkatërronte Partinë Demokratike. Demokratët qëndruan me vendosmëri dhe qytetari në mbrojtje të Shtëpisë së Lirisë, si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim”, shkruan Basha në rrjete sociale.

Për cilët demokratë e kishte fjalën Basha, për Gaz Bardhin, Grida Dumën, Ervin Salianjin, Agron Gjekmarkajn dhe Enkelejd Alibeajn që ishin të ngujuar me të në katin e dytë?  Se demokratët e kanë shkarkuar dhe dje ishin në oborrin e PD-së, për të hyrë në shtëpinë tyre, por u dhunuan prej tij.

Pas reagimit të të dështuarit Lulzim Basha me format e dhunës të dhuruara nga kryeministrit Edi Rama, demokratët kanë reaguar edhe në rrjetin sociale të tij.

Të revoltuan se u dhunuan , ndërsa donin të hynin në shtëpinë e tyre, ata sërish i bëjnë thirrje për dorëheqje.



“Dorëhiqu sa nuk është shumë, por shumë vonë..paske qenë i pabesë..o Lulzim a i lexon komentet se ku je katandis …turp të kesh o i mjerë..i shitur….paske qenë thëngjill I mbuluar o Lul pengu…ik o plehrë, o dashnorja e Ramës…Ik o peder…”, shkruajnë demokratët.

LEXO EDHE:  Listat e kandidatëve për deputet/ Yuri Kim ja lë “topin” KQZ dhe Prokurorisë

LEXO EDHE:  Listat e kandidatëve për deputet/ Yuri Kim ja lë “topin” KQZ dhe Prokurorisë

Më tej ata apelojnë drejtësinë që të marrë të pandehur Gazment Bardhin, për mbushjen e godinës me gaz lotsjellës.

“Prokuroria duhet të marrë të pandehur Gazin që ka mbushur godinën me gaz lotsjellës qeë nuk lejohet të përdoret ,vetëm nga persona të autorizuar. Po të pretendojmë për drejtësi. Po Rama e Basha janë bashkë të kordinuar që nga marrëveshja e 17 Majit. Mjerë populli i djathtë e i majtë”, apelojnë demokratët.

Këta të fundit  shprehen të sigurtë se Lulzim Basha nuk ka punë më me ta, ndaj e ironizojnë, duke i thënë se në orën 12 të fton Rama në Qeveri.

“Lulzim Basha, shfaqjen më të shëmtuar e ke treguan me dhunën ndaj demokratëve, turp, je i pashpresë…Ty do të të shkojë jeta me saldatriçe në krah…Në orën 12 të fton Rama në Qeveri, se me demokratët s’ ke punë..Po ke për ta parë se kujt është dita e fundit. Këtë radhë të mbrojti Rama, por mo harro se demokratët nuk kanë për të ta falur kurrë atë që bëre.. Ke vulosur fundin tëndë, o idiot, o tradhtar…Haram i paç të gjitha sakrificat tona Lulzim Basha”, shkruajnë më tej demokratët.

Më poshtë po sjellim komentet e demokratëve, kundrejt Lulzim Bashës, pas dhuen që djeshme që ai ushtroi në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE