Connect with Us

Nga Erion Dasho/ Vaksinat apo medikamentet?

Shëndeti

Nga Erion Dasho/ Vaksinat apo medikamentet?

Publikuar

-

/
cna lajme shendet

Vaksinat apo medikamentet?

Molnupiraviri i prodhuar nga firma Merck vepron direkt në kodin gjenetik të virusit. Ky medikament arrin të krijojë viruse me ARN difektoze duke parandaluar kështu shumëzimin e mëtejshëm të tyre.

Paxlovidi i Pfizer vepron nëpërmjet një mekanizmi të ndryshëm. Ai parandalon procesin e transformimit të ARN-së së virusit në ADN. Duke mos patur modelin e ADN-së, qeliza nuk prodhon dot viruse të rinj duke ndërprerë kështu shumëzimin.

Nuk ka dyshim se para se këto preparate të hyjnë në përdorim të gjerë (sikundër ndodhi me vaksinat), të gjithë efektet anësore do të jenë studiuar në detaje dhe siguria për pacientin do të jetë provuar katërcipërisht.

LEXO EDHE:  “Një lajm i mirë”/ Artan Fuga: Do dal vullnetar për të bërë analizën anti-Covid

Një pyetje kam për anti-Vax-ët dhe konspiracionistët që mezi po presin “ilaçet magjike” kundër COVID-it dhe anatemojnë çdo vaksinë si “të pasigurt” dhe “gjenetike”:

Cilën zgjidhje preferojnë? Vaksinën apo medikamentet? /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Manastirliu apel qytetarëve/ Drejtohuni në qendrat shëndetësore, ulet me 30% fluksi në Pediatrinë e QSUT

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar në mbrëmje Qendrën Shëndetësore Laprakë, një nga katër qendrat shëndetësore ku po ofrohet shërbim 24 orësh për urgjencat pediatrike. Manastirliu u ka bërë apel prindërve të drejtohen në qendrat shëndetësore për urgjencat që mund të kenë në këtë situatë me fëmijët e tyre.

“Qendra e Laprakës është një prej qendrave shëndetësore që ka ofruar më shumë shërbime pediatrike gjatë këtyre muajve. Qëllimi është të ndërgjegjësohen prindërit për rëndësinë që ka marja e shërbimit pranë qendrave shëndetësore, sidomos në këtë periudhë të qarkullimit të virozave dhe rritjes së qarkullimit të variantit Omicron, ku urgjenca pediatrike përballet me fluks të shtuar”, theksoi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se, nëse prindërit drejtohen pranë qendrave shëndetësore, ulet ndjeshëm fluksi i vizitave në urgjencën pediatrike QSUT.

“Në Spitalin Pediatrik, tashmë edhe me kushtet më të mira, kemi garantuar rritjen e kapaciteteve, por duke bërë një vlerësim nga mjekët dhe strukturat tona, vlerësojmë se, nëse prindërit sjellin fëmijët pranë qendrave shëndetësore, reduktohet në Urgjencën Pediatrike QSUT rreth 30% e fluksit që vijnë për gjendje që mund të zgjidhen fare mirë në qendrat shëndetësore”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE: 

LEXO EDHE:  Manastirliu flet me shifra/ Tregon sa mjekë dhe infermierë janë vaksniuar deri tani



Duke falenderuar ekipin mjekësor të qendrës shëndetësore nr. 7, Ministrja Manastirliu vuri theksin tek rëndësia e mjekut të familjes në këtë situatë të epidemisë dhe qarkullimit të virozave.

“Mjekët e familjes janë të pajisur me protokollet përkatëse të trajtimit. Eshtë e rëndësishme për të theksuar faktin se protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë të rëndësishme për t’u ndjekur dhe të gjithë qytetarët duhet të drejtohen tek mjeku i familjes për të ditur se çfarë duhet të përdorin, edhe kur kanë simptoma, të trajtohen për simptoma të COVID-19 apo për virozat”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi nga Qendra Shëndetësore Laprakë se duhet të vijojë vaksinimi antiCOVID me të treja dozat.

Përgjatë gjithë periudhës së dimrit Qendra shëndetësore nr. 6 në Kombinat, qendra shëndetësore nr. 7 në Laprakë, qendra shëndetësore nr. 8 pranë sheshit Ëilson dhe qendra shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut ofrojnë shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Hipoteza e daljes nga pandemia është e “besueshme”/ Çfarë parashikohet muajt e ardhshëm

Publikuar

-

Nga

Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe në ISHP

Sipas drejtorit te OBSH për Evropën …….

1.Hipoteza e një daljeje nga pandemia është e “besueshme”.

2.Organizata parashikon një periudhë qetësie në muajt e ardhshëm, përpara kthimit të Covid-19 në fund të vitit / dimer , “por jo domosdoshmërisht rikthimin e pandemisë”.

3.Sapo të ulet vala Omicron, do të kemi imunitet të përgjithshëm për disa javë dhe muaj,

për shkak të vaksinës,

për shkak se njerëzit janë imun pas kalimit natyral të infeksionit,

dhe gjithashtu një rënie për shkak të sezonalitetit.

4.Por nuk bëhet fjalë të flitet menjëherë për “një epokë endemike”, e cila do të bënte të mundur trajtimin e virusit në të njëjtën mënyrë si një grip sezonal.

LEXO EDHE:  Mungesa në dozat e vaksinës/ BE padit kompaninë AstraZeneca

LEXO EDHE:  “Qeveria i hipën “breshkës” për një grusht vaksinash”/ Ish deputeti “shpërthen” në ironi pasi Shqipëria u bë pjesë e COVAX

Duhet te jemi optimiste te kujdesshem.



5.”Endemik” do të thotë (…) që mund të parashikohet se çfarë do të ndodhë.

Por ky virus ka befasuar më shumë se një herë.

Omicron deri më tani ka qenë dominues në vendet me mbulim të lartë vaksinal.

6.Kujdes: “Mos luani ruleten ruse”!

Secili duhet të jetë menaxheri i rrezikut të tij.

Nëse nuk ndiheni mirë, qëndroni në shtëpi, bëni një test.

Nëse rezulton pozitiv, izolohu.

Vaksinohu, nqs ende se ke bere!

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Nga Skënder Brataj/ Këshilla për të jetuar me të ftohtin!

Publikuar

-

Nga

“Një dron për këta kriminelë?/ Brataj publikon videon nga Llogaraja

Konsumoni vakte të rregullta dhe pije të nxehta (të paktën 1-1.5 litër lëngje në ditë).

Shmangni alkoolin dhe pijet superalkolike. Ndryshe nga sa mund të mendohet, ato jo vetëm që nuk ndihmojnë në mbrojtjen kundër të ftohtit, por shkaktojnë humbjen e nxehtësisë së prodhuar nga trupi dhe të favorizojnë fillimin e hipotermisë!

Në rast të sëmundjeve kardiovaskulare ose të aparatit respirator shmangni daljet herët në mëngjes dhe në mbrëmje dhe preferoni orët më pak të ftohta të ditës.

Mos e nënvlerësoni rëndësinë e veshjes.

Kapele, shamia, dorezat, dhe pardesyja ose xhubi i ngrohtë janë ndihma të shkëlqyera kundër të ftohtit.

LEXO EDHE:  Mungesa në dozat e vaksinës/ BE padit kompaninë AstraZeneca

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Vaksina, një buzëqeshje e fshehur poshtë maskës



Mos harroni të vishni këpucë me thembra që nuk rrëshqasin në rast akulli.

Nëse do të shkoni në një udhëtim me makinë, mos harroni të merrni me vete batanije dhe pije të ngrohta.

Kini kujdes të mbroheni nga ndryshimet e papritura të temperaturës kur kaloni nga një mjedis i ngrohtë në një mjedis të ftohtë dhe anasjelltas.

Ngrohja duhet të jetë graduale

Në shtëpi, rregulloni temperaturën rreth 20-22 ° C dhe mbani lageshtinë e ajrit në  dhomë pasi nga nxehtësia ajri bëhet shumë i thatë dhe dëmton mukozat.

LEXO TE PLOTE