Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Anila, krenar nga etika jote e gazetarisë

Opinione

Nga Artan Fuga/ Anila, krenar nga etika jote e gazetarisë

Publikuar

-

/

Po Anila fiks ashtu, unë ndihem krenar nga etika jote e gazetarisë! Midis këshillës të babait të mirë dhe thirrjes tënde të brendshme për të bërë detyrën, ndoqe të dytën!

-Të raportosh ato që i dinë të gjithë është mashtrim,

-të raportosh jashtë axhendës të interesit publik është maskarallik,

-të raportosh me tendencë gjoja për politikë editoriale është turp,

-të raportosh ato që të thonë zëdhënësit është naivitet në mos dobiçllëk,

-të raportosh pa e zhveshur realitetin nga fallciteti i propagandave është qurravecllik!

………………………………………………………………………………………………………….

Gazetarja Anila Hoxha që një polic e shtyu brutalisht drejt greminës reagon ndaj këshillës të babait të saj për ta mbyllur problemin:

Sepse kjo është detyra ime. Unë jam gazetare dhe një gazetar siç pyet në formë retorike profesori Artan Fuga, nuk mund të bëjë “gazetari deklarative” ku gazetari thjesht thjesht zgjat mikrofonin. Gazetari hulumton, kërkon, mbledh fakte, dyshon dhe ka mendje kritike duke ju përmbajtur parimeve të vërtetësisë dhe paanshmërisë , për t’ju dhënë përgjigje sipas parimeve të profesionit pyetjeve që në fund fare janë në shërbim të publikut dhe llogaridhënies. Detyra e një gazetari është të respektojë të vërtetën dhe ta mbrojë publikun duke e informuar me të vërteta që nuk janë të ëmbla, por të hidhura./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

E vërteta e pushtetit dhe pushteti i së vërtetës/ A ka rëndësi e vërteta në një kulturë që dakordëson mendimin?

Publikuar

-

Nga

Nga Akil Pano 

“Paanshmëria është një fjalë pompoze për indiferencën, e cila është një fjalë elegante për injorancën.” Çestertoni

Një nga tundimet jo të vogla të kësaj epoke për predikuesit e fesë dhe mësuesit e moralit, është braktisja e së vërtetës, shmangja nga udha e drejtë. Largimi nga predikimi me të vërteta të plota e të qarta nga Fjala e Zotit dhe ndërtimi i katedrës së një kompromisi dramatik, ku e vërteta nuk është më e shenjtë e as prioritare.

Kjo, për shkakun e thjeshtë; i druhemi më shumë njeriut se Zotit. Nga dëshira për të pasur një audiencë të gjerë… Prej frikës se dikush fyhet… Nga meraku për të qenë ‘politikisht korrekt!’

Mbi këtë të fundit, Fjalori Kembrixh e lidh termin ‘politikisht korrekt’ me njeriun që beson se gjuha dhe veprimet që mund të jenë fyese për të tjerët, veçanërisht ato që lidhen me çështje si; seksi dhe raca , duhet të shmangen.

Kështu kemi zhvilluar fjalë të reja duke ndryshuar fjalorin me synimin e kujdesit të mos lëndojmë askënd, duke shmangur të vërtetën nga frika e efekteve të saj.

Lehtësisht dakordësojmë idenë; njeriu dhe mirëqënia e tij mbi të gjitha. Por pyetja që shtrohet është; po e vërteta? A është e vërteta e rëndësishme? Fundja, për kë? Në një kulturë e cila refuzon absolutet dhe të vërtetës i jep vlerë vetëm nga pikëpamja e një interpretimi personal; a është dikush ende i interesuar për të vërtetën?

Rreth dymijë vite më parë në Gjykatën Romake të Krimeve të Rënda e cila drejtohej nga kryeprokurori i kohës, Romaku me emrin Pilat, zhvillohet një bisedë e shkurtër mes të arrestuatit që priste gjykimin e masës dhe prokurorit. Biseda shkon kështu:

Atëherë Pilati i tha: “Ti, pra, qenke mbret?”. Jezusi u përgjigj: “Ti thua se unë jam mbret; për këtë unë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë; që të dëshmoj për të vërtetën; kush është për të vërtetën, e dëgjon zërin tim”. Pilati e pyeti: “Ç’është e vërteta?”. Dhe, si foli këtë, doli përsëri para Judenjve dhe u tha atyre: “Unë nuk po gjej në të asnjë faj! Gjoni 19:37-38

Në një kohë kur shumica nuk është e interesuar për të vërtetën, fatkeqësisht këtu përfshihen dhe njerëzit si Pilati, të cilët nuk e gjejnë më kuptimin e jetës tek e vërteta, pavarësisht se objekti i punës së tyre lidhet me të vërtetën; dikush mbetet në mënyrë të pandryshueshme i interesuar.

Zoti është i interesuar për të vërtetën, madje shumë. Jo vetëm për faktin se çdo e pavërtetë, a gjysmë e vërtetë janë keqprezantimi i Qenies së tij, i Cili është Burimi dhe Ruajtësi i të Vërtetës. Por për shkakun e njeriut, që mbetet gjithnjë në kërkim të gjejë të vërtetën, në mënyrë që të gjejë veten dhe drejtimin që duhet të marrë përgjatë shtegut të jetës.

Në perpjekje për ta ’mbajtur mirë’ mundësisht me të gjithë, kemi mbivlerësuar termat; ‘politikisht korrekt’ dhe ‘paanshmëri’ dhe këtë e kemi bërë duke paguar një çmim të lartë; shmangjen dhe shpërfilljen e së vërtetës.

Bota po popullohet me mësues të moralit të cilët njëlloj si Pilati, nuk e gjejnë kuptimim e jetës tek e vërteta, por tek pushteti, mirëqënia dhe komoditeti.



Komoditeti i sotëm i shpalljes së gjysmë të vërtetave dhe mesazheve përkëdhelëse, nesër do të përbëjë makthin e pashmangshëm të prindërve të pafuqishëm për të sjellë ngushëllim dhe shërim tek brezi i fëmijëve që sot rritëm pa të vërtetën. Kështu do te themi se dështuam të ndërtonim një botë më të mirë për ta, ndërsa ata do të na pyesin; “Ç’është e vërteta!”

Sot refuzojmë idenë se e nesërmja do të vijë shpejt. Me arrogancë sillemi sikur të ishim pronarë të jetës. Mendojmë se i kemi vënë zinxhir kohës, ndërsa ajo shpërfill me ikje pa kthyer pas kokën. Duke qenë se jemi tepër të zënë me veten, s’kemi kohë të shohim kohën në vrapimim e saj shpërfillës.

Mendojmë se jetojmë në një univers lirie, por këtë e kemi keqkuptuar kur refuzuam të njohim një autoritet më të lartë tej vetes.

Projektuam një kontinent pa kufij, por dështuam të shndërronim familjen njerëzore në një vëllazëri!

Aspiruam një univers moral pa moral, si rrjedhojë dështuam të ndërtojmë njeriun. Njeriu, familjen dhe familja, shtetin e së drejtës.

Sot, çdokush që është thirrur t’i shërbejë Zotit, ka përgjegjësinë e shenjtë të kujtojë e veprojë në përputhje me që kërkesën e lartë e këtij shërbimi; besnikërinë ndaj së vërtetës.

Vështroni për një moment Jezusin përballë autoritetit politik më të lartë të kohës në provincën ku jetoi.

Ndërsa të gjithë shihnin një kryeprokuror të veshur me pushtetin absolut të perandorisë më të madhe të kohës, Jezusi e pa këtë njeri dhe perandorinë që përfaqësonte në rrezik.

Pilati ishte i veshur me të vërtetën e pushtetit, por ishte i zhveshur nga pushteti i së vërtetës. Ky ishte realiteti i Romës. Një arketip që ka shoqëruar njerëzit e çdo qytetërimi, e që është i prekshëm në ditët tona.

Jetojmë në kohën ku shumica s’është e interesuar për pushtetin e së vërtetës, por për të vërtetën e pushtetit, suksesin dhe një jetë komode. Kumti i jetës me sukses dhe pushtet ka zëvendësuar çdo kumt tjetër.

Historia tregon që ky realitet mund të funksionojë për një kohë, për disa, por shpejt vjen e nesërmja siç erdhi për Pilatin, Romën, të gjithë…

E vërteta s’i thur lavd kulturës së kohës, s’i përulet pushtetit, e s’mund të njohë kult tjetër veç burimit të saj, Zotit. Ky është një realitet që kushton gjithnjë, por në fund vjen me shpërblimin e madh të lumturisë së përjetëshme.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Veliaj, masha e djegur e Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Me njerëzit e futbollit po përsëritet e njëjta fabul si me aktorët e teatrit. Pushteti autokratik i Edi Ramës ka vendosur të rrëmbejë edhe “ishullin e fundit” jashtë kontrollit dhe për këtë qëllim po përdor ushtarin e tij të punëve të pista, Erion Veliajn.

Tashmë provat janë të plota, me bashkinë, tatimet, prokurorinë dhe mediat e paguara shteti është bërë njësh për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2 marsit ku votohet presidenti i FSHF-së.

Përgjimi neveritës, me fjalorin banal të një njeriu që i sheh qytetarët si kavie që shiten e blien, ose në të kundërtën shantazhohen, përbën vetëm anën banale të këtij projekti politik. Në këtë fabul Veliaj është lakeu injorant i sundimtarit, servili që për një plesht është i gatshëm të djegë gjithë jorganin, kamikazi që për të zbatuar urdhërin nuk heziton të lërë gjurmë në krim.

Veliaj e ka thënë me gojën e tij se pushteti nuk ndihet më zot shtëpie pa kontrolluar edhe dhomën e vet të fundit dhe për këtë atij nuk ia bën syri tërr të sfidojë jo vetëm FIFA-n dhe UEFA-n, por edhe Krishtin dhe Muahmetin.

Thelbi i kësaj fabule është i thjeshtë, asgjesimi i çdo lloj hapsire, të mirë apo të keqe, të virtytshme apo të përdalë, të ndershme apo aspak të tillë, që ka mbetur jashtë suazës së regjimit.

Në këtë pikë ajo që po ndodh me komunitetin e futbollit është seria e dytë e po atij filmi që pamë me teatrin.

Në të dyja rastet urdhri vjen nga Rama. Ishte ai që e pati shpallur shembjen e godinës që në fillim të viteve 2000. Ishte po ai që u zemërua keq nga anëmarrja e Armado Dukës në betejën elektorale të 25 prillit.

Por, ngjashmëritë nuk përfundojnë këtu. Edhe teknologjia propagandistike është e njëjtë. Atëherë flitjej për ish aktorët e mykur të konostudios, për njerëz të prampambetur që nuk e kuptonin të renë, për pazarxhinj që paguheshin me para publike, pa luajtur prej vitesh asnjë rol.



Tani radha është kundra Dukës, beut të Shijakut që ka privatizuar për katër mandate federatën, biznesmenit që bën pazar më kombëtaren, bastexhiut që vë në rulet fanellën kuq e zi.

Natyrisht, përtej zhurmës shurdhuese, ku ushton zëri i mediave që mëkohen nga Veliaj, Armando Duka nuk është një shenjt. Ai e kontrollon me dorë të hekurt dhe me mënyra anti demokratike FSHF-në. Ai pothuajse i ka asgjesuar zgjedhjet brenda saj.

Por, këtu është naive të besosh se çështja qëndron në mbarvajtjen demokratike të FSHF-së dhe në përdorimin e fondeve prej saj. Në këtë kurth bien të gjithë “idiotët e dobishëm”, që mbulonin vjedhjen tek unaza e re, me shtëpitë e ndërtuara pa leje të të zbriturve nga veriu; që përpara kullave 200 milionështe të Fushës, shikonin rekuizitën e lodhur të teatrit; që rrjedhjen lumë të eurove për inceneratorët i justifikojnë me kazanët e dyndur me plehëra.

Në fakt, realiteti është më i thjeshtë: as ligjërisht apo as moralisht, një pushtet i koruptuar nuk mund ti japë leksion asnjë segmenti tjetër të shoqërisë, sado në gjendje të vajtueshme qoftë ai.

Pikërisht se njeh këtë të vërtetë, pikërisht se është i ndërgjegjshëm për këtë mungesë besueshmërie, Edi Rama e ka kuptuar se opinioni e miraton me vështirësi pushtimin e “ishujve të mbetur jashtë kontrollit”. Dhe nga që di këtë ai ka përdorur mashën e zakonshme, Erion Veliaj, për të zaptuar FSHF-në.

Dhe njësoj si tek teatri, njësoj si tek inceneratorët apo lejet e ndërtimit në Tiranë, kryebashkiaku ka pranuar të kryejë punët e pista me frikën dhe tmerrin se mos nuk i jepet e drejta e kandidimit për mandatin e radhës.

Natyrisht, ai ka vepruar ashtu siç di ta bëjë ai: me arrogancë naive, me servilizëm të pa kamufluar, me budallallaëk që lë gjurmë, duke dëshmuar edhe njëherë, se di të jetë një shëbëtor i zellshëm, por jo një mburojë për padronin e tij.

Prandaj, të gjithë ata që dëgjuan përgjimin e shpifur të Erionit-, i cili mburej me koqet e tij të hekurta- ndonëse zëri qe u mbërriti në vesh qe ai i kllounit, përpara iu shfaq fytyra e Edit. Askush nuk ka më dyshim se arkitetkti i stadiumit me kullë do të rrëmbejë edhe terenet e futbollit./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Vetëm nëpërmjet Primareve do të përcaktohen kandidatët e PD për 6 Marsin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Tritan Shehu

Keqpërdorimi nga deputeti Basha & Co i ndonjë “sigle”, vule, a dicka tjetër të pa miratuar nga Kuvendi 11 Dhjetorit, do të ishte një shtremberim i realitetit, për tu bërë “paterice” e Ramës e “vrasës” i pluralizmit edhe në këto zgjedhje, duke u vendosur kështu në një front me atë përballë opozitës.

Dhe në fakt historia e të tilla veprimeve “vdekje prurëse” për demokracinë prej Bashës shfaqet me:

1-Cadren e vitit 2017, për të vazhduar më atë “Qeveri” në pamje pa formë, të “përbashket”, por në të vërtetë të komanduar vetëm nga Rama.

2-Me vendimin e tij për “djegjen” e mandateve në vitin 2019, duke i dorëzuar Ramës të gjithë pushtetin Legjislativ, mundësinë për të vënë dorë pa kufi mbi Kushtetuten, Kodet, Ligjet dhe institucionet.

3-Me dorëzimin si pasojë Ramës edhe të të gjithë Pushtetit vendor, elementë këto që shveshen PD nga cdo proces vendimarres e institucional, rënduan opozitarizmin, na izoluan prej partnerëve ndërkombëtarë.

4-Me atë maskaradë protestash dhe tërheqjesh prej tyre në muajt në vazhdim, me atë komedi e keq përdorim të luajtur mbi demokratët nga Basha.

5-Me atë “tryezë” kapitullante të Qershorit për “Reformën zgjedhore”, mbas përbetimeve patetike të Bashës për të sakrifikuar dhe “trupin” e tij, që përfundoi me ndryshimet karikaturiale të Kodit Zgjedhor nga ai Kuvend i lënë pa opozitë.



6-Me shpërberjen prej Z. Basha të frontit opozitar, front ky i domosdoshëm për betejat politike.

7-Me vendimin jashtë statuor e rrënues të Z.Basha ndaj Z.Berisha, vendim që e ridimensiononte në mënyre katastrofale PD e opozitën.

8-Me komedinë e tij të 18 Dhjetorit në Pallatin e Kongreseve ku në 1900 karrike ishin ulur mbi 5000 njerëz, ndërsa mbi 44 mijë demokratë i ratifikuan shkarkimin.

9-Me mbylljen më tej edhe të Selisë së PD duke filluar që për simpatizantet e saj e deri te deputetet, për ta kthyer atë në bunker të deputetit Basha, si dikur KQ i PPSh.

10-Me vazhdimin me skenarë stalinistë përçares, përjashtues, që vetëm zvogëlojnë PD, duke i humbur asaj forcen opozitare, për ta kthyer në një karrike të deputetit Basha, të mbrojtur nga Rama, si dikur Ramizi mbronte bustet e Enverit.

Tani për të gjithë është e qartë se në betejen e vertetë politike me 6 Mars ky regjim do te kete perballe PD e opoziten reale te ringritur muajt e fundit, te vendosur per ta permbysur, te rivendosur ne nje front.

Pa asnje dyshim cdo demokrat, opozitar mund e duhet të bëhet pjesë e kësaj përballjeje.

Edhe si kandidat qoftë, nëpërmejt primareve demokratike e të lira për cilindo që dëshiron./CNA.al

LEXO TE PLOTE