LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndeshje e çmendur në La Liga/ Atletico “flak” fitoren në shtësë

7 Nëntor 2021, 17:42, Sport CNA
Ndeshje e çmendur në La Liga/ Atletico “flak” fitoren

Një sfidë e mbushur me emocione është zhvilluar në ?Mestalla?, aty ku Valencia dhe Atletico Madrid kanë barazuar 3-3.

Skuadra e Simeones ka hedhur poshtë një trepikësh të artë, pasi në përfundim të kohës së rregullt kryesonte 3-1, por ka qënë Duro, ai që prish planet e madrilenëve dhe shënon 2 gola në minutat shtesë. Një ndeshje e çmendur, që nuk nxjerr asnjë fitues.

Luis Suarez ka shënuar golin e parë të sfidës në minutën e 35-të dhe me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës së Simeones është mbyllur pjesa e parë.

Janë sërish lojtarët e Atleticos që shënojnë në pjesën e dytë, por Savic ngatërron portën dhe shënon autogol. Barazohet gjithçka 1-1 dhe tashmë madrilenët duhet të nisin sulmet nga e para, për të kërkuar fitoren e radhës në kampionat.

Gjithçka zgjidhet shumë shpejt, pasi Griezmann shënon golin e avantazhit në minutën e 58-të, ndërsa 4 minuta më pas Vrsaljko çon në 3-1 rezultatin. Kur dukej se Atletico po merrte një fitore të lehtë, Hugo Duro kthehet në heroin e Valencias, duke shënuar një dygolësh në shtesë. 3-3 përfundon në ?Mestalla?.

Villarreali ka fituar 1-0 ndeshjen kundër Getafes, e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit spanjoll. Një gol i Trigueros në minutën e 10-të të takimit i ka mjaftuar ?nëndetëses? së verdhë, që të marrë një sukses me vlera.

Skuadra e teknikut Emery gjen fitoren në kampionat, që mungonte prej 4 javësh. Ndërsa Getafe mbyll tabelën e klasifikimit të LaLigas me vetëm 6 pikë të grumbulluara në 13 javë.

LaLiga-Java e 13-të / Rezultatet

Villarreal-Getafe 1-0

Trigueros 10?

Valencia-Atletico Madrid 3-3

Savic (aut) 50?, Duro 90+2?, 90+6?/Suarez 35?, Griezmann 58?, Vrsaljko 62?

Lajmet e fundit nga