Connect with Us

“Mos ia vini re Lulit, i ka rënë dielli në kokë sot”/ Endira Bushati ironizon Bashën

Politikë

“Mos ia vini re Lulit, i ka rënë dielli në kokë sot”/ Endira Bushati ironizon Bashën

Publikuar

-

/
Bushati akuza Bashës/ Nuk do t’ia dijë për ligj, statutin e fundit e ka dorëzuar më 2013

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati ka komentuar deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha, nëpërmjet të cilave  ky i fundit shprehu se ish-kryeministri Berisha është kthyer në tub oksigjeni për regjimin e Ramës.

Bushati ironizon Bashën me shprehjen se “i ka rënë dielli në kokë” , duke theksuar gjithashtu se Basha nuk e gjeti dot kurrë kohën e tij.

LEXO EDHE:  Gara për kreun e PD/ Shehaj publikon numrin e telefonit: Më shkruaj nëse bashkohesh në këtë përpjekje

“Mos ia vini re Lulit….i ka rënë dielli në kokë sot…

Është nëntor…dhe 27 gradë….plus dhe 30 gradë tjera nga Foltorja…. Ai nuk e gjeti kurrë kohën e vet…

Ngriu në korrik 2017…. e do të shkrijë krejt deri në dhjetor 2021….”, shkruan Bushati në rrjetin social Facebook./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha: Bashën as Gaz Bardhi nuk do ta votonte

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se negociata e vetme me Lulzim Bashën është vota.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Berisha thekson se me një njeri që nuk njeh votën asgjë nuk mund të zgjidhësh, ndërsa shton se nëse do të bëhej një votëbesim i fshehtë as Gaz Bardhi nuk do ta votonte.



Negociata është vota. Me një njeri që nuk njeh votën asgjë nuk mund të zgjidhësh. Ai e ka të hapur shtegun sepse zoti Paloka i ka propozuar që të vijë ose të votëbesohet në anëtarësi, por nëse do bëhej një votëbesim i fshehtë në atë seli, po të garantoj se asnjë nga punonjësit e selisë, as edhe Gaz Bardhi nuk do ia jepte votën Bashës”, tha Berisha./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta: Basha, kryememexhi dhe palo politikan

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me tone të ashpra ndaj Lulzim Bashës dhe ambasadorëve në vendin tonë.

Në një intervistë për media, Meta u pyet mbi deklaratën e Bashës se ai do shpallet non grata sapo të mbaroj mandatin. Lidhur me këtë deklaratë, Meta tha se nuk ka asnjë palo ambasadë që të zgjedh palo politikanët për ti dhënë atij mesazhe.



Nëse ka ndonjë palo ambasadë që ka zgjedhur ndonjë palo politikan për ti dhënë mesazhe Ilir Metës, ju them që Ilir Metën ketu do ta keni. Kush ka ndonjë mesazh për Ilir Metën le t’ja thotë vetë sepse do marrë përgjigjen që meriton.

Kush zgjedh “Kryememexhiun” ose “Gruan e Bilalit” për ti dhënë mesazhe Ilir Metës gabon shumë rëndë. Unë kam një axhendë dhe kam vetëm një atdhe. Kush guxon të prekë territorin shqiptar dhe të cënojë sovranitetin tonë ta ketë të qartë se do më ketë mua përballë! Këtu do më kenë të gjithë. Por asnjë nuk thotë dot që Ilir Meta na genjeu. Kjo është krenaria ime: Që unë nuk kam gënjyer asnjë!”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha: PD do të hyjë në zgjedhje, kandidatët tanë janë legjetim

Publikuar

-

Nga

cna politike

Vendi pritet që të shkojë në zgjedhje të pjesëshme vendore për ato bashki që janë pa kryetar. Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se PD do të marrë pjesë në këto zgjedhje, që pritet që presidenti Ilir Meta t’i dekretojë këto ditë, ku shton se kandidatët legjitim të PD, janë atë që do të dërgojë Komisioni i Rithemelimit.

Komisioni i Rithemelimit ka vendosur që kurdo që ato të dekretohen do të marrin pjesë. Kandiatët e PD janë ata që do dërgojmë ne, ne nuk largohemi nga zgjedhjet, se çfarë do bëjë Edi Rama ne do ndjekim proceset se nuk kemi rrugë tjetër.



LEXO EDHE:  Basha me “gisht në gojë”/ Dështon vizita në Berlin

LEXO EDHE:  Rezultati i Bashës, një hap para…drejt degradimit

Ne do të shkojmë me siglën tonë, selia është e PD dhe jo e Lul Bravës dhe Edi Ramës”, tha Berisha./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE