Connect with Us

Lazio bind ndaj Salernitanës, Verona “mace e zezë” për Napolin

Seria A

Lazio bind ndaj Salernitanës, Verona “mace e zezë” për Napolin

Publikuar

-

/

Lazio ia del të mposhtë 3-0 Salernitanën, në takimin për javën e 12-të të Serie A. Gjithçka rezultoi e lehtë për skuadrën e Mauricio Sarrit, e cila kaloi në epërsi të dyfishtë pas 36 minutash me Pedro dhe Immobile. Goli i 3-të do vinte nga Alberto, në të 70-tën. Ky 3 pikësh ndihmon tej mase lacialët për rënditjen, ndërsa modestët e sapongjitur në elitë zhytën në vendet e fundit.

Napoli-Verona përfundoi 1-1. Simeone “tundi rrjetën” në minutën e 13-të për skuadrën veroneze, sakaq Di Lorenzo vendosi menjëherë ekuilibrat. Rezultati do mbetej i pandryshuar deri në fund. Kujtojmë që ishte pikërisht Verona që la jashtë Championsit napoletanët në edicionin e kaluar, duke i marrë pikë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Merkato “low cost”, Interi kërkon sulmuesin e Genoas

Publikuar

-

Drejtuesit e Interit po punojnë që të gjejnë sulmuesin që kërkon Simone Inzaghi pas dëmtimit të Correas.

Emri më i lakuar është ai i 33-vjeçarit Felipe Caicedo, të cilin tekniku zikaltër e ka stërvitur edhe më parë tek Lazio.

Sulmuesi është transferuar këtë verë te Genoa, por nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e skuadrës kuqeblu. Drejtuesit zikaltër synojnë që ta afrojnë në formë huazimi, që të përforcojnë repartin e avancuar.



Genoa sapo ka arritur marrëveshjen me Roberto Piccolin dhe ardhja e sulmuesit të ri, mund ti hapë rrugë largimit të Caicedos.

Gjatë orëve të fundit ka dalë në skenë edhe një tjetër hipotezë: Eddie Salcedo, aktualisht në huazim tek Spezia, që këtë sezon ka luajtur 9 ndeshje dhe ka shënuar edhe një gol.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani dhe Juventusi ndahen në paqe

Publikuar

-

Kryendeshja e javës në Serie A, Milan-Juventus nuk ka dhuruar thuajse asgjë për tifozët e futbollit. Sfida ka përfunduar pa fitues, me rezultatin e bardhë 0:0. Momenti kryesor i takimit ishte në minutën e 28’, kur sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimovic pësoi një demtim.

Ai u detyrua të linte vendin e tij për sulmuesin francez, Olivier Giroud, i cili nuk i dha shumë lojës së Milanit. Asnjëra prej skuadrave nuk pati ndonjë mundësi të mirë shënimi, që mund të përmendet. Ky barazim nuk i shkon në favor asnjërës prej skuadrave, ndonëse për të dyja është më mirë sesa një humbje.



Milan shkon në 49 pikë dhe mbetet katër pikë prapa Interit, me kundërshtarët që kanë një ndeshje më pak të luajtur. Juventus shkon në 42 pikë për vendin e pestë, duke bërë hap të gabuar në ndjekje të top katërshes.

LEXO TE PLOTE

Seria A

FORMACIONET/ Supersfida në “San Siro”, ja si rreshtohen Milani dhe Juventusi

Publikuar

-

Milan-Juventus është supersfida e mbrëmjes së sotme në Serie A. Të dyja ekipet do të zbresin në “San Siro” për të luajtur një ndeshje ku do të kërkohet vetëm fitorja.

Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët. Pioli ka hedhur në fushë nga minuta e parë Ibrahimovic, ndërsa në mbrojtje luajnë Kalulu dhe Romagnoli. Te Juventusi, Allegri i ka besuar Dybala dhe Morata në sulm.



MILAN (4-2-3-1): Maignan, Calabria, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimovic.

JUVE (4-2-3-1): Szczesny; De Sciglio, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur Locatelli;  Cuadrado, Dybala, McKennie; Morata.

LEXO TE PLOTE