Connect with Us

KATEGORIA E PARË/ Bylis në kërkim të fitores së 8 radhazi, përballje direkte në Shijak për vendin e dytë

Sport

KATEGORIA E PARË/ Bylis në kërkim të fitores së 8 radhazi, përballje direkte në Shijak për vendin e dytë

Publikuar

-

/

Do të zhvillohet sot java e 8-të e Kategorisë së Parë. 14 ekipe do të zbresin në fushë, ndërsa dje u luajt Maliqi-Butrinit e mbyllur në barazim 1-1. Bylis kryesues kërkon fitoren e 8-të radhazi. Ballshiotët kanë një ndeshje të lehtë në letër pasi sfidojnë Vorën që ndodhet në vendet e fundit të renditjes.

Përballje direkte në Shijak, Erzeni vendas përballet me Korabin dhe kjo ndeshje do të vendos se cila skuadër do të qendrojë në vendin e dytë pasi diferenca mes dy ekipeve është vetëm një pikë. Tomori i vendit të 3-të përballet me Tërbunin në transfertë, Apolonia pret Besëlidhjen në shtëpi, kurse Lushnja përballet me Turbibën. Në Peqin, Shkumbini pret Besën kurse Burreli sfidon Pogradecin.

Kategoria e Parë

Java e 8-të/ Ora 14:00

Erzeni-Korabi

Shkumbini-Besa

Tërbuni-Tomori

Apolonia-Besëlidhja

Lushnja-Turbina

Burreli-Pogradeci

Vora-Bylis

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

E PAPRITUR/ Humbja ndaj Kukësit, trajneri Memelli mendon largimin nga Skënderbeu

Publikuar

-

Trajneri i Skënderbeut,  Migen Memelli u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes që skuadra e tij pësoi ndaj Kukësit në “Loro Boriçi”. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku pogradecar la të kuptohej se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për sa i përket të ardhmes së tij.

“Edhe ne me mungesa ishim sot. Parë në tërësi të lojë, nuk dua të ve në diskutim cilësitë e Kukësit, e nisëm lojën me një vendosje të ngjeshur në mbrojtje, për mos i dhënë hapësira  Kukësit. Duke parë këtë rezultat sot dhe me një lojtar më pak, në rastin e kartonit të kuq, do të preferoja të shënoja më tepër gol, se karton të kuq. Skuadra çlirohet kur shënon.

Në 3 ndeshjet e fundit nuk kemi shënuar. Patëm shumë raste në pjesën e dytë, ndjej keqardhje të madhe për veten dhe lojtarët. Pesha e rezultateve bie mbi trajnerin. Lojtarët duhet të bëjnë maksimumin. Janë 24 orë të rëndësishme për veten time.

Kontingjenti i lojtarëve nuk është i duhuri, na janë vrarë shumë lojtarë. Janë shumë pak ditë nga mbyllja e merkatos. Pesha  e rëndësisë së rezultatit bie mbi trajnerin. Këto 3 ndeshje kanë qenë edhe çështje fatin. Nëse do që të shënosh, duhet të investosh tek reparti i parë që është sulmi, Shkurtaj sapo hyri shënoi.

I them sulmuesve të mij, duke qenë se janë të rinj në moshe, që një punë me trajnerin është aspak, puna individuale është tepër. Unë nuk jam trajner që merrem me pjesën individuale, merre me skuadrën në tërësi. Konkretizimi në vret, duke mos shënuar, humbasim besimin.



Nuk kam asgjë me lojtarët, nuk kam çfarë kërkoj më tepër nga ata. Janë 24 orë shumë të rëndësishme, për t’i parë gjërat me veten se çfarë mund të bëjmë.

Le të jemi sa më korrekt. Unë nuk kam punuar kurrë në një ambient kaq të qetë. Presidenti më ka lënë dorë të lirë. Më është plotësuar çdo gjë që kam pasur deri në sot. Kemi lojtarë me moshë të re, investojmë tek ata për të përfituar nga shitja e tyre. Mbështetja ka qenë e plotë, ndonjëherë njeriu duhet t’i shikojë gjërat edhe me veten. Në këto 24 orë duhet qetësi për të kthjelluar mjegullën që na rrethon.

Jam gjithmonë një njeri që shpreh mirënjohjen time, me njerëzit që punoj. Dua të kthjellohem, sepse mërzitja është e madhe. Minimumi është që duhet të kishim dalë me 1 pikë.

Unë i qëndroj pjesës time, dua të kthjellohem për këtë që ndodhi sot dhe pastaj të shikojmë vazhdimësinë se si duhet të jetë”, u shpreh Migen Memelli.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Shkurtaj futet nga stoli dhe shtang Skënderbeun, korçarët zhgënjejnë ndaj Kukësit në “Loro Boriçi”

Publikuar

-

Rikthim ëndrrash për Vasil Shkurtajn me fanellën e Kukësit. Sulmuesi 29-vjeçar i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës verilindore në duelin ndaj Skënderbeut që u zhvillua në “Loro Boriçi” dhe përfundoi me rezultatin 1-0  në favor të kuksianëve.

Shkurtaj u hodh në fushë në minutën e 76-të, teksa prekjen e parë të topit arriti ta kthente në gol. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 36-të pas daljes me karton të kuq të portierit Tafas, skuadra e Longos arriti të triumfonte, në një sfidë ku nuk mungoi spektakli dhe rastet e shumta për shënim.

FT: KUKËSI-SKËNDERBEU 1-0

Shkurtaj 78′

Mbyllet takimi! 

90+’ Zëvendësim te Kukësi, largohet Edi Basha, në lojë Batihri.



90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

90′ Xhika bën heroin dhe i mohon golin e barazimit Skënderbeut pas devijimit të Nikajt.

87′ Tjetër mundësi shënimi për Skënderbeun me Mensah, por sulmuesi nuk arrin të devijojë shumë pranë portës.

81′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Bajrami, vendin e tij e merr Pusi.

78′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Vasil Shkurtaj shënon me prekjen e parë të topit! Rikthim ëndrrash për sulmuesin! Asist fantastik i Gjelbërim Taipit, teksa Shkurtaj nuk fal duke e dërguar topin poshtë këmbëve të Rexhepit. 

76′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Dragoshi, në vendin e tij Vasil Shkurtaj!

LEXO TE PLOTE

Sport

Teuta i beson sërish skuadrën Arapit, Starova merr postin e drejtorit teknik

Publikuar

-

Reanto Arapi është shpëtimtari i Teutës, teksa ka marrë drejtimin e skuadrës përsëri pas largimit për herë të dytë të trajnerit Edi Martini.

Rezultatet negative të marra nga skuadra durrsake në 4 javët e fundit, ku kanë regjistruaar po kaq humbje bëri që drejtuesit të ndajnë rrugët me Martinin, ndërsa presidenti Edmond Hasanbelli ka risjellë përsëri në krye të ekipit Arapin.



Ish-kapiteni i kampionëve drejtoi skuadrën në fund të viti të kaluar në 3 ndeshje duke marrë 1 fitore dhe 2 barazime.

Sipas “Panorama Sport”, bashkë me Renato Arapin është rikthyer në skuadër edhe Sulejman Starova në postin e drejtorit teknik, ndërkohë që ndihmësa të ish-kapitenit do të jenë Hodo dhe Mile, ndërkoohë që Rizvani do të jetë trajner i portierëve, duke kompeltuar kështu stafin teknik të durrsakëve.

LEXO TE PLOTE