LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I zhdukur në mister prej një muaji/ Gjendet i vdekur boksieri italian

7 Nëntor 2021, 20:44, Kosova & Bota CNA
I zhdukur në mister prej një muaji/ Gjendet i vdekur boksieri italian

Boksieri 35-vjeçar Alessio Zangrilli është gjetur i vdekur, teksa  ishte larguar nga banesa e tij në datën 10 tetor.

Që nga 10 tetori, autoritetet u angazhuan për ta gjetur atë dhe vetëm mëngjesin e sotëm, i riu u gjet i pajetë në lumin Tiber në Itali.

Raportohet se trupi i pajetë u gjet nga kalimtarët e rastit, por nuk bëhet e ditur nëse ai ka kryer vetëvrasje apo e kanë vrarë.

Sipas dëshmive, Zangrilli kohët e fundit vuante nga depresioni, ndaj edhe nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vrarë veten./CNA.al

Lajmet e fundit nga