LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hyseni “plas bombën” e radhës/ Publikon bisedat me Alvisën: Të kanë nxjerrë kërcënues

7 Nëntor 2021, 12:21, Lifestyle CNA
Hyseni “plas bombën” e radhës/ Publikon bisedat me

Ish konkurrenti Hysen Ramaj vazhdon të publikojë regjistrime të telefonatave me Alvisën.

Pak më parë në rrjetet sociale ka publikuar një bisedë me Alvisën ku ajo dëgjohet duke i thënë se produksioni e ka nxjerrë si kërcënues.

?Kjo bisedë është bërë 5 minuta para se unë të futesha në Prime. Vet me gojën e saj thotë që ka gënjyer produksioni jo unë. Nëse e ke bërë ti moj Olsa Muhameti, do mbash vërtetë përgjegjësi, që ça nuk keni sajuar aty për të marrë klikime e vëmendje. Sa të pafytyr paskeni qenë. Gënjeni për lloj lloj gjërash që të dilni mirë në publik. Përdorët gurin e fundit se e dini që publiku mbështet personat që dhunohen, por në jetën time nuk njihet fjala dhunë dhe nuk e kam bërë kurrsesi atë veprim. Pse këtu e pranon që të paskam kërkuar më parë të lije emisionin dhe të paguaja gjobën, aty në Prime thoje jo. Të vij turp moj vajzë as vetë nuk di për çfarë po gënjen më.?

Kujtojmë se në Prime Përputhen Hyseni tregoi se gjatë programit është rilidhur prap me Alvisën, por ajo e tradhtoi me Bashkimin. Prova për këtë ishin disa video që Hysenit i kishin ardhur në rrjete sociale.

Nga ana tjetër, Alivsa mohoi akuzat duke thënë se është ndierë e kërcënuar nga ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga