Connect with Us

“Hakmarrës dhe i çoroditur”/ Spaho paralajmëron Bashën: Sot do marrësh përgjigjen

Politikë

“Hakmarrës dhe i çoroditur”/ Spaho paralajmëron Bashën: Sot do marrësh përgjigjen

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar ashpër ndaj Lulzim Bashës, pas përplasjeve që ky I fundit ka pasur me FRPD-në.

Në një prononcim për gazetaren e CNA.al, Elisjeda Kiko, Spaho është shprehur se Basha është hakmarrës dhe veprimet e tij I ndërmerr me arrogancë dhe të pambështetura në asnjë normë partiake.

Po ashtu, Spaho ka theksuar se pas Ramiz Alisë, Basha do kujtohet në histori si njeriu që fillon betejë me rininë.

Më tej Spaho paralajmëroi Bashën, se sot do të marrë përgjigjen që meriton nga rinia demokrate, e cila do jetë në “Foltoren” e Berishës.

“Nuk është hera e parë që Basha ndërmerr veprime individuale, me arrogance, të pa mbeshtetura në asnjë normë partiake dhe për hakmarrje.

E gjithë historia e tij në PD flet vetëm për vendime individuale të cilat ja imponon anëtarësisë dhe organeve drejtuese, me kosto të madhe politike për të sotmen dhe të ardhmen e PD.

Kulmi i vendimeve individuale dhe imponimit në PD ishte përjashtimi i Z. Berisha nga Grupi Parlamentar pa asnjë provë dhe fakt, në kushtet kur ai vetë është shprehur publikisht që Berisha është i pafajshëm.

I coroditur në veprimet e tij, i rrethuar nga të gjitha anët nga demokratët e zemëruar, i izoluar dhe i mbështetur vetëm nga lëpiresat, i ka hyrë rrugës së përjashtimeve.

Pasi përjashtoi disa individë me reputacion në PD, po futet në fazën e uzurpimit tëorganizatave partnere.

Shpall zgjedhje të reja në FRPD dhe LDG në kushtet kur nuk ka asnjë autoritet ta bëjë këtë gjë pasi këto dy organizata drejtohen nga statutet e tyre, kryetarët dhe kryesitë e FRPD dhe LDG.

Basha do te kujtohet në histori si i vetmi pas Ramiz Alisë që fillon betejë me të rinjte e Shqipërisë. Të rinjtë e Shqipërisë do i tregojnë Bashës sot në ora 12.00 që ata janë me “Foltoren” dhe Sali Berishen sepse duan një PD që të luftojë dhe fitojë për qytetarët shqiptarë dhe jo një PD vegël të Edi Ramës dhe interesave meskine e personale të Bashës.

Pavarësisht intrigave që përpiqet të bëjë, Basha fundin e ka të sigurtë. Jo vetëm nga “Foltorja” dhe neveria që ka shkaktuar midis demokratëve, por pas ditës së sotme edhe nga urrejtja që kanë të rinjtë, djemtë e vajzat, nënat dhe motrat për të dhe gjendjen ku e ka katandisur PD.”-deklaroi Edmond Spaho, për CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Luftëtarët’ e Berishës dhe Bashës, mes të arrestuarve shtetas të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Më datë 6 janar në komisariatin dixhital të policisë  ka mbërritur një foto që tregonte se në godinën e PD-së qëndrojnë njerëz të armatosur.

Komisariati nr. 1 ka nisur hetimet duke mundur të identifikojë 2 nga tetë personat që shfaqeshin në foto, mes tyre sanitarja e Partisë Demokratike dhe shtetasi Rafael Kurti.

Agjentët në terren nuk kanë mundur të zbulojnë armë apo sende të tjera të jashtëligjshme.

Edhe policia në rrethe ka njoftuar se grupime të ndryshme do të kryenin akte të dhunshme në protestën e datës 8 janar, që ishte thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupi i rithemelimit të Partisë Demokratike.

Sulmi i protestuesve në drejtim të selisë së Partisë Demokratike ka nisur rreth orës 11 e 15 minuta. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se rreth orës 12 e 50 minuta, një person brenda godinës së partisë ka kërkuar ndihmën e uniformave blu me argumentin se po i rrezikohej jeta.

Pas 10 minutash, deputetet që gjendeshin në godinë kanë njoftuar sërish policinë e cila mori vendimin për të ndërhyrë.



Në total janë arrestuar 34 persona, 23 prej të cilëve kanë qëndruar jashtë godinës së selisë blu dhe 11 të tjerë në ambientet e brendshme.

Burime nga grupi hetimit thanë për Euronews Albania se shtetasit kosovarë të arrestuar me mbiemër Dervishaj kanë deklaruar se nuk kanë qenë në protestë, por pranë një lokali në afërsi të selisë të PD. Megjithatë, raporti i shërbimit të policisë thotë se këta individë kanë qëlluar me sende të forta nga jashtë selinë blu.

LEXO EDHE:  Mogherini takim me Ramën, Metën e Nishanin/ Shmang Bashën?

LEXO EDHE:  Aksioni policor në Elbasan/ Berisha: Arrestuan 27 endacakë

Në tjetër i arrestuar, nga Maqedonia e Veriut, Xhevair Georgev rezulton në dosjen e prokurorisë si i deportuar nga Belgjika për drogë.

Po sipas dosjes hetimore personat që kanë qenë brenda selisë dhe janë arrestuar si mbështetës së Bashës, si Vendim Demaj, Sokol Ndreu dhe Afrim Deda kanë deklaruar se janë përpjekur të mbrohen, por nga ana tjetër kanë mohuar të kenë dijeni mbi lëndët plasëse që u hodhën nga brenda në drejtim të protestuese.

Brenda godinës janë arrestuar magazinieri Arjan Mezini bashkë me dy persona të tjerë të identifikuar si Alban Peti dhe Stivi Luku. Ata kanë deklaruar se nuk lëviznin dot nga godina pasi kishin frikë. Ardian Myrto, një tjetër nga të arrestuarit, ka deklaruar se ka hedhur vetëm bidonë me ujë ndaj protestuesve.

Në kërkesën e dërguar në gjykatë, prokuroria ka kërkuar masën detyrim paraqitje për 30 të arrestuar dhe arrest në shtëpi për vetëm 4 prej tyre./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha tradhtoi vullnetin e qytetarëve”/ Manjani: Duhet të shporret nga skena politike

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani akuzon Lulzim Bashën se tradhtoi dhe shiti vullnetin e qytetarëve.

Në një intervistë televizive, Manjani tha se politikanët e profilit të Bashës duhet të shporren nga skena politike.

Në vend që të japë llogari, tha Manjani, Basha ka zgjedhur të mbyllet në bodrum e bunker dhe shpërfill vullentin e shumicës.

Unë personalisht nuk ia fal kurrë as në këtë jetë, as në atë jetë, një politikani të tillë që tradhton vullnetin e njerëzve. Nuk më intereson sa korrupsion kja bërë Lulzim Basha me kunatin e tij, i gëzofshin ato, as më duhen fare, ajo që më duhet mua është se ka shitur vullnetin. ngriti një pritshmëri të jashtëzakonshme, i shiti të gjithë, i la në rrugë. Le të ndërtojë pallat edhe te SHQUP-i.



LEXO EDHE:  Pranë pemës me gotë në dorë, Berisha uron Krishtlindjen

LEXO EDHE:  Pranë pemës me gotë në dorë, Berisha uron Krishtlindjen

Një politikan i tillë ka aq shumë llogari për të dhënë, saqë nuk do të japë llogari, por mbyllet në bodrum, futet në bunker. Keni parë ndonjë parti bunker gjëkundi? Çfarë standardi është ky? Dua t’i ve kapak kësaj gjëje me Lulzim Bashën si politikan.

Politikanë të tillë duhet të shporren nga skena politike. Lulzim Basha ka kaluar standardin e Ilir Metës, Sali Berishës, Edi Ramës dhe standardin më të keq të mundshëm të Erion Veliajt.

Ky njeri i ka tejkaluar, është simboli i faktit që e keqja s’ka fund. Këtu unë e kam mbyllur kapitullin me Lulzim Bashën“, u shpreh Manjani.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dokumenti- E financuar nga Erion Veliaj/ Ina Zhupa aksionere tek Kulla e Sahatit

Publikuar

-

Nga

Bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës po del në dritë çdo ditë e më shumë.

Deputetë të Lulzim Bashës kanë marrë mbështetje të vazhdueshme nga kryeministri Edi Rama por edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Një nga këto është edhe Ina Zhupa.

Më herët, Zhupa, akuzonte dhe kërcënonte Bashkinë e Tiranës, për leje ndërtimi në qendër të qytetit.

Duke bërë zëdhënësen e PD, Ina Zhupa, shprehej se leja për ndërtimin e kullës te “Sahati i Tiranës” përveçse ishte klienteliste dhe masakër urbane, ishte edhe në kundërshtim me ligjin.

Por papritur nuk u dëgjua më asnjë zë nga Ina Zhupa. Tre muaj pasi kjo e fundit denoncoi kullën pas sahatit, bashkëshorti i saj Fabian Goçi merr lejën e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës.

LEXO EDHE:  Thirrjet për armatosje të Berishës/ Prokuroria nuk nis hetimet: S’ka vepër penale

LEXO EDHE:  Mogherini takim me Ramën, Metën e Nishanin/ Shmang Bashën?

Një dokument zyrtar tregon se Fabian Goçi, burri i deputetes së PD-së Ina Zhupa, rezulton askioner tek kulla pas Sahatit të Tiranës.



Mësohet se Fabian Goçi ka pasur në pronësi 200 metra katror tokë.

Zhupa duhet të tregojë të vërtetën nëse denoncoi që të mos ndërtohej tek sahati apo të merrte vetë leje ndërtimi.

Pra, duket se Zhupa ia ka marrë dorën me kërcënime për interesa personale./CNA.al

Si e financoi Erion Veliaj-Ina Zhupën/ Zbulohet skandali i deputetes së Bashës

 

 

LEXO TE PLOTE