Connect with Us

“Foltorja” më e bukur e Shqipërisë/ Harxhi mesazh Ramës dhe Bashës

Politikë

“Foltorja” më e bukur e Shqipërisë/ Harxhi mesazh Ramës dhe Bashës

Publikuar

-

/
Harxhi mesazh demokratëve/ “Ta kthejmë PD-në në shinat ideologjike të djathta”

Ish-kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi e ka cilësuar si “Foltoren” më të bukur, takimin që ish-kryeministri Berisha po zhvillon sot me të rinjtë demokratë në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Harxhi shkruan se “Foltorja” e Berishës ka rikthyer shpresën tek e djathta.

Po ashtu ajo i drejton një mesazh të fortë edhe kryeministrit dhe kreut të PD-së, ndërsa shkruan se “Kjo duhet të jetë ditë e rëndë sot për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën”.

Duke parë “Foltoren” më të bukur të Shqipërisë me të rinjtë e Shqipërisë mu kujtua Lëvizja Studentore e vitin 1990 kur u ngritëm fuqishëm për të rrëzuar rregjimin më të egër diktatorial në Europë.

LEXO EDHE:  FOTOT/ Meta shkon në parlament menjëherë pas emisionit. Ja sa deputetë kanë mbetur

Kjo ngjarje sot më ka mbushur me shpresë dhe energji pozitive sepse çfardo që të bëjë Edi Rama për ti larguar këta të rinj nga Shqipëria, ata përsëri e gjejnë shpresën tek e djathta shqiptare që do të rimëkëmbet me shpejtësi. Kjo duhet të jetë ditë e rëndë sot për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Unë jam këta të rinj sot! Këta janë shpresa jonë e munguar gjithë këto vite.

Ta bëjmë PD shpresëdhënëse përsëri!”-shkruan Harxhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Procesi skandaloz zgjedhor/ Si u rizgjodh Basha kryetar nëpërmjet manipulimeve

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha, erdhi në krye të PD-së nëpërmjet manipulimeve. Basha ka histori me manipulimet në zgjedhje për t’u bërë kryetar.

CNA.al po sjell sot disa video ku faktohet manipulimi i procesit zgjedhor në PD.

Bëhet fjalë për vitin 2017, kur Lulzim Basha, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare,  deklaroi ‘ngrirjen’ e funksioneve të kryetarit dhe bëri planin e manipulimit për të rimarrë sërish PD-në.

Data e zgjedhjeve u caktua 22 korriku dhe i gjithë procesi kaloi nëpërmjet manipulimit.

Në disa qendra votimi në qytetin e Vlorës, disa persona kanw votuar dy deri në tre herë pa u penguar askush.

Kutitë e votimit u mbushëm me fletë votimi në numër më shumë se sa ata që votuan.

Pamjet tregojnë qartë skandalin e votave që vendosën sërish në krye të PD-së Lulzim Bashën.

Në to duken disa persona që votojnë disa herë me fletë votimi të marra nga komisioni aty pranë.

E njëjta histori duket se është përsëritur për herë të tretë me 23 qershor 2021, kur Lulzim Basha u rizgjodh sërish kryetar i PD-së.

Risjellim në vëmendjen procesin zgjedhor në Korçë , Maliq dhe jo vetëm, ku janë konstatuar vota fiktive.



Pasi pjesëmarrja ka qenë e ulët, ndërsa numri i votave në kuti ka qenë më i madh.

LEXO EDHE:  Të dhëna të tjera për skandalin “Edvin Gate”

LEXO EDHE:  Rama dhe Kushi në Spanjë/ “Do sjellim universitetet e huaja publike në Shqipëri”

Kujtojmë se në Korçë kanë votuar 570 veta për Lulzim Bashën, 83 për Agron Shehajn 41 për Edit Harxhin dhe 22  vota për Fatbardh Kadillin.

Ndërsa në Maliq kanë votuar 471 veta për Lulzim Bashën, 19 për Agron Shehajn, 7 për Harxhin dhe 5 për Kadillin.

Dhe pjesëmarrja në votim u raportua më e madhe në Maliq se në bashkinë e Korçës.

Ky është një fakt që tregon një tjetër manipulim votash.

Bashkia e Maliqit për nga territori është shumë herë më e madhe se ajo e Korçës, por duke parsur parasysh shtrirjen gjeografike me komunat e shpërndara, dikush nga maja e malit apo nga fusha ka shkuar nuk do të zbresë në Maliq për të votuar  Lulin në Maliq, ndryshe në Korçë, ku mundëistë janë më të shumta.

Votat fiktive kryesisht vihen emrat e emigrantëve dhe demokratëve që nuk kanë shkuar të votojnë, duke nxjerrë një rezultat fiktiv. Një proces i manipuluar, krejtësisht i pavlerë. I njëjti manipulim ka ndodhur edhe në Devoll. Në Devoll pretendohet se kanë shkuar për të votuar gati 700 demokratë nga të cilët 577 kanë votuar për Lulin. Kjo është e pavërtetë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lazarati vazhdon i izoluar/ Tritan Shehu jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka dhënë alarmin shembja e urës mbi Drino ka izoluar banorët e Lazaratit.

Sipas tij , një situatë e tillë është paralajmëruar më herët, por askush nuk ka reaguar

Diskriminimi nuk ka fund, Lazarati vazhdon i izoluar.

 Një gjendje kjo e paralajmëruar dhe e para-prirë nga të tjera shkatërrime e lënë pa zgjidhje.

Shembja e urës mbi Drino bllokon krejtësisht ata banorë, bagëtinë e tyre, lidhjet me fushën e tokat bujqësore, lëvizjet normale.

 Edhe ajo pak infrastrukturë e vjetër e primitive, larg standarteve, në vend që të përmirësohet, rinovohet, lihet të degradojë plotësisht.



 Aktualisht nuk ka asnjë urë lidhëse, megjithëse aty kalojnë dy rrjedhje lumore”, shkruan Shehu në rrjete sociale.

Sipas tij, kjo jo vetëm shkatërron ekonominë, por rrezikon rëndë dhe jetën e banorëve, kur edhe viktimat nuk kanë munguar në kohë, si pasojë e gjendjes katastrofale aty.

LEXO EDHE:  Kryeministri dhunon qytetarët dhe mbron trafikantët

LEXO EDHE:  FOTOT/ Meta shkon në parlament menjëherë pas emisionit. Ja sa deputetë kanë mbetur

“Këta banorë fisnikë të lënë pa punë, ky fshat vlerash e traditash i lënë pa kujdes, pa përmirësim a ndërtim infrastrukturë, tashmë është venë në pozita edhe më të vështira për mbijetesë.

 Qëllimi diabolik i këtij regjimi është vetëm t’i detyrojë ata të largohen.

 Një politikë dhe një hakmarje patologjike kjo ndaj atyre banorëve të kulturuar, të pa lëkundur në parimet e tyre për punë, drejtësi, demokraci dhe ndershmëri.

Vetëm të bashkuar në një opozitë të fortë do të mund të përballojmë këtë regjim anti vlerash”, shkruan më tej Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE