Connect with Us

‘Foltorja’ e vetmja shpresë për shqiptarët’/ Gjeta: Basha do shkarkohet më 11 nëntor

Politikë

‘Foltorja’ e vetmja shpresë për shqiptarët’/ Gjeta: Basha do shkarkohet më 11 nëntor

Publikuar

-

/

Anëtari i Kryesisë së FRPD-së Ermir Gjeta, teksa ka komentuar situatën në PD, theksoi se Basha do të shkarkohet më datë 11 nëntor, duke shtuar se “Foltorja” është e vetmja shpresë për shqiptarët.

 “Basha nuk respekton asnjë statut, vendimet e tij janë nul. Ne jemi të hapur të bëjmë zgjedhje sipas statusit. 99 përqind e FRPD mbështet Foltoren. FRPD do të bashkëpunojë me PD. Basha do të shkarkohet më 11 nëntor. Ne duam të drejtohemi nga Berisha, sepse ish-kryeministri është lideri i vërtetë në Partinë Demokratike.

LEXO EDHE:  Situata ekonomike/ PD: Shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën

Foltorja është e vetmja shpresë për shqiptarët. Foltorja është i vetmi institucion që i ka dhënë shpresë rinisë dhe të gjithë shqiptarëve. FRPD duhet që të riformatohet. Ne duam që të bëjmë edhe anëtarësime të reja. Mbështetja e rinisë për PD dhe për rininë është shumë e madhe”, u shpreh Gjeta në syri tv./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lazarati vazhdon i izoluar/ Tritan Shehu jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka dhënë alarmin shembja e urës mbi Drino ka izoluar banorët e Lazaratit.

Sipas tij , një situatë e tillë është paralajmëruar më herët, por askush nuk ka reaguar

Diskriminimi nuk ka fund, Lazarati vazhdon i izoluar.

 Një gjendje kjo e paralajmëruar dhe e para-prirë nga të tjera shkatërrime e lënë pa zgjidhje.

Shembja e urës mbi Drino bllokon krejtësisht ata banorë, bagëtinë e tyre, lidhjet me fushën e tokat bujqësore, lëvizjet normale.

 Edhe ajo pak infrastrukturë e vjetër e primitive, larg standarteve, në vend që të përmirësohet, rinovohet, lihet të degradojë plotësisht.



 Aktualisht nuk ka asnjë urë lidhëse, megjithëse aty kalojnë dy rrjedhje lumore”, shkruan Shehu në rrjete sociale.

Sipas tij, kjo jo vetëm shkatërron ekonominë, por rrezikon rëndë dhe jetën e banorëve, kur edhe viktimat nuk kanë munguar në kohë, si pasojë e gjendjes katastrofale aty.

LEXO EDHE:  Quiz i shkurtër/ Cili deputet i Bashës në tetor 2011 ka shkruar artikullin “Jozefina Topalli përfaqësuese e denjë e Shkodrës dhe e Shqipnisë”?

LEXO EDHE:  Një i pashkollë pretendent për kryeministër?/ Pse Basha fsheh diplomën

“Këta banorë fisnikë të lënë pa punë, ky fshat vlerash e traditash i lënë pa kujdes, pa përmirësim a ndërtim infrastrukturë, tashmë është venë në pozita edhe më të vështira për mbijetesë.

 Qëllimi diabolik i këtij regjimi është vetëm t’i detyrojë ata të largohen.

 Një politikë dhe një hakmarje patologjike kjo ndaj atyre banorëve të kulturuar, të pa lëkundur në parimet e tyre për punë, drejtësi, demokraci dhe ndershmëri.

Vetëm të bashkuar në një opozitë të fortë do të mund të përballojmë këtë regjim anti vlerash”, shkruan më tej Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka plas skandalin/ Manipuluam votat që të bëhej Basha kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Koisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i selisë blu.

Në një intervistë për media, Paloka u shpreh se ai është përgjegjës për situatën në PD, pasi u ka kërkuar strukturave që të manipulojnë votat për Bashën.

Kjo është edhe arsyeja që Paloka nuk është angazhuar më shumë me punimet e Komisionit, pasi vetë ai theksoi se nuk u del dot para demokratëve.

LEXO EDHE:  Situata ekonomike/ PD: Shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Biberaj flet me superlativa: Rezultati për PD do jetë më i lartë se ai i 2005



Më vjen zorë të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE