Connect with Us

Festivali gjerman në Brunswick/ Filmi shqiptar ‘rrëmben’ trofeun e më të mirit

Kultura

Festivali gjerman në Brunswick/ Filmi shqiptar ‘rrëmben’ trofeun e më të mirit

Publikuar

-

/

Filmi shqiptar “Zgjoi” është zgjedhur si më i miri në festivalin gjerman në Brunswick. Ky lajm është bërë i ditur nga faqja zyrtare e filmit, në një postim të shpërndarë në Facebook, teksa kanë shprehur edhe falenderimet e tyre.

Ky film është shpërblyer me çmimin “Die Tilda” për ‘filmin më të mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Braunshvajg.

LEXO EDHE:  Skulpturat më të bukura me faqe libri

Edicioni i 35-të i “Braunschweig International Film Festival” u mbajt në formatin hibrid, ku filmat u shfaqën në kinema dhe online. Në kategorinë “New International Cinema” bashkë me “Zgjoi-n” ishin kandidatë edhe 19 filma të tjerë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Shoqata patriotike shpall konkursin “Interpretuesi më i madh”

Publikuar

-

Nga

Shoqata,  Kontribuesit Atdhetarë Reformatorë Intelektualë e cila është në proces legalizmi në organet e drejtësisë, menjëherë pas daljes së Ilir Metës në kodrat e Korçës, të cilat i quajti male dhe recitoi një vjershë, kuptoi se detyra e saj tashmë është të marrë një inisiativë dhe të krijojë një grup vlerësuesish për të shpallur një fitues, si interpretuesi më i madh.

Dalja e Ilir Metës në kodrat e Korçës, është pasuar nga dalje të tjera artsitë intelektualë, personazhe publikë.

Menjëherë ka reaguar Agron Llakaj, Gjergj Luca, Nar Koka, Salsano Rrapi  e shumë të tjerë pritet të përfshihen në këtë konkurs.

Shoqata e Kontribuesve Atdhetarë Reformatorë Intelektualë, me një diskutim të bordit themelues, menjëherë ka vendosur që të krijojë grupin që do të bëjë vlerësimin, pra komisionin që do të shpallë fituesin si interpretuesi më i madh dhe deri tani janë tre emra të propozuar Endri Prifti, këngëtar, Elvi Fundo, gazetar, Xhevahir Zeneli nga fusha e artit dhe intepretimit.

Këta tre persona janë autorizuar nga shoqata që të marrin dhe të përpunojnë të dhënat për këta interpretues të rinj dhe të vjetër.

Shumica e vjershave të interpretuara prej tyre janë publikuar në faqen zyrtare të CNA.al, në facebook, mund ti gjeni këtu, ku ka me mijëra reagime, komente dhe vlerësime.



Komisioni do të shpallë dy çmime.

Një do të quhet Interpretuesi i madh i popullit, pra atë që kanë ndjekur më shumë, kanë komentuar më shumë dhe ka vlerësuar më shumë publiku dhe një si Interpretuesi më i madh i shoqatës, i cili do të shikohet në bazë kriteresh teknike, nga eksperienca, nga vjersha e zgjedhur, mënyra e interpretimit, si përdor plastikën etj.

LEXO EDHE:  Art me njerëz të vegjël dhe ushqime

LEXO EDHE:  Aktori shqiptar, pjesë e filmit “Bad Boys for Life”: “Si e priti Will Smith kur mësoi origjinën time!”

Pa lënë mënjanë në vlerësim edhe vetë pikët që do të japë populli plus edhe disa kritere specifike, të cilat komisioni do t’i përcaktojë shumë shpejt dhe t’i bëjë ato publike.

Pritet që fituesi, sipas një diskutimi të parë, të bërë në bordin e  shoqatës të shpallë ditën e  Shën Valentinit me 14 shkurt, por do të ketë çmime për të dy fituesit.

Çmimi do të shpallet në ditët në vijim, pasi të dsikutohet edhe njeherë në bord dhe shoqata ka autorizuar sekretarin e Përgjithshëm të saj dhe disa nga nënkryetarët e komanduar deri në procesin e zgjedhjeve të përgatisin një material të plotë në lidhje me çmimet që do të jepen, ku do të jepen dhe se si do të vlerësohen këta interpretues të rinj apo të vjetër.

Shoqata e Kontribuesve Atdhetarë  Reformatorë Intelektualë, fton publikisht të gjithë politikanët, artistët, dhe personazhet publikë të intepretojnë sa më shumë vjersha, poezi patriotike, në mënyrë që gara të jetë e fortë, të ketë larmishmëri dhe fituesi të jetë vërtet ai që e meriton.

Në pritje të poezive tuaja, stafi i shoqatës i falënderon të gjithë iniciatorët kryesisht Presidentin Ilir Meta dhe është i hapur që në bordin e saj të drejtimit të ftojë edhe personazhe të tjera të jetës politikë apo diplomatike, përfshirë këtu kryeministrin e vendit, ambasadorë e të tjerë, apo individë të cilët duan të bëhen pjesë e komisionit që do të shpallin fituesin e këtij konkursi elitar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Laura Llozi, violinistja e talentuar përfaqëson Shqipërinë në Worldvision Music Contest

Publikuar

-

Nga

Laura Llozi është një violiniste e re shumë e talentuar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Worldvision Music Contest, një konkurs prestigjoz ndërkombëtar online.

Violinisjta e talentuar i ka kaluar dy fazat e para me sukses. Teska konkuron mes 48 muzikantëve nga i gjithë globi, ku secili përfaqson shtetin nga vjen, ajo ka nevojë për mbështetjen e votave të publikut për të shkuar në finale.

Të gjithë shqiptarët që duan ta votojnë duhet të kenë adresë e-maili dhe një passëord të çfarëdoshëm (ndoshta dhe vetëm numra) për tu rregjistruar në ëebsite dhe për të hedhur votën. ( Kliko këtu për të votuar).

Por kush është Laura për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë për violinisten e talentuar.

Laura LLozi, është një violiniste e cila gjithashtu rrjedh nga një familje artistësh.

Ajo ka nisur të studiojë për violin që kur ishte vetëm 5 vjeç. Në vitin 2006 (në moshën 6 vjeçare) filloi shkollën në Liceun Artistik në Tiranë nga i cili u diplomua në vitin 2018 (18 vjeç) me rezultate maksimale.

Nga viti 2018 ajo vijon studimet në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Performuese në Vjenë (MDË) në klasën e Stefan Kamilarov dhe nga viti 2019 studion edhe me Maestro Massimo Quarta.

LEXO EDHE:  “Rrëmbehu nga Shqipëria”, një video-reagim ndaj filmit të famshëm “Taken” dhe aktorit Liam Neeson

LEXO EDHE:  Një film i xhiruar i gjithi me iPhone

Laura ka interpretuar në një numër të madh koncertesh si soliste, në muzikë dhome dhe orkestra në Shqipëri, Itali, Francë, Gjermani, Austri, Serbi, Maqedoni, Portugali, Holandë. , Bullgari etj.



Ajo ka qenë e ftuar në disa Festivale dhe ka fituar shumë çmime në konkurse të ndryshme.

Në vitin 2018 është fituesja e kategorisë së instrumenteve dhe çmimit të madh në konkursin “The Virtuos” (i njohur edhe si “Prodiges”) në Tiranë.

Dhe në vitin 2019, ajo është fituese e çmimit të parë në konkursin “Vasco Abadjiev” në Sofje, Bullgari.

Laura është gjithashtu laureate e disa çmimeve në gara të ndryshme si “Këngët e Tokës”, “Pjetër Gaci”, “Tirana Talent”, “ARS Kosova”.

Ajo ishte gjithashtu një finaliste në Muzikantët e Rinj Shqiptarë (Eurovision Young Musicians).

Në vitin 2019 Laura u vlerësua me “Mirënjohjen e Qarkut Tiranë” nga Kryetari i Këshillit Z. Aldrin Dalipi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

Nga Aurel Plasari/ Ç’është heroi semantik?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga intervista në “ExLibris”, 7 dhjetor 2018

Duke iu druar rrezikut për t’i mëveshur historisë aftësi parathënëse, në “konkluzionet” e kësaj historie politike Skënderbeu, në raport me mbasardhësit, është theksuar si hero semantik. Për autorin e kësaj historie kjo do të thotë që, prej gjithë asaj çfarë Skënderbeu përftoi me një vizion gjenial të rrethanave, diçka mbeti. Nuk është fjala për “mësime”, por për atë diçka – sema/shenja – që do të zhvillohej dhe u zhvillua historikisht qoftë edhe në forma nga më të larmishmet, siç ndodh në çdo fushë të vështruar semantikisht si sistem shenjash.

Besoj të kem mundur të argumentoj sesi, përtej rezultatit të realizimit të formacionit politiko-fetar që Šufflay dhe Jirečeku e quajtën “shtetin më të madh të krishterë të Ballkanit”, si dhe përtej amortizimit të impaktit turko-osman ndaj Europës, pikërisht në atë që e quajmë “Shekulli i Skënderbeut”, arbërorët e tij, si popull bashkëndihmues në qëndresën e armatosur dhe në luftërat antiturke, e ndien veten kryekëput europianë. Me të tjera fjalë: e ndien veten pjesëdhënës e pjesëmarrës të një sistemi të përbashkët të menduari e të vepruari.



Šufflay, që e zura në gojë, ka pas dalë në përfundimin se qenë pikërisht “luftërat e Skënderbeut” ato që i dhanë shkas formimit në mbarë Europën të konceptit të një “Arbërie më vete”, e cila për të kishte indicie të ketë vijuar deri në shek. XVII. Do të thotë kjo se, mbi një konstruksion që sot mund të na duket thjesht “fetar”, erdhi e u ngrit në ato kontingjenca një konstruksion i mirëfilltë politik. Ky është një fakt që në historinë e Europës nuk mund të shuhet, si dhe që në historinë e Arbërisë – edhe në u rrekshin – nuk do ta fshijnë dot.

LEXO EDHE:  Ku është Kulture? Cardi B sqaron përse nuk e nxjerr vajzën në internet dhe i japim plotësisht të drejtë

LEXO EDHE:  Ku është Kulture? Cardi B sqaron përse nuk e nxjerr vajzën në internet dhe i japim plotësisht të drejtë

Askush, as ndër arbërorët modernë, nuk do të mundë t’i shpëtojë më ngashënjimit nga ky mnesis politik që rihet e përtërihet prej njërit shekull në tjetrin: është fjala jo për kujtimin e asaj që u quajt Arnavudi apo Arnawutluk, por për Arbërinë e kohës skënderbegiane. “Gjithçka dëfton se deri në pushtimin osman Arbëria kishte ndjekur zhvillimin civil të Europës së atyre kohëve”, ka pas vënë re Francesco Chetta-Schiròi në hyrjen e një punimi të tij rreth familjes së Kastriotëve. Te specialistë të Mesjetës së Arbërisë, si Gelcich, Jorga, Šufflay, Jireček etj., gjenden dendur përshkrimet e kancelarive të zhvilluara të dinastëve arbërorë, si dhe të dhëna për “shkallën mesatarisht të lartë” të viseve ku ata sundonin, për nivelin e tyre të arsimimit, deri edhe përcaktime si: “fisnikët arbërorë ishin të barabartë me aristokracinë e lartë të Italisë”.

 

LEXO TE PLOTE