Fantastik Uzuni/ Talenti beratas shënon dopietë para ndeshjeve të Kombëtares

7 Nëntor 2021, 17:00, Sport CNA
Fantastik Uzuni/ Talenti beratas shënon dopietë para ndeshjeve të

Ferencvaros ka fituar 0-4 me Kisvardan në transfertë. Dueli që vlente për javën e 12 në elitën hungareze ka folur për miqtë, me Myrto Uzunin që ka shënuar dopietë. Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar golin e dytë për të tijtë në të 70 minutë, duke qetësuar skuadrën.

Fundi i sfidës ka buzëqeshur sërish për shqiptarin, që ka gjetur dopietë në 90+1. Myrto fiton kështu derbin me Asanin, Prengën dhe Camaj, teksa mbrojtësit iu anullua një gol nga VAR.

Beratasi Uzuni vjen në sfidat e nëntorit në Kombëtare me dy gola të shënuar, duke i dhënë sinjale të mira trajnerit Reja. Kujtojmë se te legjionarët sot shënoi edhe Cikalleshi dopietë në Turqi. Shqipëria luan me Anglinë dhe Andorrën në 12 dhe 15 nëntor.

Lajmet e fundit nga