E fundit!

x

Ekskluzive-Për herë të parë/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, që dënon analistin e Bashës me burg

7 Nëntor 2021, 10:09, Denoncim CNA
Ekskluzive-Për herë të parë/ Vendimi i Gjykatës së

Anëtari i kryesisë së PD dhe njëherësh analisti i Lulzim Bashës, Fitim Zekthi nuk heq dorë nga gënjeshtra se nuk ka pasur probleme me drejtësinë dhe ndaj tij nuk ekziston një vendim gjykate si i dënuar si mashtrues.

Fitimtar Zekthi, siç ka edhe emrin në vendimet e Gjykatave i rikthehet sërish mashtrimit dhe gënjeshtrës.

I mbrojtur edhe nga tentakulat e Rilindjes dhe disa Lulzimsave të mjeruar, ai mohon  të jetë dënuar për mashtrim, ndërkohë, që vendimet e Gjykatave në të gjitha shkallët thonë ndryshe.

CNA.al ka publikuar kallëzimin penal, vendimin e gjykatës së shkallës së Parë të Elbasanit dhe vendimin e Apelit dhe sot e sfidon atë duke sjellë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, që vërteton dënimin e tij, atë dënim që ai thotë se është amnistuar. Ne publikuam edhe disa shkriime pas sqarimit të Fitim Zekthit se nuk kishte dënim ndaj tij, dhe pritëm që ai ti tregonte publikut vendimin e pafajësisë nga gjykata. Fitimi si mashtrues i dënuar nuk publikoi asgjë ndaj po ja sjellim ne publikut vendimin.

Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi, ka lënë në fuqi vendimet e Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan dhe vendimin e Apelit.

Me anë të vendimit numër 524 të datës 16.10.2009, Gjykata e Lartë ka marrë vendim të mos pranojë rekursin e  të gjykuarit Fitimtar Zekthi, duke lënë kështu në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan dhe të vërtetuar edhe nga Apeli, ku Zekthi dënohej me 6-muaj burg për veprën penale “mashtrimi”.

 

Gjykata e rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin numër 246, datë, 03.11.2003 ka vendosur të deklarojë fajtor të pandehurin Fitimtar Zekthi për veprën penale të mashtrimit ndaj të dëmtuarit I.Zekthi, parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal dhe dnëimin e tij me gjashtë muaj burg.

Gjykata e Apelit në Durrës, me vendimin numër 123, datë 07. 04.2008 la vendosur lënien në fuqi të vendimit penal numër 246, datë 03.11.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

A duhet të hetohet edhe për dekriminalizimin

Fitimtari që ka emrin e në vendimet e gjykatave, ka gënjyer edhe në formularin e dekriminalizimit, duke thënë se dënimi është amnistuar.

Janë organet e drejtësisë, si Prokuroria dhe tre shkallët e gjyqësorit që pohojnë se Fitim Zekthi ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Ai  ka mashtruar kushërirën e tij V. Zekthi dhe babain e saj, duke i marrë një shumë prej 2 milionë lekësh në këmbim të një vizë turistike që nuk ia nxorri kurrë.

Përveçse i mori paratë ai i mori edhe pasaportën dhe nuk ia ktheu më, gjë që e pranon edhe vetë, në një reagim të mëhershëm.

Duke mohuar dënimin ai ka bërë një tjetër krim, ka gënjyer në formularin e dekriminalizmit, me pretekstin se dënimi është amnistuar. Ndërkohë që nuk ka ndonjë vendim për aministimin e dënimit të tij.

Gjykata e lartë i ka vënë vulën dënimit të Zekthit me burg dhe nuk ka amnistuar dënimin e tij siç ai pretendon./CNA.al

Fitim Zekthi mashtron publikisht/ CNA.al e sfidon

 

Dokument-Si u denoncua për mashtrim analisti i Bashës/ Fitim Zekthi mori paratë dhe u zhduk

Dokumenti-Fitim Zekthi kërkoi 2 milionë lekë për një vizë angleze/ Zbardhet dëshmia e denoncueses

Apeli rrëzoi analistin e Bashës/ Zbardhet vendimi, dënimi me burg nuk u shua

Fitim Zekthi mashtron publikisht/ CNA.al e sfidon

Lajmet e fundit nga