LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy sfidat e radhës në Superiore, këto janë ekipet që zbresin sot në fushë

7 Nëntor 2021, 07:40, Sport CNA
Dy sfidat e radhës në Superiore, këto janë ekipet që

Sot, në orën 13:45 do të luhen dy ndeshjet e tjera të javës së tetë në Kategorinë Superiore. Në stadiumin e qytetit të Laçit, skuadra kurbinase do të presë kampionët në fuqi të Shqipërisë, Teutën në një përballje që premton spektakël.

Ekipi durrsak kërkon që të ruajë hapin e kryesuesve të Tiranës, ndërsa skuadra e Mirel Josës synon vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Sfida tjetër në orën 13:45, është ajo mes Kastriotit dhe Partizanit, e cila do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Kamzës.

Të dyja ekipet ndodhen në dy vendet e fundit, me ?demat? që janë në kërkim të kthesës dhe fitores së parë në këtë edicion të Superiores, ndërsa ekipi krutan kërkon që të largohet nga ai vend në klasifikim.

Laçi-Teuta 13:45
Kastrioti-Partizai 13:45

Lajmet e fundit nga