Connect with Us

Dështimi i Rilindjes në infrastrukturë/ Dy akset kryesore që kanë ngelur rrugëve

Politikë

Dështimi i Rilindjes në infrastrukturë/ Dy akset kryesore që kanë ngelur rrugëve

Publikuar

-

/

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamje nga loti i dytë i rrugës Korçë-Ersekë.

Ky është kantieri i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, e cila shkurton ndjeshëm lidhjen e Kolonjës me Korçën dhe e integron më së miri pasurinë natyrore e historike të Kolonjës në paketën turistike e zhvillimore të qarkut të Korçës”, shkruan Rama.

Pavarësisht asaj që del nga zyra e Kryeministrisë, realiteti i kësaj rruge është ndryshe.

Punimet kanë tetë vite që kanë nisur, që në vitin 2013 dhe e lënë pa fonde vijon të ecë me hapat e breshkës.

Aksi Korçë-Ersekë dhe rruga Qukës-Qafë Plloçë janë prova e qartë e dështimit të Edi Ramës në infrastrukturë.

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, i konsideruar si një nga segmentet më të rëndësishme të Juglindjes që do të bënte të mundur shkurtimin e një distance të konsiderueshme me kryeqytetin, duket se nuk do të përfundojë kurrë.

LEXO EDHE:  Basha e pranon: I dhash shansin e dytë Ramës

Projekti strategjik i nisur rreth një dekadë më parë, do të duhet të ndikonte në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, por sot pas 7 vitesh nga tenderimi, ajo që ka mbetur është vetëm një kantier i braktisur dhe një rrugë e lënë në mëshirë të fatit./CNA.al

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, provë e dështimit të Rilindjes

Foto ekskluzive/ Rruga Qukës-Qafë Plloçë, segmenti i lënë në mëshirë të fatit, nuk mbaron prej një dekade

Rrugët e lëna rrugëve/ Si gënjeu publikisht kryeministri për aksin Qukës-Qafë Plloçë

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, provë e dështimit të Rilindjes

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rama kreu një akt skandaloz dhe fyes”/ Faktet që e vënë me “shpatulla pas muri”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar si akt skandaloz dhe fyes të kryeministrit Edi Rama ndaj Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, përjashtimin e tyre nga ceremonia në Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani rendit faktet, që sipas tij tregojnë fyerjen që Rama ka bërë ndaj të gjithë komunitetit të besimtarëve mysliman në Shqipëri.

Edi Rama kreu një akt skandaloz, të turpshëm dhe fyes dje, duke përjashtuar nga ceremonia në Xhaminë e Et’hem Beut në Kryeqytet, Kryetarin dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Akt fyes jo vetëm ndaj të gjithë komunitetit të besimtarëve mysliman në Shqipëri por edhe ndaj të gjithë shqiptarëve, ndaj shtetit shqiptar, ndaj kodeve zakonore dhe atyre shtetërore.

Shqipëria është një shtet laik, ku feja është e ndarë nga shteti dhe politika, por ajo është ndjeshmëri dhe përkatësi e fortë e miliona njerëzve.

Objektet e besimit, xhamitë, kishat, teqetë, sinagogat, etj., nuk janë pronë e shtetit, aq më pak e qeverisë dhe për më tepër e dënueshme në të gjitha dimensionet kur përdhoset me akte politike.

Edi Rama i ka konsumuar në mënyrë të turpshme dje të gjitha dimensionet e një akti fyes, përdhosje e pushtimi, ndaj një vendi të shenjtë, jo politik dhe në pronësi të dikujt tjetër të cilët i përjashtoi e nuk i lejoi të administronin pronën e tyre në një ceremoni të rëndësishme.

Edi Rama nuk ka kurrfarë tagri e asnjë të drejtë elementare të përcaktojë se kush duhet të jetë e kush nuk duhet të jetë drejtues apo përfaqësues të komunitetit Mysliman të Shqipërisë.



LEXO EDHE:  “Kongresi i derrave të kënaqur”/ Vasili lëshon gojën

LEXO EDHE:  Vrau bashkëfshatarin për një vend në varreza/ Vetëvaret në burgun e Krujës 47 vjeçari

Ai nuk ka kurrfarë mundësie apo pushteti të marrë apo administrojë pronat e një komuniteti të caktuar fetar në këtë shtet, të cilin nuk do mundet ta kthejë dot në një karikaturë, siç janë reminishencat e subkoshiencës së tij, për shtetin, shoqërinë, qeverisjen, dinjitetin, integritetin.

Minimalisht, kryeministri i këtij vendi duhet të lexojë dy faqe histori nga Kongresi i parë i atij komuniteti në vitin 1923 për të kuptuar vlerat e respektit, dinjitetit, të drejtës, integritetit dhe deryrat e seicilit prej aktorëve të kësaj shoqërie.

Një nga vlerat më të mëdha jo vetëm të aspektit paqtues shoqëror por edhe të ruajtjes së identitetit tonë kombëtarë ka qenë harmonia dhe respekti i ndërsjelltë midis komuniteteve fetare dhe i shoqërisë në raport me ato komunitete.

Ndoshta nga të pakta dimensione që i ngjit shqiptarët në majën e vlerësimit të hierarkisë botërore.

Me aktin e djeshëm në Xhaminë e Et’hem Beut, Edi Rama i ka dhënë një goditje të pabesë dhe të turpshme këtij dimensioni mbarë kombëtarë dhe një mesazh fyes e refuzimi për t’i konsideruar e respektuar besimtarët mysliman të këtij vendi.

Unë shpresoj shumë dhe uroj që besimtarët e këtij komuniteti ta injorojnë totalisht këtë akt provokator e intrigant të Edi Ramës pasi formimi i tij, morali i tij, modeli i tij, synimi i tij, kënaqësitë e përmbushjet e tij janë veç skandalet.

Vlerat e shoqërisë sonë janë të një dimensioni tjetër.

Ato mund të provokohen, lëndohen e minohen nga akte të tilla si ai i djeshmi, por kurrsesi nuk do të tjetërsohen e aq më pak të zhbëhen.”-shkruan Bujar Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mesazhi i ministres gjermane për Europën/ Luhrmann pro “Ballkanit të Hapur”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

“Ne mbështesim nismat e bashkëpunimit të krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këtu të përfshihen të gjashta vendet dhe nismat duhet të jenë gjithëpërfshirëse.  Duhet të ngrihet tregu i përbashkët rajonal. 4 liritë e mëdha, e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, janë thelbësore për zhvillimin e rajonit”.

 Kështu ka deklaruar nga Tirana ministrja gjermane për Europën, Anna Luhrmann, pas takimit që zhvilloi me zv. Kryeministrin Arben Ahmetaj

Sipas saj procesi i Berlinit mbetet i një prioriteti të madh edhe për Qeverinë e re të Gjermanisë.



Luhrmann, është shprehur me nota pozitive sa u përket reformave që ka ndërmarë Shqipëria, si kushte për t’u integruar zyrtarisht në BE.

“Për mua është e rëndësishme të dërgoja një mesazh këtu në Shqipëri, ndaj dëshiroj të bëj të qartë se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor kanë një perspektivë të qartë drejt Bashkimit Evropian. Në bashkëpunojmë ngushtësisht në shumë sektorë. Pikërisht këtë vit kur Shqipëria ulet për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB ne gëzohemi që do të mund të mbështetemi te Shqipëria si partner i besueshëm.  Shqipëria ka bërë hapa para edhe në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar. Kjo meriton një lavdërim të madh. Në këtë rrugë do të duhet të vijohet më tej me vendosmërinë. Dhe këtu janë të nevojshëm si Qeveria dhe opozita, hapat pas do ta dëmtonin procesin”, është shprehur Luhrmann./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Ahmetaj pas takimit me Luhrmann: Shpresojmë në 6 muajt e ardhshëm

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ministrja gjermane e Europës, Anna Luhrmann është takuar sot me zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj.

Pas takimit ku kanë biseduar për çështjen e integrimit, Ahmetaj- Luhrmann, kanë dalë në një konferencë për shtyp.

“Shqipëria vazhdon të referojnë një mbështetje rreth 90% për procesin e integrimit në BE, i shpreha keqardhjen se tashmë ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, sot që flasim nuk k asnjë vend anëtarë të BE që të ngrejë një problematikë në Shqipëri, që të pengojë hapjen e negociatave, edhe pse Komisioni e konfirmon këtë, akoma besoj në 6 muajt e ardhshëm shpresojmë të kemi hapjen formale të negociatave, në bazimin e meritës ku Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë. Jemi gati të kapim kohën e humbur. Ndava falënderimin për kontributin e qeverisë gjermane dhe i kërkova që Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet si një vakum për mundësi për lojëra të vendeve të treta. Nuk lamë pa theksuar elementin e sigurisë, hapja e negociatave jep një sinjal shumë të fortë për garancinë e të ardhmes në BE, vetë procesi i integrimit është reforma e thella sektoriale dhe këto element e bëjnë integrimin strategjik”,  ka thënë Ahmetaj.



LEXO EDHE:  “Një skandal i vërtetë”/ Nishani reagon i revoltuar: Qytetarët t’i japin dënimin e merituar Ramës

LEXO EDHE:  Basha jep intervistë duke ngarë makinën/ Ironizon Ramën: Timoni i takon shoferëve

Numri dy i Qeverisë, Ahmetaj, ndërsa ka treguar detajet e bisedës me Luhrmann, ka nënvizuar se shpreson që në 6 muajt e ardhshëm të kemi hapjen formale të negociatave.

Megjithëse komisioni ka 3 vite rrjesht që konfimon se Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë, shpresojmë në 6 muajt e ardhshëm të kemi hapjen formale të negociatave. Ashtu si KE e ka theksuar hapja e negociatava ëhstë i bazuar në parimin indivuadual”, është shprehur Ahmetaj./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE