LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Conte debuton në Premier Ligë me Tottenham/ Transferta për Liverpool e Atleticon! Derbi i Milanos premton spektakël

7 Nëntor 2021, 10:15, Sport CNA
Conte debuton në Premier Ligë me Tottenham/ Transferta për

E diel plot ndeshje interesante! Përveç Kategorisë Superiores, që sot vjen me takimet Laçi-Teuta (13:45) dhe Kastrioti-Partizani (13:45), priten duele të forta dhe të luftuara edhe në Premier League, Bundesligë dhe La Liga dhe Seria A.

Arsenali pret në fushën e vet Watford, përballje që fillon prej orës 15:00. Moment i mirë për ?Topçinjtë? e Mikel Artetës, të cilët do të tentojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Në të njëjtin orar luhen edhe ndeshjet Everton-Tottenham dhe Leeds United-Leicester City. Antonio Conte do të debutojë si trajner i Spurs në kampionat. Transfertë e vështirë, por dhe tifozët presin një rezultat pozitiv.

Në të njëjtin orar luhen edhe ndeshjet Everton-Tottenham dhe Leeds United-Leicester City. Antonio Conte do të debutojë si trajner i Spurs në kampionat. Transfertë e vështirë, por dhe tifozët presin një rezultat pozitiv.

West Ham-Liverpool fillon në 17:30 dhe është çifti që mbyll javën e 11-të në ishull. Sfidë e zjarrtë, ?Çekiçët? po zhvillojnë një tjetër sezon shumë të mirë dhe renditen në vendin e katërt, ndërsa djemtë e Jurgen Klopp një pozicion më lart.

Kalojmë në Bundesligë, aty ku dita fillon me Hertha Berlin-Bayer Leverkusen, përballje që fillon në orën 15:30. Koln-Union Berlin është ndeshja që do të nisë dy orë më pas, ndërsa në 19:30 na pret dueli Greuther Furth-Eintracht Frankfurt.

Shumë interesante dhe të forta edhe ndeshjet e ditës në La Liga. Atletico kampione viziton Valencian, takim që starton në orën 16:15. Fitorja e mundshme ngjit ?Colchoneros? në vend të dytë me dy pikë larg Realit kryesues, por prova që duhet kaluar sot nuk është aspak e thjeshtë.

Në darkë derbi i Andaluzisë. Betis pret Sevillan në ?Estadio Benito Villamarín?, duke nisur prej orës 21:00. Skuadra ndodhen në formë të mirë sportive dhe renditen në vend të tretë (Sevilla), ndërsa vendasit mbajnë pozicionin numër pesë në renditje.

Pa harruar edhe derbin Milan-Inter që është padyshim më i rëndësishmi i mbrëmjes së sotme.

Lajmet e fundit nga