Connect with Us

Bashës i bojkotojnë mbledhjen e Kryesisë së grupit

Politikë

Bashës i bojkotojnë mbledhjen e Kryesisë së grupit

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kredemokrati Lulzim Basha mblodhi pasditen e sotme Kryesinë e Grupit Parlamentar në selinë blu.

Takimi që zgjati më pak se një orë, duket se është bojkotuar nga shumica e demokratëve.

Sipas burimeve të CNA.al, mbledhjes së thirrur me urgjencë nga Basha, nuk i janë përgjigjur Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këllici, ejt.

Nervozizmi i Bashës, u vu re dhe gjatë prononcimit për mediat, ku sulmoi ashpër ish kryeministrin Sali Berisha, për të cilin tha se është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Rama mbledh qeverinë/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në Laç

Kjo ‘fryerje’ e Bashës vjen në një moment kur e gjithë struktura e  FRPD, i ka dalë kundër duke u bashkuar me ‘foltoren’ e organizuar nga ish kryeministri Sali Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Berisha tregon çfarë do ndodhë ditën e dielë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për lëvizjen e Komisionit të Rithemelimit dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Berisha u shpreh se në zgjedhjet e 6 marsit do të aplikohet standardi i primareve që është mirëruar në statutin e PD, ndërsa shton se ditën e dielë do të nisë faza e zgjedhjes së kandidatëve në të gjashta bashkitë.

Ky është një revolucion i pandalshëm. Është i pandalshëm pjesëmarrja në zgjedhje. Po aplikojmë standardin e primare që është mishëruar në statutin e PD.



Ditën e dielë do jenë në të gjitha bashkitë. Nëse do ishte datë e zakonshme ti këtë e filloje katër muaj para. Tani kemi 45 ditë kohë dhe të dielë kemi përcaktuar primaret. Kandidaturat po paraqiten. Ata e dinë që nuk kanë kohë dhe askush nuk i detyron të kandidojnë. Kemi plot kandidatura. Të dielë do kemi garë. Votimi është të dielë. Votimi nga anëtarësia është më mirë se emërimi nga Kryesia. Zgjedhësit e PD pajisen me një kartë dhe ai merr kartën e zgjedhsit të PD.

Në Shkodër janë rreth 20 persona. Lista konkludohet nesër”, tha Berisha./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Duka tregon qëndrimin për zgjedhjet e 6 marsit

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka treguar qëndrimin e partisë së tij për zgjedhjet e 6 marsit.

Duka theksoi se kanë zgjedhur të mbështesin kandidatin si individ dhe jo grupimin në të cilin bën pjesë.

“Kemi zgjedhur të mbështesim kanidatin si individin dhe jo grupimin në të cilin bën pjesë. Në bashki të ndryshme mund të ketë kandidatë me peshë të ndryshme. Do zgjedhim kandidatin që është më i pëlqyer nga qytetarët, s’ka rëndësi është i Bashës apo i Berishës”, tha Duka.

LEXO EDHE:  Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave/ Berisha tregon si po përdor Rama mjekët

LEXO EDHE:  Video për të mos u humbur/ Berisha zbulon si do ti fitojë Rama zgjedhjet



Ai theksoi se në Durrës do preferojnë atë kandidat që do tentojë të fitojë bashkinë.

“Në këto kushte ne do shohim një kandidat preferencial atë që mendojmë se është më i preferuar për qytetarët. Do shohim nëse ka ndonje premisë që ndonjë kandaditat të mund të premtojë më shumë dhe ne ta mbështesim në mënyrë që ato vota që kemi t’ja japim atij”, tha Duka./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nikoll Lesi “shpërthen” ndaj deputetëve të Bashës/ O mosmirënjohës, Berisha ju bëri njerëz ju nuk i jepni as dorën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish kryeministri Sali Berisha ishte paraditen e sotme në Kuvend, ku nga Foltorja foli për një sërë problematikash, për situatën politike dhe shqetësimet e qytetarëve.

Por ajo që ra në sy, ishte indiferentizmi i deputetëve të Lulzim Bashës, të cilët bënin sikur nuk e shikonin ish kryeministrin.

Lidhur me këtë veprim, ka reaguar ashpër edhe analisti Nikoll Lesi, i cili në një postim i cilëson deputetët e Bashës si mosmirënjohës, ndërsa shton se ishte Berisha që i bëri ata njerëz, ndërsa tashmë këta nuk i japin as dorën ish liderit të demokratëve.

Postimi i Lesit:

Sot shkoi në parlament, pas 4 muajve mungesë prej “Foltores”, ish-kryeministri Berisha.

Foli, trazoi, turbulloi qetësinë e parlamentit dhe iku. Por ajo që ra në sy ishte se vetëm një deputet i PD-së, Tomorr Alizoti, i dha dorën Berishës. Të tjerët deputetë nga radhët demokrate as nuk ngritën kokën për ta parë në sy kur ai doli e foli në podiumin e Kuvendit.

Bënin sikur nuk e shikonin!

Dakort se Basha ka shkuar deri në armiqësi me të, por të tjerët deputetë që para 9 shtatorit 2021 ngriheshin në këmbë apo turreshin me vrap ti jepnin dorën?! Natyrisht që sejcili ka bindjen vetjake apo interesin e momentit të pijë kafe me të, por së paku mirënjohja dhe respekti duhet të mbizotërojë te njeriu, aq me tepër kur flitet për “baballarët e kombit”. Kamera e TV kapi deputetët e PD-së të cilët kanë kaluar në anën e Bashës, që kur kaloi Berisha afër tyre në sallën e Kuvendit, bënin sikur nuk e kishin mendjen nga ish-lideri i tyre dhe shtrydheshin sikur po flisnin kokë me kokë!



LEXO EDHE:  “O zot, sa njeri i zi...”/ Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar Berishën

LEXO EDHE:  Rama mbledh qeverinë/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në Laç

Edhe njëherë më duhet të sqarojë se nuk flitet se një dhënie dore apo përshendetje të bën të ndryshosh kauzën apo qëndrimin tënd në këtë duel Basha-Berisha.

Kjo lidhet me kulturën e munguar shqiptare, sidomos në politikë, që MOSMIRËNJOHJEN e ka si udhë për të bërë karrierë apo për të rrujt ndojë tendër ngqa buxheti i shtetit.

Po kështu ka ndodhur me ish-kryeministrin Fatos Nano, kur ra nga pushteti në shtator 2005, kur humbi edhe PS-në. Jam dëshmitar se si në hotel Rogner, asokohe, Nano rrinte vetëm me Bashkim Finon dhe kur kalonin deputetë apo ish-ministra të kohës së tij bënin sikur nuk e shikonin. Ose kur përballeshin, ndërronin udhë!

“Kultura” e mosmirënjohjes është e përhapur në Shqipëri, por sidomos në Tiranë te pjesa e politikës, por jo vetëm.

Kështu do t’i ndodhë me vonë edhe Edi Ramës, sapo të ikë nga pushteti. As Elisa Spiropali nuk do ta respektojë!

Le pastaj kryebashkiakët që do të jenë të parët që do të flasin për bëmat e Edi Ramës, si dikur Beria për Stalinin!

E kjo vjen se dhe vetë këta liderë apo ish-lider kanë zgjedhur jo meritokracinë në drejtim por servilët, shërbetorët,etj.

Dhe natyrisht kjo kategori, pa dinjitet, kështu vepron kur bien nga kali ata që i kanë emëruar pa meritë!/E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE