LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet identiteti/ Kush është i riu që u plagos në këmbë

6 Nëntor 2021, 18:55, Kronika CNA
Zbardhet identiteti/ Kush është i riu që u plagos në

Policia ka zbardhur identitetin e të riut, i cili mbeti i plagosur në zonën e ish Bllokut.

Përmes një njoftimi nga policia, bëhet me dije se i plagosuri është shtetasi me inicialet I.SH 32 vjeç, ndërsa autori është shtetasi K.M 38 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Fale reagimit të menjehershëm të shërbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të plagosjes me armë  të një shtetasi si dhe bllokimi i mjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi I ngjarjes.

Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur ?Shallvaret? në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri  shtetasi I. Sh, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit K. M, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip ?Benz? që u përdor nga autorët për t?u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj./CNA.al

Lajmet e fundit nga