Connect with Us

VIDEO/ Derbi i Mançesterit nuk ka histori, qyteti ngjyroset përsëri blu

Premier Liga

VIDEO/ Derbi i Mançesterit nuk ka histori, qyteti ngjyroset përsëri blu

Publikuar

-

/

Derbi i Mançesterit vishet përsëri me ngjyrat blu. Mançester Siti mundi pastër me shifrat 2-0 Mançester Junajtid në “Old Traford” duke vendosur edhe më shumë nën trysni Ole Gunar Solskjaer.

Mançester Junajtid kërkonte t’u kthente entuziazmin tifozëve në kampionat, pasi kishte humbur në fushën e vet edhe dy javë më parë përballë Liverpulit. Por që në fillim të ndeshjes u duk qartësisht se si do të shkonte sfida, pasi Kanselo harkoi në zonë topin dhe Beili gaboi gjithçka duke e dërguar sferën në rrjetën e portës së tij. Junajtid rriti trysninë me kalimin e minutave dhe kishte një mundësi të mirë me Ronaldon, por Ederson grushtoi.

Por ishte De Gea heroi i vërtetë i “djajve të kuq”, duke bërë pritje të njëpasnjëshme për të larguar rrezikun nga katërkëndori, pas gjuajtjeve të Gabriel Zhezus, De Bryjn apo edhe Lindelof i cili rrezikoi autogolin e dytë. Por edhe gardiani pat një moment pasigurie, duke mos kontrolluar gjuajtjen e Bernardo Silva i cili dyfishoi shifrat para fundit të pjesës së parë.

Junajtid u mundua të rriste trysninë në pjesën e dytë, por çdo gjë ishte shumë më e lehtë për t’u administruar nga Siti, që kontrolloi lojën dhe iu afrua edhe golit të tretë me anë të Foden i cili goditi shtyllën. Kështu, ndeshja u mbyll me shifrat 2-0 dhe konfirmon Sitin si pretendent, e Junajtid në krizë rezultatesh që rrezikojnë gjithnjë e më shumë pankinën e Solskjaer.

MANÇESTER JUNAJTID 0-2 MANÇESTER SITI

Beili (ag) 7′, B. Silva 45′

-GOLI I BERNARDO SILVAS


-GOLI I BEILIT

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Të çmendur pas Brojës, tifozët thirrje sulmuesit të Kombëtares: Dëgjo prindërit Armando, firmos me Sauthemptonin!

Publikuar

-

Tifozët e Sauthemptonit nuk duan asgjë më shumë sesa të shohin sulmuesin e tyre kryesor këtë sezon, Armando Brojën, që të transferohet përfundimisht në “St Mary’s” këtë muaj.

Talenti i sulmit kuqezi, aktualisht i huazuar nga Çelsi, po bind gjithnjë e më shumë për potencialin e tij me 7 golat që ka shënuar në 20 ndeshje me skuadrën e Ralf Hazenhytelit.

Klubet kanë nisur bisedimet për një transferim të mundshëm të 20-vjeçarit te “Shenjtorët” që këtë muaj.

Tekniku austriak konfirmoi se edhe familja e Brojës ka shprehur dëshirën për transferimin e djalit të tyre në Sauthempton, ndërkohë që drejtori i klubit, Martin Semens, ka nisur bisedimet me drejtoreshën e Çelsit, Marina Granovskaia, për opsionet e së ardhmes së lojtarit.

Të gjitha alternativat janë në tavolinë, përfshirë edhe huazimin për një tjetër sezon të sulmuesit.



THIRRJET – Ndërkohë që një postim i Brojës në “Twitter” ka entuziazmuar tifozët, të cilët i kërkojnë që të transferohet në klubin e tyre, faqja zyrtare e klubit në “Twitter” postoi një foto të sulmuesit me inicialet e tij AB shoqëruar nga një yll.

Broja komentoi me një zemër ndërsa mbështetësit e Sauthemptonit i shkruanin:

“Dëgjo prindërit Armando… firmose kontratën”. Çelsi është i hapur për të gjitha opsionet për të ardhmen e produktit të akademisë së tyre.

Sipas “Evening Standard”, përgjigja e bluve të Europës për Sauthemptonin nuk do të vonojë për një kohë të gjatë, përkundrazi, do të mbërrijë brenda kësaj jave.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Ylli i Arsenalit fillon të flasë shqip, ngacmon Xhakën në TikTok

Publikuar

-

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, ishte pjesë e një loje në TikTok, me figurën e famshme për shqiptarët Kozak Braçi. Por në këtë live nuk munguan dhe komentet nga lojtarët e Arsenal, ku spikat ai i sulmuesit Aleksandër Lakazet.

Sulmuesi francez me komentet e tij shkruan: “GRANIT!! A JE MIRË??”, duke tërhequr vëmendjen e shumë shqiptarëve që po e ndiqnin.



Ky koment u prit shumë mirë nga ndjekësit, por nuk ishte i vetmi. Pas kësaj Lakazet shkruan sërish: “Granit, ha disa Mantija” dhe më pas i përshëndet, ku në përshëndetje vendos dhe një emoji të flamurit të Kosovës.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Eriksen pranë firmës me Brendfordin në Premier League

Publikuar

-

Ish-mesfushori i Interit dhe Totenhem, Kristian Eriksen, është pranë nënshkrimit me Brentford. Klubi anglez kërkon shërbimet e 29-vjeçarit duke i ofruar një kontratë 6-mujore.

Pas atakut kardiak që Eriksen kaloi në EURO 2020 kundër Finlandës, ai nuk ka luajtur më asnjë minutë në futbollin profesionist. Inter i ndërpreu kontratën danezit sepse nuk dëshironte të rrezikonte më shumë gjendjen e tij shëndetësore.



Duket se Eriksen nuk dorëzohet dhe kërkon me patjetër të jetë pjesë e botërorit “Katar 2022” dhe po kërkon për një ekip. Sipas “The Athletic” Brentford ka gati një ofertë 6-mujore për mesfushorin.

Gjithashtu aty ai do të bashkoheshe dhe me bashkatdhetarin e tij Tomas Frenk, i cili është tekniku i Brentford dhe mendon se mund ta ndihmojë Eriksen të kthehet sërish në futbollin e luajtur.

LEXO TE PLOTE