Video- Anila Hoxha shpëton për një fije peri/ Policia e shtyn drejt greminës gjatë raportimit

6 Nëntor 2021, 15:13, Aktualitet CNA
Video- Anila Hoxha shpëton për një fije peri/ Policia e shtyn

Gazetarja e njohur e kronikës Anila Hoxha ka shpëtuar për një fije peri, gjatë një raportimi nga vendi i ngjarjes ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit, Ruzhdi Hoxha

Në një moment, një efektiv policie e ka shtyrë gazetaren e cila ishte pranë shiritit të verdhë që vendos policia për skenën e krimit.

Kjo nuk është e gjitha pasi gazetarja gjendej buzë greminës dhe mund të kishte rrezikuar jetën së bashku me një koleg të sajin, por për fatin e saj të mirë i priti një degë peme.

Operatori që po e filmonte e ka ndihmuar gazetaren të ngrihej, e cila nuk e ka mbajtur dot veten dhe ka nisur t?i bërtasë policit.

?Çfarë polici je ti more, copa e injorantit. Po nuk ke faj ti, fajin e kanë ata që ju mbajnë në punë?.? i drejtohet ajo policit e irrituar.

Më pas shton: ?Shpëtova për pak, u kapa tek pema?.

Hoxha e ka paralajmëruar policin se do ta kallëzojë penalisht për këtë që ndodhi: ?Do të denoncoj dhe do merrem personalisht me ty. Rrugaç.?

Pas incidentit, gazetarja nisi të fliste me kolegët të cilëve u sqaroi se çfarë ndodhi: ?Më hodhi në humnerë, nuk po bëja asgjë. Po rrinim në shirit. Unë nuk jam person që sulmoj policinë, po rrinim në shirit. Kjo është e llahtarshme. Më hodhi ore.?

Më poshtë një video nga momenti i incidentit i publikuar nga gazeta Panorama./hashtag

Lajmet e fundit nga