LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U gjet i pajetë në malin e Dajtit/ RENEA nxjerr nga humnera trupin e biznesmenit

6 Nëntor 2021, 16:27, Kronika CNA
U gjet i pajetë në malin e Dajtit/ RENEA nxjerr nga humnera trupin e

Forcat e Policisë RENEA kanë nxjerrë nga humnera  trupin e pa jetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili ishte denoncuar prej 15 ditësh si i humbur. Për shkak të terrenit të vështirë, policia kërkoi ndërhyrjen e forcave RENEA, të cilët arritën ta nxjerrin trupin e pa jetë pas disa orësh.

Trupi i pajetë i biznesmenit do të dërgohet në morg, ku do i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.

Biznesmeni u gjet i vrarë në zonën e Qafës së Mollës në Malin e Dajtit.

Ruzhdi Hoxha ishte vrarë me armë zjarri dhe më pas trupi i ishte groposur për të humbur gjurmët. Për shkak se trupi është gjetur pjesërisht i dekompozuar, mendohet se Ruzhdi Hoxha të jetë ekzekutuar që ditën që është rrëmbyer, pra dy javë më parë.

Një ditë më parë është gjetur xhupi i tij me njolla gjaku dhe një shenjë plumbi i hedhur mes shkurreve në Qafë Mollë dhe më pas përmes nuhatjes së qenëve të policisë vetëm sot është gjetur edhe trupi i pajetë i mbuluar me zhavorr në Dajt./CNA.al

Lajmet e fundit nga