Connect with Us

Trupi i biznesmenit u gjet i mbuluar me zhavorr/ Dyshohet se u vra nga shoku i tij

Kronika

Trupi i biznesmenit u gjet i mbuluar me zhavorr/ Dyshohet se u vra nga shoku i tij

Publikuar

-

/

Policia ka dalë me të dhëna zyrtare për gjetjen e trupit të pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Si rezultat i kërkimeve dhe punës hetimore 10 ditore të bërë nga grupi hetimor në Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë u bë e mundur grumbulllimi i provave për autorësinë e kësaj ngjarje dhe mesditën e djeshme si rezultat i kërkimeve, shërbimet e policisë bënë të mundur që në zonën e Dajtit të gjenin një xhup ku pas verifikimeve rezultoi se i përkiste shtetasit Ruzhdi Hoxha.

Nisur nga gjithë provat e grumbulluara, paraditen e sotme, Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Nr.4, Forcat Shqiponja, Fnsh dhe Instituti i qenëve të Policisë nën koordinimin e Depaatamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua një operacion kërkimi masiv në të gjithë zonën e Dajtit.

Si rezultat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë , mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 70 mijë euro në portin e Durrësit/ Pranga dy shoferëve

Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Ndërkohë, po si rezultat i punës hetimore të kryer nga Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, është bërë e mundur zbardhja e autorësisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi , i arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë , si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarje dhe të kryerjes se procedurave ligjore për ndalimin e autorit të kësaj ngjarje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shembja e banesave tek “5 Maji”/ Policia: Nën hetim katër persona

Publikuar

-

Nga

cna kronike

Policia ka proceduar penalisht katër persona, pas aksionit të prishjes së shtëpive në 5 Maj.

Të proceduarit penalë janë: M., 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

“Gjatë zbatimit të VKM me Nr. 533, të nisur mëngjesin e sotëm për prishjen e disa objekteve në zonën e “5 Majit”, një grup banorësh kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit:

LEXO EDHE:  Prishja e pazareve per drogen, zhduket ne menyre misterioze 38-vjeçari

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 70 mijë euro në portin e Durrësit/ Pranga dy shoferëve



– E. M., 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

– K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Këta shtetas, në rrugën “5 Maji” kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në aksin Elbasan-Papërr/ Makina përmbyset në mes të rrugës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Papërr. Sipas asaj që raportohet në media, në fshatin Papërr, makina është përmbysur në mes të rrugës.

Mësohet se, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa dëmtime të rënda.



Ndërkohë në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po heton mbi rrethanat e aksidentit./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Makina përplas rëndë të moshuarin në Kukës/ Niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Pogradec në fashtin Vërri.

Mësohet se një motomjet është përplasur me një makinë tip ‘Mitsubishi’. Për pasojë drejtuesit I motomjetit ka mbetur i plagosur .

Pogradec/Informacion paraprak



Mesditën e sotme, jemi njoftuar se në fshatin Vërri, Njësia Administrative Proptisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor një motomjet me drejtues shtetasin D. L., rreth 29 vjeç, me mjetin tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin S. Gj.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 70 mijë euro në portin e Durrësit/ Pranga dy shoferëve

LEXO EDHE:  Meta tregon "dhëmbët"/ Kthen në Kuvend një tjetër ligj 

Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit D. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE