Connect with Us

Tritol makinës së asistentes të ish-Ministrit të Drejtësisë/ Kush është noterja që ka qenë nën hetime

Kronika

Tritol makinës së asistentes të ish-Ministrit të Drejtësisë/ Kush është noterja që ka qenë nën hetime

Publikuar

-

/

Mbrëmë u raportua për vendosjen e një sasie tritoli në një Range Rover në Tiranë, tek Komuna e Parisit.

Automjeti i shkatërraur nag eksplozivi i përket ish noteres Rezarta Koçi.

Kjo e fundit, më herët ka qenë asistente e ish-Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi.

Në fakt, më saktë në kohën kur Halimi ka qenë Zv.Ministrit të Drejtësisë, nga 2005 deri në 2008.

Nga viti 2005 deri në vitin 2008 ka punuar si asistente e Eduard Halimi.

LEXO EDHE:  I vunë tritol në makinë/ Zbardhet dëshmia e pronarit, tregon ku ndodhej automjeti momentin e shpërthimit

Aktualisht Koçi punon si pedagoge në një universitet privat, ndërsa rezulton të mos e ketë më licensën e noteres.

Para një viti, licensa i është hequr Koçit nga Ministria e Drejtësisë,nga ministrja Etilda pas ankesës së një qytetari se noterja nuk kishte përdorur në mënyrë të rregullt llogaritë bankare.

Hetimet displinore vërtetuan se Koçi kishte kryer shkelje ligjore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthim i fuqishëm me tritol në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në lagjen Pavarësia



Sipas detajeve të para, lënda plasëse është vendosur poshtë një makine.

vijon..

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në Fushë-Krujë/ Zbardhet dëshmia e Bejtjas e Stafukës, çfarë u gjet në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur të tjera detaje nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Larushkë, pranë Niklës në Fushë-Krujë.

Gentjan Bejtja dhe Klodian Stafuka u paraqitën pranë Spitalit të Traumës të plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë një karburanti, ndërsa të dy ata ishin duke lëvizur me makinë, në momentin që janë qëlluar.

Lidhur me ngjarjen mësohet se policia ka shoqëruar katër persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.



Nga marrja në pyetje dy personat që ishin shënjestër e atentatit pak të dhëna i kanë dhënë policisë.

“Ishim në Fushë-Krujë e po ktheheshim në shtëpi. Na doli në rrugë një makinë e zeze që qëlloi në drejtimin tonë. I dhamë makinës gaz që të shpëtonim nga plumbat. Nuk e pamë kush na qëlloi, vetëm dëgjuam breshërinë e plumbave. U shmangëm sa mundëm për teë shpëtuar. Nuk i pame kush ishin se dolën nga errësira e na qëlluan”, kanë deklaruar Bejtja e Stafuka.

LEXO EDHE:  Vendosi tritol në një banesë në Orikum/ Arrestohet 42-vjeçari

LEXO EDHE:  Shpërthim në një pallat në Fier/ I vihet tritol një banese, policia jep detajet

Nga hetimet policia thotë se në vendin e atentatit nuk kanë mundur të sigurojnë pamje filmike që mund t’i çonin drejt identifikimit të autorëve.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja, të cilat janë administruar nga hetuesit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Tre të arrestuar në Tiranë, mes tyre një vajzë

Publikuar

-

Nga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pararoja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni nga strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihen në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm.

Procedohen penalisht edhe 3 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Devolli drejt Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin në vendet fqinje, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “Pararoja”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– I. D., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”;

LEXO EDHE:  I vunë tritol në makinë/ Zbardhet dëshmia e pronarit, tregon ku ndodhej automjeti momentin e shpërthimit

LEXO EDHE:  I vunë tritol në makinë/ Zbardhet dëshmia e pronarit, tregon ku ndodhej automjeti momentin e shpërthimit



– A. V., 22 vjeç dhe J. S., 20 vjeçe.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në hyrje të Tiranës, duke transportuar 3 emigrantë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit monetar.

Shtetasi A. V. bënte transportin e emigrantëve, me një automjet “Mercedes Benz”, ndërsa shtetasi I. D. dhe shtetasja J. S. qarkullonin me një mjet tjetër përpara shtetasit A. V., për ta informuar atë nëse kishte shërbime policore.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 3 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

LEXO TE PLOTE