Connect with Us

Të shtëna me armë zjarri në Bllok/ Dyshohet për të plagosur

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Bllok/ Dyshohet për të plagosur

Publikuar

-

/
cna lajme kronike

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas BW, të shtënat janë regjistruar në zonën e ish Bllokut, ndërsa dyshohet edhe për të plagosur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punonpër zbardhejn e plotë të rrethanave./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ushtronin në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit/ Procedohen penalisht 2 persona në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Sipasojë janë vënë në pranga 2 shtetas në Gjirokaster, sekuestrohen dy aparate celulare dhe një sasi parash.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit R. C., 36 vjeç, banues në Gjirokastër (administrator i një subjekti bar-kafe) dhe D. H., 37 vjeç, banues në fshatin Plesat, Gjirokastër (klient i subjektit).

LEXO EDHE:  Përplasja e urbanëve në Tiranë/ Policia zbardh detajet

LEXO EDHE:  Përplasja e urbanëve në Tiranë/ Policia zbardh detajet



Këta shtetas u arrestuan pasi, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtrua kontroll në ambientet e një subjekti bar-kafe në pronësi të shtetasit R. C., në lagjen “18-Shtatori”,  ku u konstatua se ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, duke fshehur të ardhurat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare dhe një sasi parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksioni policor/ Sekuestrohen arsenal armësh në Elbasan, në pranga tre shtetas

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Finalizohet operacioni policor i koduar “Start 2022”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, Forca Operacionale në DVP Elbasan dhe Komisariati i Policisë Peqin.

Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, granatë difensive, thikë, lëndë narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme.Vihen në pranga 3 persona, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e personave në kërkim apo atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në afërsi të një lokali në Peqin, disa persona posedonin armë zjarri, menjëherë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Start 2022”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S.D., 21 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për krime kundër personit;

A.Ç., 43 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për vjedhje;

M.D., 20 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe i municionit”.

LEXO EDHE:  Fjolla Morina konfuzon fansat/ Pozon me rroba banjo por nuk shohim barkun e rrumbullakosur

LEXO EDHE:  Aksident i frikshëm/ Piloti humb kontrollin e avionit, raportohet për viktima

Si dhe u shpall në kërkim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” shtetasi E. T., 20 vjeç, banues në Peqin.



Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bazë të informacioneve operative të grumbulluara, pas ndjekjes me metoda proaktive, në lagjen ”Xhami” të qytetitit të Peqinit, në një magazinë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e një arsenali armësh, konkretisht një kallashnikov, dy pistoleta, një armë gjahu shotgun, një thkë,  një bajonetë, një grantë difensive, një ndezës, municion luftarak, dy palë targa, një sasi të vogël lënde narkotike dhe fara kanabisi.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit e mësipërm, të cilët dyshohet se janë poseduesit e armëve, pasi në momentin që kanë parë policinë dyshohet se kanë tentuar të fshehin armët në vendin ku u gjetën nga shërbimet e policisë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti “Opel Frontera” dhe 1 aparat celular.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se armët e zjarrit mund të jenë përdorur në ngjarje  kriminale kundër jetës dhe pronës.

Armët e sekuestruara janë dërguar për veprime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë.

Materialet i kaluan për veprimeve të mëtejshme hetimore, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar me 7 vite burg për trafik droge/ Arrestohet 37 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia ka vënë në pranga, 37 vjeçarin, Bledar Delia( Dushkaj), i cili ishte shpallur në kërkim  ndërkombëtar.

37 vjeçari ishte i dënuar në Itali, për veprat penale “Organizate kriminale” dhe ” Trafikim i  lëndëve narkotike”.

Pritet që ai të ekstradohet në Itali.

“Finalizohet nga Policia e Lezhës, operacioni policor i koduar “Sergate”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 7 vite  burgim, për vepren penale “Organizate kriminale” dhe ” Trafikim i  lëndëve narkotike”.

Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.



Komisariati ti Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

LEXO EDHE:  Plumba mbi vëllain/ Pas tre orësh nga atentati arrestohet autori

LEXO EDHE:  U bllokua 3 ditë në mesin e oqeanit dhe sërish mbijetoi/ Historia e pabesueshme e 11 vjeçares Terri Dapero

Bledar Delia( Dushkaj), 37 vjeç, banues në Balldre,  Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar,  pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 7 vite burg  për veprën penale “Organizatë  kriminale ” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fishekë luftarak, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE