LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sytë nga derbi i kryeqytetit, njihuni me dy ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë Superiore

6 Nëntor 2021, 07:20, Sport CNA
Sytë nga derbi i kryeqytetit, njihuni me dy ndeshjet e ditës së

Do të starojë ditën e sotme java e 8-të e Kategorisë Superiore. Në program janë planikfikuar që të luhen dy ndeshjet e para, ndërsa këto dy takime do të zhvillohen në dy orare të ndryshme.

Fillimisht do të jetë sfida, Skënderbeu-Kukësi e cila do të luhet në Korçë dhe do të startojë në orën 16:45.

Vendasit ndodhen në vendet e fundit në klasifikim dhe kërkojnë të reagojnë, ndërsa nga ana tjetër edhe Kukësi kërkon rikthimi te fitorja pas humbjes në Kupë nga Egnatia.

Në orën 19:45, sytë e të gjithë tifozëve do të kthehen në ?Air Albania? për derbin e kryeqytetit, Tirana-Dinamo. Këtë herë të dyja ekipet do të përballen në kampionat ku nuk lejohen gabimet.

Bardheblutë kërkojnë ?hakmarrjen? pas asaj humbje 2-0 në Kupë dhe duan që të mos lëshojnë vendin e parë në kampionat, ndërsa Dinamo vjen me moralin e lartë pas fitores në sfidën e Kupës.

Java e 8-të e Superiore

Skënderbeu-Kukësi Ora 16:45

Tirana-Dinamo Ora 19:45

Lajmet e fundit nga