Connect with Us

Spaho nxjerr gënjeshtrat e Bashës/ “Bëmat e tij të bëjnë ta përzësh nga dritarja e jo dera”

Politikë

Spaho nxjerr gënjeshtrat e Bashës/ “Bëmat e tij të bëjnë ta përzësh nga dritarja e jo dera”

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti Edmond Spaho ka nxjerrë gënjeshtrat e kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Spaho shkruan se bëmat e Bashës pas 13 Qershorit janë aq të mëdha saqë duhet përzënë nga dritarja e jo nga dera.

Deputeti thekson se problemi i PD është kryetari i saj që nuk ka aftësitë, vullnetin dhe frymën për të fituar.

Gjithashtu, Spaho nënvizon se, baza është ngritur në revoltë ndaj tij dhe se Basha duhet të ikë.

Mjafton të shohësh sa herë na ka gënjyer që nga 13 Qershori për të kuptuar se kush duhet besuar:

1-Basha shpalli që do dokumentojë masakrën elektorale të 25 Prillit. Në të vërtetë, 7 muaj pas zgjedhjeve, nuk kemi paraqitur asnjë fakt serioz tek faktori ndërkombëtar. Jo se nuk ka por se Basha nuk do.

2-Shpalli që kjo qeveri dhe ky parlament është ilegjitim dhe nuk do i njohë kurrë. Sot në parlament Basha po bashkëpunon me Ramën për ndryshimet kushtetuese. Votoj të tuat po votove të miat.

3-Ndryshoi statutin në Kuvend dhe sanksionoi që çdo funksionar përfshirë Nkryetarët, Sekretari Përgjithshëm, Sekretaret funksionale zgjidhen me votim të fshehtë me dy kandidatura. Të gjithë i emëroi vetë me vetëm një kandidaturë.

4-Deklaroi që në vjeshtë fillon beteja kundër rregjimit të Ramës dhe oligarkisë. Në të vërtetë beteja filloi kundër PD, Berishës, FRPD, LDG dhe kujtdo tjetër që i del kundër.

“Oligarkët” që i përmendi me emër janë dy financuesit më të mëdhenj të PD që kur Basha ka ardhur në krye të saj.

U shpreh që Berisha është i pafajshëm. Kjo nuk e pengoi që ditën tjetër të dalë e ta përjashtojë nga Grupi Parlamentar me vendim personal dhe në kundërshtim të plotë me cdo përcaktim statutor.

Mos u merrni se sa palë zgjedhje kemi humbur me të, përse braktisi reformën territoriale, reformën në drejtësi, përse hyri në cadër, përse bëri marrëveshjen e 19 Majit, përse dogji mandatet, përse nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale të 2019.

Mjaftojnë bëmat e tij pas 13 Qershorit të këtij viti që ta përzësh nga dritarja dhe jo nga dera.

Nuk po bëjmë garë se cilin Berishë të besojmë, megjithëse krahasur me Berishën Basha nuk i qaset as te rrëza e këmbës. Berisha ka fituar katër herë zgjedhjet e përgjitheshme kurse Basha ka humbur katër herë në katër palë zgjedhje që na ka drejtuar.

Problemi i vërtetë nuk është kë Berishë të besojmë sepse ai ka 30 vjet karrierë solide dhe me rezultate si politikan, problemi është se ku do shkojë PD me një drejtues që nuk ka aftësitë, dëshirën, vullnetin dhe frymën për të fituar.

Prandaj ai duhet të ikë. Prandaj baza është ngritur në revoltë ndaj tij kurse vetë Basha nuk guxon të kapërceje prroin e Lanës”, shkruan Spaho./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarta e fortë e Metës/ Opozitën shqiptare deri më 25 prill e ka dirigjuar Rama

Publikuar

-

Nga

Denoncon Meta/ Pronat e Ushtrisë dhe të Komunitetit Fetar janë dhënë në mënyrë të paligjshme

Presidenti Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë sonte në Opinion, ku tha se deri më 25 prill, opozita është dirigjuar nga Edi Rama.

“Do të jem i sinqert, opozitën shqiptare deri me 25 prill e ka dirigjuar Edi Rama. LSI  nuk kishte ku të shkonte.



Për LSI mund të them që bëri një vetëvrasje me djegien e mandateve dhe u bë bisht i kësaj opozite të dirigjuar nga Kryeministri. Në nivelet e larta nuk ka gabime, ka tradhëti.”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta: 25 prilli komplot kundër demokracisë, plan për gjakderdhje

Publikuar

-

Nga

cna politike

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar 25 Prillin komplot kundër demokracisë dhe plan për gjakderdhje. I ftuar në emisionin Opinion, Meta ka kujtuar të gjitha ngjarjet kriminale që ndodhën pikërisht në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit, nga plagosja në zyrat e PD në Kavajë e deri te vrasja në Elbasan.



Unë deri në 25 prill kisha një shqetësim, të mos kishte gjakderdhje, pasi ky plan është i hershëm në Shqipëri. Pse në Kavajë nuk hynë në zyrën e PD-së u plagosën njerëz, aty mund të ishin vrarë dhjetë veta. Vajta që reagova. Pse në Elbasan nuk u vranë njerëz ndërkohë që emrat ishin dhënë më kohë dhe po të kishte vepruar SPAK me kohë nuk kishte ndodhur kurrë ajo që ndodhi atje. Edhe ai tjetri nuk e kishte humbur jetën. Po nuk i patë ju pamjet që kur vajti kryeministri ditën e verës plasi huri në Elbasan. Unë i  bëra këto? Me çfarë i bëra këto? Nuk dua të flas për disa tema se jam president? Po shikoni sa denoncime kam bërë si president në Prokurori.”, tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta: ‘Konfliket me SHBA janë krijuar nga ‘gruaja e Bilalit’

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta është pyetur sonte në Opinion’ nëse i druhet shpalljes non grata nga SHBA pas mbarimit të mandatit si kryetar shtet.

Meta ironizoi duke shtuar se një gjë e tillë e bën për të qeshur. Ai tha  se nuk ka asnjë konflikt me SHBA, dhe se ato janë krijuar nga ‘gruaja e Bilalit, ose Rama, duke iu kthyer cështjes së shumpërfolur së vitit 2012.

“Janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët  kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre. Unë nuk kam asnjë konflikt me SHBA-të, konfliktet janë krijuar nga gruaja e Bilalit.

LEXO EDHE:  PD-LSI nënshkruan marrëveshjen paszgjedhore/ Vjen reagimi i parë nga mazhoranca

LEXO EDHE:  Mblidhet kryesia e PD-së, diskutohet për zgjedhjet e 21-qershorit

Ata duan të bëjën lojën e gruas së Bilalit ta bëjnë.



Ilir Meta nuk ka asnjë problem me Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Ilir Meta nuk ka paguar në të zezë për tu fotografuar me politikan të ndryshëm në Amerikë.

Ilir Meta nuk i është dashur që të paguaj drejtësinë në Amerikë për të mbyllur çështje të drejtësisë”, tha Presidenti./CNA.al

LEXO TE PLOTE