LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si u identifikua banda që grabiti biznesmenin Çangu/ Klodiana Lala zbardh detaje nga aksioni i Policisë

6 Nëntor 2021, 09:24, Kronika CNA
Si u identifikua banda që grabiti biznesmenin Çangu/ Klodiana Lala

FNSH ka zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm për vënien në pranga të autorëve të grabitjes dhe dhunimit të biznesmenit Nazmi Çangu.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se operacioni ka nisur prej orës 4 të mëngjesit, teksa është arrestuar një person, është shpallur në kërkim një tjetër dhe janë shoqëruar disa të tjerë.

Në pranga ka përfunduar Saimir Kuçi, ndërsa është shpallur në kërkim Artan Kurti Lleshi, të dy të skeduar nga policia.

Operacioni erdhi pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Gjykata e Krujës me kërkesë të Prokurorisë.

Mësohet se kanë qenë gjurmët e lëna në vilën e biznesmenit Çangu nga autorët që kanë çuar në identifikimin e tyre, teksa nga kontrolli në një banesë janë zbuluar dhe sende të kundraligjshme.

?Kuçi është arrestuar si pjesëtar i bandës që dhunoi brenda banesës biznesmenin Çangu. Njihet si person me precedentë penalë dhe rezulton i arrestuar dhe më herët në operacionin ?Hija e natës?.

Artan Kurti Lleshi sipas policisë është kreu i grupit kriminal dhe rezulton të jetë i skeduar në fushën e grabitjeve. Ai nuk është gjetur gjatë kontrolleve nga policia në banesën e tij dhe është shpallur në kërkim./CNA.al

Lajmet e fundit nga