Connect with Us

Shtyu drejt greminës Anila Hoxhën/ Pezullohet polici, zbardhet identiteti

Aktualitet

Shtyu drejt greminës Anila Hoxhën/ Pezullohet polici, zbardhet identiteti

Publikuar

-

/
cna lajme kronike

Është pezulluar nga detyra punonjësi i Policisë, shtetasi Sh.T për shkak se ditën e sotme ka rrezikuar jetën e gazetares Anila Hoxha duke e shtyrë drejt greminës. Gazetarja ka qënë duke raportuar gjetjen  e trupit të pajetë të biznesmenit të zhdukur, Ruzhdi Hoxha.

Pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të policit.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë pasditen së sotme me disa gazetarë, në Qafë Mollë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë Sh.T.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.

Policia e Shtetit i konsideron marrëdhëniet me median si prioritare në funksion të mirë-informimit të publikut dhe është e vendosur për të ndëshkuar çdo punonjës police që performon sjellje të pahijshme duke shpërdoruar detyrën në dëm të imazhit të Policisë së Shtetit dhe cënimit të marrëdhënieve me mediat e qytetarët”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ç’do e gjejë po të ketë dhe opozitë me kullë?”/ Tomorri ngre pikëpyetjet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me projektin që pretendohet se do të ngrihet në truallin e selisë së Partisë Demokratike.

Sipas Tomorrit, po të mos dojë PD, aty nuk mund të ngulet as edhe një gozhdë e jo më të ndërtohen kulla, ashtu siç shihet në projekt.

Ndërkaq në statusin e tij, Tomorri parashtron të gjtiha pikëpyetjet që ka për këtë projekt.

Pikëpyetje me kulla

Projekti i ndërtimit të kullave tek selia e Partisë Demokratike ngre shumë pikëpyetje interesante. Pikësëpari vetë emërtimi është perlë. Projekti quhet Parku i Katër Lirive dhe do të ndërtohet bash mu tek Shtëpia e Lirisë, siç e quan opozita selinë e saj. Shumë gjetje. Nejse, të kthehemi tek pikëpyetjet tani.

Toka aty është e Toptanëve. Por po të mos dojë PD aty nuk ngulet dot asnjë gozhdë, jo më të ndërtohen kulla. Se nuk ka askush guxim të nxjerrë opozitën nga selia. Këtu lind dhe pikëpyetja e parë. A ka gjasë që një projekt i tillë të jetë bërë pa dijeninë e PD?

Së dyti, projekti ashtu siç është paraqitur, veç Shqupit përfshin dhe BKT. Para disa muajsh, BKT e braktisi selinë e saj me preteksin se ishte dëmtuar nga tërmeti dhe u zhvendos përballe TEG tek një godinë që e ka ndërtuar Fusha. Atëherë unë kam publikuar një denoncim se sebepi i tërmetit ishte i stisur për të liruar vendin e ish selisë së BKT, me qëllim që aty të ndërtohej kullë në ortakëri mes Fushës dhe BKT.



Tani trekëndëshi bëhet shumë interesant. PD, BKT, Fusha. Tamam trekendësh Bermude. Pikëpyetjet që lindin këtu janë disa:

Kujt i lindi ideja e bashkimit të kullës së BKT me kullat e Shqupit në një kompleks të vetëm?

A lindi ky bashkim para apo pas prishjes se Teatrit Kombëtar? Pra Teatri-Fusha-BKT-Opozita-Kullat.

Dhe nëse në kompleks ka disa aktorë, si është e ndarë ortakëria mes tyre?

Ka shumë pikëpyetje ky projekt. Ndoshta mund të jetë edhe i rremë. Por deri tani askush nuk po e përgënjeshtron. Thjesht po ia hedhin topin e përgjegjësisë njëri tjetrit. Dikush thotë është miratuar vite më parë, dikush tjetër thotë ka qenë nëe projekt por është rrëzuar, etj etj.

Gjithsesi këtu nuk bën më çudi asgjë. Shqipëria ka muze me kullë, bankë me kullë, stadium me kullë. Çdo e gjëje po të ketë dhe opozitë me kullë?”, shkruan Tomorri./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Anëtarja e Kryesisë së PD debat me avokatin për përplasjen Basha-Berisha

Publikuar

-

Nga

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanta Jupi thotë se SHBA ka një pozicion të qartë në debatin Basha-Berisha.

Këta tha ajo e tregoi qëndrimi i fundit i Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

“Escobar nuk la asnjë vend për ekuivok se në cilin krah pas asaj dhune në selinë e PD qëndron partneri ynë, SHBA”, tha Jupi.

Avokati, Redon Meksi ndërhyri duke thënë se Basha mbylli partinë duke lejuar vetëm përkrahësit e tij të hynin në seli.

“Agresoni nisi kur mbyllët dyer, duke bërë vetëgjyqësi. Dhunuat ju të parë dhe dhunuan ata të dytët. Është gabim në të dy rastet”, tha Meksi, ne Now me Erla Mëhillin.



Avokati tha se PD dhe selia janë të anëtarëve dhe jo të kryetarit të Kryesisë së partisë.

Taulant Jupi tha se Basha u votëbesua në PD dhe kriza lidhet vetëm me faktin e shpalljes ‘non grata’ të Berishës.

“Berisha nuk i qëndroi deklaratës se kjo ishte një çështje personale e tij”, tha anëtarja e Kryesisë së PD.

Sipas saj Berisha nuk arriti të vërtetonte dot se kishte mbështetjen e shumicës në PD./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mbushi bagazhin me kanabis/ I riu nga Tirana kapet në Francë, dënohet me burg dhe gjobitet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 34-vjeçar shqiptar i identifikuar si A.H,  është dënuar nga gjykata franceze pasi u kap me lëndë narkotike. Ai u akuzua për transport të 17 kg kanabis, dhe për këtë është dënuar me 8 muaj burg dhe ndalimin e hyrjes në territorin francez për 10 vitet e ardhshme.

Gjithashtu 34 vjeçari do të paguajë një gjobë prej 28 mijë eurosh, një shumë më e vogël kjo se ajo që kishte kërkuar prokurori, 85 mijë euro në total.



Ai u kap nga policia të hënën e kaluar në autostradën A1. Pas kontrollit në automjetin e tij, efektivët gjetën në bagazhin e automjetit 25 pako me kanabis.

34-vjeçari u tha policëve se kishte ardhur nga Spanja, ku dy persona e kishin punësuar për transportimin e mallit në Belgjikë. Ai tha para policisë se për këtë “punë” ai do të paguhej 2500 euro./ CNA.al

LEXO TE PLOTE