LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shtet mafioz me ligje llastiku”/ Ish ministri i Ramës del me reagimin e fortë

6 Nëntor 2021, 07:53, Politikë CNA
“Shtet mafioz me ligje llastiku”/ Ish ministri i Ramës del me

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjan, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku shprehet se sot shqiptarët prezumohen nga shteti i tyre minimalisht shkelës ligji dhe maksimalisht mafiozë.

Sipas tij, ligjet janë bërë aq llastik sa është e vështirë të këshillosh dikë ku ndahet e ligjshmja nga e paligjshmja.

“Ligjet në këtë vend janë shkruar për të bërë sa më vulnerabël të jetë e mundur njerëzit. Qeveria nga pak e çdo ditë, përgjatë pandemisë e lëshoi dorën fare, hartoi e miratoi ligje që i bëjnë njerëzit masivisht të dënueshëm.

Tashmë ka ardhur një pikë ku shqiptarët kudo që gjenden, në shtëpi, rrugë, dyqan, në mjedis argëtimi, plazh, në punë po e po, brenda e jashtë shtetit, në kufi po e po, përdorues autoveture apo celulari, kudo e në çdo gjë që bëjnë janë lehtësisht të dënueshëm.

Të dënueshëm administrativisht por edhe penalisht.!!

Ligjet janë bërë aq llastik sa është e vështirë të këshillosh dikë ku ndahet e ligjshmja nga e paligjshmja. Këtë kufi ndarës e ka ndërmend vetëm ai/ajo që e ka në dorë ta ndajë?

Në këtë mjedis qeveria, tashmë cilado qoftë, bën kërdinë. Shqiptari para policit është vulnerabël, sepse kufirin ndarës ndërmjet të ligjshmes dhe paligjshmes e vendos si të dojë polici. Prokurori e gjykatësi po e po. Ata e kanë dhe me formë të prerë?

Ligjërisht shqiptarët prezumohen nga shteti i tyre minimalisht shkelës ligji dhe maksimalisht mafiozë!!!

Nuk ka më prezumim të pafajsisë.

Para njësive ligjzbatuese prezumohemi fajtorë.

Shteti nuk provon më asgjë.

Njerëzit duhet të provojnë që skanë shkelur ligje ose nuk kanë faj!!!

Demokracia në këtë mjedis ka kry punë!

Në këtë mjedis njerëzia joshen më shumë nga maskarallëku sesa nga e drejta dhe liria e tjetrit. Të gjithë duan të bëhen policë, sepse sillen si policë. E kenë vënë re që i këkrojmë hesap njëri-tjetrit me pyetjen ?pse flet??!!

Qeveria, autorja e ligjeve të tilla, bëri edhe përpjekjen e fundit për të patur nën konntroll edhe drejtësinë. Kështu, së bashku me policinë e tejfryrë me kompetenca, drejtësia merr nën përgjegjësi ligjore shtetasit shqiptarë, të cilët duhet t?i japin llogari qeverisë për çfarë bëjnë gjatë ditës e natës.

24 orë në 7 ditë është kështu.

Pra qeveria jo vetëm nuk jep llogari, por kërkon llogari. Ia kërkon kujt ti teket e si ti teket. Me polic, prokurorë ose me të dy së bashku!!! Varet sa i madh është mllefi ndaj atij që përzgjidhet për t?u goditur. Gjykata e terrorizuar nga vettingu nuk është as e lirë e as e pavarur.

Opozita politike zyrtare, jo vetëm që e pranon këtë shtet, por kontribuon me ligje speciale shtesë që çimentojnë goditjen politike e selektive të qeverisë ndaj individëve. Opozita ndan të njëjtin vizion politik sundues si ata që sundojnë sot?

E gjithë lufta politike bëhet kush merr në dorë shtetin. Sepse ligjet janë të gatshme për t?ia futë kujt të duan!!!

Ligjet kriminalizojnë shoqërinë për hiçmosgjë!!

Quajeni vetë si të doni modelin e shtetit ku jetojmë, por shtet demokratik që bazohet mbi individin e lirë e me dinjitet njerëzor nuk është!

Ky shtet thellësisht politik duhet gremisur.

Duhen bërë nga e para të gjitha ligjet. Kushtetuta e para.

P.S. E mira e do të mos presim raportin tjetër ndërkombëtar, as të bindet ndonjë ambasadë, por të plasim sytë e të shohim shtetin ku jetojmë. Është i dukshëm tashmë?“/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga