LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shevchenko rikthehet në Serinë A, merr drejtimin e skuadrës së njohur

6 Nëntor 2021, 07:42, Sport CNA
Shevchenko rikthehet në Serinë A, merr drejtimin e skuadrës

Davide Ballardini nuk është më trajner i Genoas. Barazimi 2-2 ndaj Empopit rezultoi fatal për teknikun italian, që ishte ?në fije të perit? për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës ligure në start të kampionatit.

Por më i bujshëm se lajmi i shkarkimit të Ballardinit, është ai i emrit të trajnerit të ri të Genoas, që do të jetë ukrainasi Andriy Shevchenko, i cili ka arritur marrëveshjen me klubin gjenovez dhe pritet të prezantohet në orët e ardhshme.

Sipas Sky Sport, ukrainasi ka firmosur një kontratë dy vjeçare me Genoan, me opsion rinovimi edhe për një vit të tretë, ndërsa ndërprerjen dy javore të kampionatit pritet ta shfrytëzojë për të implementuar idetë e tij te skuadra.

Shevchenko është mjaft i njohur në Itali, për atë që ka bërë si futbollist, pasi ka qenë lider i Milanit për disa sezone, ndërsa si trajner vjen për herë të parë, pas eksperiencës së mëparshme në pankinën e përfaqësueses ukrainase.

Lajmet e fundit nga