Connect with Us

Pse disa njerëz mund t’i “dëgjojnë” zërat e të vdekurve?/ Ja çfarë thotë shkenca

Blog

Pse disa njerëz mund t’i “dëgjojnë” zërat e të vdekurve?/ Ja çfarë thotë shkenca

Publikuar

-

/
cna lajme blog

Shkencëtarët kanë identifikuar karakteristikat, të cilat mund ta bëjnë një person më të prirur se të tjerët të pretendojë se dëgjon zërat e të vdekurve. Sipas një studimi më të fundit, përvojat e pazakonta të dëgjimit të zërave gjatë fëmijërisë, dhe një ndjeshmëri e lartë ndaj halucinacioneve dëgjimore, ndodhin që të gjitha më shumë tek mediumet e vetë-përshkruara si të tillë sesa tek popullata në përgjithësi.

Studiuesit thonë se gjetje të tilla mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë halucinacionet shqetësuese të dëgjimit, që shoqërojnë sëmundje mendore si skizofrenia.

Përvojat spiritualiste – si ajo të parit apo dëgjuarit të diçkaje në mungesë të një stimuli të jashtëm, dhe që u atribuohet shpirtrave të të vdekurve – është me interes të madh shkencor, si për antropologët që studiojnë përvojat fetare dhe shpirtërore, ashtu edhe për shkencëtarët që studiojnë përvojat patologjike haluçinogjene.

Studiuesit do të donin të kuptonin në veçanti më mirë, arsyen pse disa njerëz me përvoja dëgjimore të tilla, raportojnë një përvojë spiritualiste, ndërsa të tjerët i konsiderojnë ato si shqetësuese, dhe nisin të kurohen për probleme të shëndetit mendor.

“Spiritualistët kanë tendencën të raportojnë përvoja të pazakonta dëgjimore që janë pozitive, të cilat fillojnë herët në jetë, dhe që shpesh janë në gjendje që t’i kontrollojnë ato”- thotë psikologu Piter Mozlej nga Universiteti i Northumbrias në Britaninë e Madhe. Sipas tij të kuptuarit se si zhvillohen këto përvoja është e rëndësishme,pasi mund të na ndihmojë që të kuptojmë më shumë rreth përvojave shqetësuese ose të pakontrollueshme të dëgjimit të zërave.

Ai dhe kolegu i tij Adam Pauell i Universitetit Durham po në Britaninë e Madhe, rekrutuan dhe anketuan 65 mediume nga Unioni Kombëtar i Spiritualistëve, dhe 143 qytetarë të rekrutuar përmes mediave sociale, për të përcaktuar se çfarë i diferenconte spiritualistët nga publiku i gjerë, i cili zakonisht nuk raporton dëgjimin e zërave të të vdekurve.

Në përgjithësi, 44.6 për qind e spiritualistëve raportuan se dëgjonin çdo ditë, dhe 79 për qind thanë se përvojat ishin pjesë e jetës së tyre të përditshme. Dhe ndërsa shumica raportuan se dëgjonin zëra brenda kokës së tyre, 31.7 për qind raportuan se zërat vinin edhe nga jashtë.

Rezultatet e sondazhit ishin mbresëlënëse. Krahasuar me popullsinë e përgjithshme, spiritualistët raportuan një besim shumë më të lartë tek dukuritë paranormale, dhe kishin gjithashtu më pak gjasa të shqetësoheshin mbi atë që mendonin për ta njerëzit e tjerë.

LEXO EDHE:  Sa e sigurt është vaksina ruse “Sputnik V” kundër Covid-19?

Spiritualistët e kishin pasur në përgjithësi përvojën e tyre të parë dëgjimore në moshë të re, mesatarisht 21.7 vjeç, dhe raportuan një nivel të lartë të këtyre dukurive. Ky është një term që përshkruan zhytjen totale në detyrat, aktivitetet mendore apo gjendjet e ndryshuara, dhe sa efektiv është individi në rregullimin e botës përreth tij.

Përveç kësaj, ata raportuan se ishin më të prirur për përvoja të ngjashme me haluçinacionet. Studiuesit vunë në dukje se ata zakonisht nuk kishin dëgjuar për spiritualizmin përpara përvojave të tyre; përkundrazi e kishin hasur atë teksa kërkonin përgjigje për gjëra të caktuara.

Në popullatën e përgjithshme, nivelet e larta të perceptimit të dukurive paranormale, ishin gjithashtu të ndërlidhura fort me besimin tek paranormalja, por me një ndjeshmëri të vogël ose aspak ndjeshmëri ndaj halucinacioneve dëgjimore.

Dhe në të dyja grupet, nuk kishte dallime në nivelet e besimit tek paranormalja dhe ndjeshmëritë ndaj haluçinacioneve vizuale. Për studiuesit këto rezultate, sugjerojnë që përjetimi i “zërave të të vdekurve” nuk ka të ngjarë të jetë rezultat i presionit të kolegëve, një konteksti pozitiv shoqëror apo i sugjerueshmërisë për shkak të besimit tek paranormalja.

Përkundrazi, këta individë e adaptojnë spiritualizmin, pasi ai përputhet me përvojën e tyre, dhe është personalisht domethënës për ta.

“Gjetjet tona tregojnë shumë mbi “të mësuarit dhe dëshirën”. Për pjesëmarrësit në studimin tonë, parimet e Spiritualizmit duket se kanë kuptim si për përvojat e jashtëzakonshme të fëmijërisë, ashtu edhe për fenomenet e shpeshta dëgjimore që ata përjetojnë si mediume praktike”-thotë Pauell.

Por sipas tij, të gjitha këto përvoja mund të vijnë kryesisht nga të pasurit tendenca të caktuara apo aftësi të hershme,dhe jo thjeshtë nga besimi tek mundësia e kontaktit me të vdekurit,sidomos nëse dikush përpiqet mjaftueshëm.

Studiuesit thonë se hulumtimet e ardhshme, duhet të eksplorojnë një sërë kontekstesh kulturore për të kuptuar më mirë marrëdhënien midis përthithjes, besimit dhe përvojës së çuditshme shpirtërore të fantazmave që u pëshpëritin disa njerëzve në vesh.

Përkthyer dhe përsshtatur nga CNA.al

https://www.sciencealert.com/researchers-are-figuring-out-why-some-people-can-hear-the-voices-of-the-dead

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Omicron ka potencialin ta ndalë pandeminë, por ky nuk është fundi i historisë

Publikuar

-

Nga

cna lajem blog

Nga Marco Evers “Der Spiegel”

Pas gati 2 vitesh pandemi globale, kjo mund të jetë e vështirë të imagjinohet. Por ato ekzistojnë vërtet:koronaviruse me të cilët njerëzit kanë bashkëjetuar mjaft mirë për dekada, apo edhe shekuj. Studiuesit janë njohur prej kohësh me llojet më beninje si OC43, 229E, NL63 dhe HKU1.

Ato shkaktojnë rrjedhje hundësh tek fëmijët, dhe infeksione kryesisht të padëmshme tek të rriturit. Kjo ngre disa pyetje interesante për të ardhmen:Në cilën pikë do të zbutet SARS-CoV-2 aktualisht i rrezikshëm, deri në pikën sa t’i bashkohet të “afërmve” të tij viralë?

Dhe në cilën pikë tranzicioni pandemik do të sjellë një situatë më të tolerueshme për njerëzit dhe ekonomitë, një situatë që ekspertët e etiketojnë si gjendje “endemike”? Ky term përshkruan një gjendje në të cilën virusi nuk përhapet më në valë agresive. Përkundrazi,ai është vazhdimisht i pranishëm por me prevalencë më të ulët.

Lajmi i mirë është se ne mund të mos jemi dhe aq larg nga kjo pikë. Hajo Zeb, profesor  i epidemiologjisë në Universitetin e Bremenit në Gjermani, thotë se “shpreson shumë” që ajo kohë të vijë brenda këtij viti. Por ekspertë të tjerë besojnë se kjo ka gjasa të ndodhë në vitin 2024.

Lajmi i dytë, disi zhgënjyes, është ky:Me shumë gjasa virusi do të jetë me ne përgjithmonë, ashtu si Covid-19. Zeb thotë se në një situatë endemike virusi nuk përbën më kërcënim për sistemin e kujdesit shëndetësor.

“Në rastin më të mirë, ne do të shohim më pas valë të sheshta të infeksionit me një numër më të ulët të përgjithshëm të rasteve, dhe më afër niveleve normale të shtrimeve në spital”-thotë ai. Zeb beson se do të ketë gjithmonë shpërthime lokale, të cilave autoritetet mund t’u kundërvihen duke ri-miratuar kërkesën për të mbajtur maska ​​​​në ambiente të mbyllura apo masa të tjera.

Por periudha e vdekjeve masive do të mbetet pas nesh. Ekzistojnë vetëm 2 rrugë që mund të na çojnë në një periudhë endemie:infektime masive, së bashku me sëmundjen dhe vdekjet që sjellin. Ose vaksinimi masiv. Duke pasur parasysh variantet e reja dhe shumë infektive të virusit si Omicron, një kombinim i këtyre dy rrugëve është rezultati më i mundshëm.

Të gjitha rrugët, çojnë në fund në rritjen e imunitetit bazë në popullatë. Kjo gjë kërkon një përqindje relativisht të lartë, por pasi të arrihet kjo, për patogjenin bëhet e vështirë të gjejë bujtës të pambrojtur. Në atë pikë, ai bëhet një prani konstante, por më pak alarmant për njerëzit.

Në një vend si Gjermania, ku shkalla e vaksinimit mbetet shumë e ulët, me rreth 80 për qind të të rriturve, do të duhet ende shumë kohë para se të arrijmë statusin endemik. Më pak se gjysma e të vaksinuarve kanë marrë dozën e tyre përforcuese. Në një intervistë të kohëve të fundit, Kristian Drosten, virologu kryesor i Gjermanisë, paralajmëroi:“Nëse e lëmë virusin të përhapet me shpejtësi tani, do të kemi shumë vdekje dhe mbingarkesë të njësive të kujdesit intensiv”.



LEXO EDHE:  Karlos Çakalli/ Terroristi komunist meksikan, që tmerroi Evropën në vitet 1970-1980

LEXO EDHE:  Karlos Çakalli/ Terroristi komunist meksikan, që tmerroi Evropën në vitet 1970-1980

Drosten shprehet i shqetësuar për përhapjen e madhe të Omicron. Por ai gjithashtu thotë se është e mundur që varianti të shkaktojë një progresion më të butë të sëmundjes sesa lloji Delta që është ende i përhapur në Gjermani. Omicron, thotë ai, ka potencialin të bëhet versioni i parë “post-pandemik” i virusit.

Edhe Zeb është i impresionuar nga përhapja e shpejtë e patogjenit. Ai thotë se Omicron ka të ngjarë që t’i japë fund zhvillimit gjenetik të virusit. Në fund të fundit, në horizont po shfaqet një skenar që është ende i mbushur me shumë pasiguri.

Omicron mund të shfrytëzojë boshllëqet e vaksinimit në Gjermani dhe meqë mbrojtja nga vaksinimi po zbehet gradualisht, për të infektuar shumë shpejt shumë më tepër njerëz, madje edhe ata që janë vaksinuar disa herë. Për skeptikët, ky variant i virusit mund të jetë ai që do të siguronte imunizimin e shumë njerëzve, por çmimi do të ishte shumë vdekje të tjera.

Drosten pret dy valë të tjera infektimesh në Angli – një tani, dhe një tjetër dimrin e ardhshëm. Popullsia atje ka arritur një imunitet bazë më të lartë pas vaksinimit apo nga infeksionet. Në Gjermani, mund të priten valë të tjera,në rast se debati në vend mbi vaksinimin e detyrueshëm nuk pasohet nga veprime konkrete.

Po ashtu është e mundur që të shfaqen edhe mutacion të tjera, të panjohura më parë. Sipas Zeb, prodhuesit e vaksinave do të vazhdojnë të jenë nën një presion të madh për të garantuar furnizime të mjaftueshme. “Unë e vë theksin tek nevoja për vaksinime të përsëritura, dhe kjo mund të vazhdojë për një kohë të gjatë”- shton ai.

Shumë ekspertë presin që një dozë përforcuese kundër Covid-19mund të bëhet pjesë e vaksinave vjetore në të ardhmen. Askush nuk duhet të mbajë shumë shpresa se SARS-CoV-2 do të largohet përfundimisht, siç bëri paraardhësi i tij SARS-CoV.

Ky i fundit vrau rreth 800 njerëz në të gjithë botën në vitet 2002-2003. Por virusi ishte aq vdekjeprurës për viktimat e tij, saqë nuk ishte në gjendje të gjente më strehues në një popullsi të alarmuar. Por SARS-CoV-2 ka aftësi shumë të ndryshme.

Njerëzit që mbartin virusin fillimisht nuk shfaqin simptoma, dhe janë bartës edhe pa dijeninë e tyre. Për më tepër, ai mund të fshihet dhe botën e kafshëve, nga ku do të jetë në gjendje t’i zërë pritë popullatës njerëzore në forma vazhdimisht në zhvillim.

Kështu, ky patogjen është zbuluar tek qentë, macet shtëpiake, majmunët, drerët, tigrat, luanët dhe disa lloje të tjera kafshësh. Në këto kushte shumë kopshte zoologjike kanë filluar që t’i vaksinojnë kafshët e tyre.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kur u rrëzua çekiçi dhe drapëri

Publikuar

-

Nga

Nga David Satter “The Wall Street Journal”

Në mesnatën e 31 dhjetorit 1991, nga “Kulla e Shpëtimtarit” në Kremlin iu dëgjua zhurma e fishekzjarrëve që ndriçuan qiellin, duke shënuar fundin zyrtar të Bashkimit Sovjetik, shtetit totalitar që pretendonte se kishte krijuar Parajsën në Tokë.

Gjatë ekzistencës së tij 70-vjeçare, regjimi sovjetik vrau të paktën 20 milionë qytetarë të tij për arsye politike. Por ai kishte edhe cilësinë magjepsëse të një mirazhi. Qytetarët e saj u detyruan të ishin aktorë, duke luajtur rolin e banorëve të një utopie të re, në përputhje me parashikimet e pagabueshme të ideologjisë marksiste-leniniste.

Megjithatë, siç e tregoi historia, Bashkimi Sovjetik nuk ishte i pathyeshëm. Në vitin 1988, udhëheqësi sovjetik Mikail Gorbaçov lejoi hapësirë ​​për qarkullimin e informacionit dhe mendimit të lirë në shoqërinë sovjetike, duke krijuar një kontradiktë të madhe midis fjalës së lirë, dhe një sistemi të bazuar tek gënjeshtrat.

Kur Glasnost (hapja) nuk u shtyp, kjo çoi në kolapsin e sistemit. Tek e fundit, vetëm një realitet i rremë mund të justifikojë një pushtet aq totalitarist. Dy faktorë e nxitën Gorbaçovin të ndërmerrte reformat që vulosën fatin e Bashkimit Sovjetik.

I pari ishte lëvizja e disidencës, e cila ofronte një alternativë morale edhe në kushtet e totalitarizmit. I dyta ishte kundërshtimi i fortë i Perëndimit, pavarësisht nga gabimet dhe hezitimet.

Që të dy këta faktorë e sfiduan Bashkimin Sovjetik në nivelin e vlerave bazike. Disidentët ishin të rëndësishëm pasi këmbëngulnin se fjalët kishin domethënien e tyre. Regjimi sovjetik shpalli “të drejtat demokratike” të qytetarëve, por më pas përdori terrorin për t’u siguruar që qytetarët të mos i ushtronin kurrë ato.

Disidentët kërkuan që regjimi t’i merrte seriozisht ligjet e veta. Në gushtin e vitit 1975, Bashkimi Sovjetik nënshkroi Marrëveshjen e Helsinkit, e cila njihte ndarjen e Evropës në 2 blloqe kundërshtare në aspektin ideologjik, por që përmbante premtime për respektimin e të drejtave të njeriut dhe rrjedhën e lirë të informacionit.

Disidentët krijuan disa organizata, për të monitoruar sjelljen e regjimit në raport me këtë angazhim. Ato u bënë burimi më i mirë dhe shpesh i vetëm i informacionit për Perëndimin mbi shkeljen e premtimeve nga Moska.

Regjimi sovjetik reagoi me arrestime të shumta, por guximi i disidentëve për ta sfiduar regjimin, dhe gatishmëria e tyre për t’u përballur me dënimet e rënda në kampet e punës, u bënë shembull për të gjithë vendin. Bashkimi Sovjetik karakterizohej nga një censurë shumë më e madhe.

Gjithçka që botohej, transmetohej apo thuhej në një forum publik i nënshtrohej kontrollit të Partisë Komuniste, dhe duhej të afirmonte vlefshmërinë e marksizëm-leninizmit dhe udhëheqjen heroike të partisë komuniste.

Disidentët filluan që ta anashkalojnë censurën, duke shtypur veprat e ndaluara letrare dhe politike në 4 ose 5 kopje, dhe duke i qarkulluar ato fshehurazi. Autoritetet reaguan sërish me arrestime. Disidentët i bënë publike arrestimet, shpesh në revistën që botohej në fshehtësi “Chronicle of Current Events” (Kronikat e ngjarjeve aktuale), duke ushqyer një nën-kulturë që e refuzonte nënshtrimin, dhe që shumë shpejt përfshiu një pjesë të konsiderueshme të inteligjencës.

Ndërkohë Bashkimi Sovjetik u përball me një Perëndim, integriteti dhe institucionet e të cilit ishin ende të paprekura. Raketa gjigante sovjetike SS-18 ishte shumë e saktë, gjë që tronditi analistët e CIA-s, të cilët deri në ato momente besonin se sovjetikët nuk mund të zhvillonin një raketë kaq të saktë brenda 10 viteve.

Stoku bërthamor sovjetik arriti në 45.000-60.000 bomba dhe mbushje bërthamore. Duke qenë në përgatitje për luftë, sovjetikët ndërtuan gjithashtu një metro të dytë 217 milje të gjatë nën metronë e Moskës, dhe bunkerë të mëdhenj nëntokësore për të mbrojtur elitën e Partisë Komuniste.

LEXO EDHE:  Pse i rrëzojmë përmendoret

LEXO EDHE:  Kur në Anglinë e shekujve XVIII-XIX, gratë shiteshin në treg si bagëtitë...

Presidenti Regan e hodhi poshtë idenë se Perëndimi nuk kishte asnjë alternativë ndaj qasjes tolerante ndaj Bashkimit Sovjetik. Sipas ish-Sekretarit amerikan të shtetit, Henri Kisinger, ai i dha ofensivës një përmasë“ideologjike dhe gjeostrategjike”.



Buxheti i Pentagonit thuajse u dyfishua, nga 158 miliardë dollarë në 1981, në 304 miliardë dollarë në vitin 1989. Sasia e parave që jepej për kërkimin dhe zhvillimin, u dyfishua midis viteve 1981-1986. Sa për strategjinë e tij, Regan tha se ajo ishte shumë e thjeshtë: “Ne fitojmë. Ata humbin!”.

Përpjekjet e sovjetikëve për ta detyruar Perëndimin të tërhiqej, rezultuan të pasuksesshme. Sovjetikët instaluan raketat e lëvizshme me shumë bomba bërthamore, SS-20, që kishin në shënjestër Evropën Perëndimore.

Shtetet e Bashkuara u kundërpërgjigjën me planet për të vendosur raketat bërthamore “Pershing”me një rrezeje të ngjashme në Gjermaninë Perëndimore, dhe raketat bërthamore “Tomahouk” në 3 shtete të tjera anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Sovjetikët ndërmorën një fushatë të madhe propagandistike kundër dislokimit të këtyre armëve. Romancieri gjerman Gynter Gras e krahasoi atë me Konferencën e nazistëve në Vanse, e cila përgatiti Holokaustin.

“Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe”, një organizatë terroriste e ekstremit të majtë në Gjermaninë Perëndimore, kreu sulme terroriste kundër objekteve të SHBA-së dhe NATO-s, duke u furnizuar me armë dhe trajnuar nga STASI, policia sekrete e Gjermanisë Lindore.

Pavarësisht protestave të mëdha, Perëndimi nuk u lëkund dhe raketat u vendosën. Njëhrazi, riarmatimi i SHBA-së nisi të jepte rezultatete para. Në qershorin e vitit 1982, pilotët izraelitë – që fluturonin me avionët amerikanë F-15 dhe F-16, dhe shfrytëzuan arritjet më të fundit në mikroelektronikë dhe teknologji kompjuterike – shkatërruan 81 avionë sirianë MiG-21 dhe MiG-23 të prodhimit sovjetik mbi Luginën Beka në Liban, pa humbur asnjë avion.

Më 23 mars 1983, Ronald Regan shpalli Nismën e Mbrojtjes Strategjike, që synonte të mundësonte gjurmimin e raketave sovjetike në hapësirë. Të habitur nga këto zhvillime, sovjetikët vendosën të ndërmerrnin rrezikun e reformave të mëdha.

Tridhjetë vjet më vonë, ne nuk përballemi më me një kundërshtar si Bashkimi Sovjetik, i cili kërcënoi të pushtonte Evropën, dhe ishte në gjendje të kishte ndikimin e tij në çdo cep të globit. Por këmbëngulja dhe ndjenja e nderit që e mposhti Bashkimin Sovjetik, janë ende sot të nevojshme.

Tërheqja e SHBA-së nga Afganistani, është një kujtesë e dhimbshme se ku jemi katandisur. Komunizmi dhe Islami radikal janë ideologji, të cilat e ndajnë botën në të bsimtarë dhe të pafe. Ato mohojnë individualitetin dhe e shtypin vullnetin e lirë. Që të dyja e trajtojnë dogmën e krijuar nga njeriu si një të vërtetë të pagabueshme, dhe synojnë ta imponojnë

me forcë atë.

Nën këtë sfond, lufta afgane u humb në momentin që amerikanët filluan të përsërisnin sloganin “Jo më luftëra të pafundme!”, dhe duke shpërfillur me cinizëm ata që do të linim pas. Bashkimi Sovjetik është vërtet pjesë e së kaluarës, por detyra jonë është të nxjerrim leksionet e duhura nga rënia e tij.

Por në vend të kësaj, SHBA-ja është mbyllur në vetvete. Mbrojtja e vlerave universale është zëvendësuar me konflikte të brendshme politike për çështje si ndryshimi i klimës dhe identiteti gjinor. Kjo është një situatë tragjike dhe e rrezikshme. Komunizmi sovjetik u mund, por historia lëviz përmes cikleve. Është marrëzi të mendosh që ne nuk do të përballemi më kurrë në të ardhmen me një sfidë ideologjike.

Shënim:David Satter, është autor i librit “Epoka e deliriumit:Perëndimi dhe rënia e Bashkimit Sovjetik”.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Mungesa e sasisë së duhur të vitaminës D/ Rrit me 12 herë rrezikun e vdekjes nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Joseph Mercola “The Epoch Times”

Duke pasur parasysh të gjithë elementët dhe faktorët, mbajtja në nivele optimale e vitaminës D në trupin tonë, ka të ngjarë të jetë strategjia më e lehtë, më pak e kushtueshme dhe më e dobishme që mund të ndjekë çdokush për të minimizuar rrezikun nga Covid-19 dhe infeksioneve të tjera në muajt e ardhshëm.

Autoritetet shëndetësore po paralajmërojnë valën e radhës së Covid-19, dhe kjo do të thotë se është koha e duhur për përmirësimin e nivelit të vitaminës D në trupin tuaj. Kjo pasi ne kemi aktualisht edhe një pandemi të mungesës së vitaminës D.

Më shumë se 1 miliard njerëz në mbarë botën, në të gjitha grupmoshat, kanë mungesë të kësaj vitamine. Kjo e fundit është identifikuar tani si një faktor rreziku i rëndësishëm për cilindo që rezulton pozitiv ndaj testit për Covid-19, ndaj formës së rëndë të kësaj sëmundjes, apo edhe rrezikut të humbjes së jetës prej tij.

Në një studim, që shqyrtoi të dhënat nga 780 pacientë në një spital në Indonezi, ata që kishin një nivel të vitaminës D midis 20-30 nanogramë për mililitër (ng/mL) ishin 7 herë më të rrezikuar të vdisnin sesa pacientët që kishin një nivel mbi 30 ng/mL të vitaminës D. Ndërkohë pasja e një niveli nën 20 ng/mL, shoqërohej me një rrezik 12 herë më të lartë

për të vdekur nga Covid-19. Për të përmirësuar funksionin tuaj imunitar, dhe për të ulur rrezikun e infeksioneve virale, ju duhet të rrini nivelin e vitaminën D midis 60-80 ng/mL. Nëse nivelet e kësaj vitamine do të rriteshin në gjithë popullatën globale, dhjetëra mijëra njerëz mund të shpëtohen nga Covid-19.

Ndërsa mungojnë ende studimet e plota dhe më të detajuara mbi efektivitetin e vitaminës D në përballimin me sukses të Covid-19, aktualisht janë në zhvillim e sipër shumë studime të tilla. Gjithsesi ka që tani dëshmi gjithnjë e më të mëdha se vitamina D ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e sistemit imunitar, gjë që zvogëlon ndjeshëm rreziqet që vijnë nga prekja nga Covid-19.

Ajo e arrin këtë, kryesisht duke reduktuar mbijetesën dhe shumimin e virusit SARS-CoV-2 në organizimin e njeriut, dhe duke reduktuar rreziqet e ‘stuhive të citokinës’, pra duke reduktuar prodhimin e citokinës pro-inflamatore, dhe duke rritur njëkohësisht prodhimin e citokinës anti-inflamatore.



Mbajtja në nivele optimale e vitaminës D, është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit me lëkurë të errët, pasi sa më e errët lëkura e njeriut, aq më shumë ekspozim ndaj diellit  nevojitet për të rritur nivelin e vitaminës D. Rritja e pigmentimit të lëkurës, e zvogëlon efikasitetin e rrezeve ultravjollcë, pasi melanina funksionon si një bllokues natyral i efekteve të Diellit.

LEXO EDHE:  E vërteta e “kutisë” së Pandorës/ Çfarë kemi mësuar gabim

LEXO EDHE:  Vdekja e tmerrshme e Princeshës Diana, dhe teoritë e komplotit rreth saj

Nëse jeni një njeri me lëkurë shumë të errët, atëherë mund t’ju duhet të kaloni rreth 1.5 orë në ditë në diell për të pasur ndonjë efekt të dukshëm. Për shumë të rritur që punojnë, por edhe fëmijë të moshës shkollore, kjo gjë thjesht nuk është e mundur.

Ndërkohë njerëzit me lëkurë të bardhë mund të kenë nevojë vetëm për 15 minuta ekspozim të plotë në diell në ditë, gjë që është shumë më e lehtë për t’u arritur. Por edhe këta të fundit e kanë zakonisht shumë të vështirë të ruajtur nivelet ideale të vitaminës D gjatë dimrit.

Gjatë muajve të dimrit në zona me gjerësi gjeografike më të madhe se 40 gradë, pak ose aspak rrezatim ultravjollcë arrin në sipërfaqen e Tokës. Prandaj jetesa në gjerësi të ulët gjeografike nuk garanton nivele adekuate të vitaminës D, pasi normat sociale dhe kulturore mund ta kufizojnë ekspozimin në diell.

Në një studim të tyren studiuesit e vitaminës D, Uilliam Grant dhe Barbara Busher, thonë se kjo vitaminë D nxit gjithashtu formimin lokal të ACE2 në mushkëri, një efekt i njohur për reduktimin e ashpërsinë e sindromës së problemit akut të frymëmarrjes.

Për më tepër, përqendrimet më të larta bazë të serumit 25(OH)D, raportohet se lidhen me një shkallë të reduktuar të formës së rëndë të Covid-19 dhe të vdekshmërisë prej këtij virusi. Grant dhe Busher rekomandojnë marrjen çdo ditë të suplementeve të vitaminës D, sidomos tek grupet etnike me ngjyrë, aziatike dhe pakicat, punëtorët që punojnë në ambiente të mbyllura, punëtorët që punojnë zakonisht natën në turnin e tretë, të moshuarit, si dhe ata që janë mbipeshë.

Vetëm ky hap i thjeshtë mund të zvogëlojë ashpërsinë e simptomave të Covid-19, dhe të parandalojë vdekjet e panevojshme. “Vitamina D është e disponueshme lehtësisht… Ajo merret pa recetë , gjendet edhe në supermarkete, apo online në internet, por mund t’u ofrohet falas atyre që janë në vështirësi financiare”- shkruajnë Grant dhe Busher.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE