Connect with Us

Policia aksion në Tiranë/ Mbi 20 të arrestuar

Kronika

Policia aksion në Tiranë/ Mbi 20 të arrestuar

Publikuar

-

/
cna lajme kronike

Blutë e kryeqyteti kanë vënë në pranga 20 shtetas për vepra të ndryshme penale si dhuna në familje, vjedhja, kanabis dhe drejtimi i mjetit pa patentë.

Njoftimi i plotë:

Vihen në pranga 20 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Moskallzim i krimit” e kryer në bashkëpunim të shtetasve I(Z). A, 50 vjeç, Y. H, 45 vjeç, A. Sh, 31 vjeç, E. D, 18 vjeç, M. D, 21 vjeç dhe J. K, 25 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 23:30, të datës 05.11.2021, ka ardhur një telefonatë në sallën operative që në Yzberisht, ka të shtëna me armë zjarri. Sherbimet e Policisë menjeherë kanë vlerësuar informacion dhe sapo kanë mbërritur në vendngjarje kanë konstatuar shtetasit e lartpërmenduar duke u larguar me vrap sapo kanë parë ardhjen e policisë. Gjithashtu, gjatë tentativës për t’u larguar kanë hedhur një armë zjarri e dyshuar pistoletë, e cila dyshohet se i përket shtetasit I(Z), A. Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Durrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve G. Ç, 25 vjeç, E. A, 25 vjeç dhe A. B, 22 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me datë 03.11.2021, kanë vjedhur marketin e shtetases R. H, ndërsa me datë 03.05.2021, kanë tentuar të vjedhin një tjetër market. Gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se këta shtetas janë autor të vjedhjes së dy banesave të shtetasve N. O dhe I. M, banues në Kavajë.

Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

P, 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi farash të dyshuara fara të bimës narkotike kanabis;

M, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi kanabisi dhe një armë të ftohtë(thikë).

LEXO EDHE:  I dënuar me 7 vite burg/ Arrestohet në Tiranë 33 vjeçari

Po nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K, 33 vjeç, pasi ka tentuar ti vjedhë me dhune varësen nga qafa shtetases F. T.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S, 49 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M, 42 vjeç, D. R, 30 vjeç, D. R, 21 vjeç, V. D, 23 vjeç dhe R. K, 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

B, 29 vjeç dhe J. Z, 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Me datë 06.11.2021, në rrugën “Loni Ligori”, ka rënë zjarr në koshat e mbetjeve të riciklushme dhe si pasojë janë djegur pjesërisht dhe mjetet e parkuara në afërsi të tyre në pronësi të shtetasve D. Ç dhe R. J. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 05.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve, D. B, 30 vjeç dhe K. B, 40 vjeç, sepse në Yzberisht, në bashkëpunim me njeri tjetrin, kanë goditur me grushta dhe sende të forta, shtetasin B. Sh, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore doli nga spitali.

Më datë 05.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit, Gj. K, 35 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia“, Paskuqan Nr.1, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Sh.

Më datë 05.11.2021, rreth orës 21:20, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i dëmtuar dyshohet me mjet prerës shtetasi A. K, 30 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarr në një banesë në Korçë/ Humb jetën një person, zbardhet identiteti

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një banesë në Korçë në afërsi të Shkollës së Muzikës është përfshirë nga flakët.

Sipasojë e flakëve raportohet se ka humbur jetën një person.



Viktimë ka mbetur shtetasi E. Ramollari, 67 vjeç, që dyshohet se ka vdekur nga asfiksia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte në gjendje të dehur/ Vetëplagoset me thikë një person në Elbasan

Publikuar

-

Nga

cna lajme

Një 63 vjeçar nga Elbasani, është paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Elbasan pasditen e sotme.

Sipas informacionit të policisë, ky shtetas, dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar veten me thikë.



“Më datë 27.01.2022, rreth orës 15:50, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Elbasan, shtetasi R. Ç., 63 vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar veten, me mjet të mprehtë (thikë). 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Analiza vjetore e policisë Tiranë/ Mbi 2400 të arrestuar në vitin 2021, ja sa janë proceduar penalisht

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika ka bërë analizën vjetore të situatës kriminale për vitin 2021.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se janë arrestuar 2428 persona.

Në total janë evidentuar 12 mijë e 419 vepra penale, ndërsa janë proceduar penalisht 12 mijë e 158 autorë të dyshuar.



“Situata e kriminalitetit paraqitet: Janë evidentuar në total 12 mijë e 419 vepra penale. Janë proceduar penalisht 12 mijë e 158 autorë të dyshuar, janë arrestuar 2428 në flagrancë, janë të ndaluar 514 persona, janë proceduar në gjendje të lirë 8359 persona. Në raport me  vitin 2020 janë evidentuar  1366 vepra penale. 

Oporacione policore janë zhvilluar 176, prej të cilave 52 operacione policore në fushën e narkotikëve , 22 operacione në fushën e grabitjeve , 1 operacion në fushën kompjuterike, 30 operacione në krimin financiare, 9 operacione në fushën e krimit  dhe korrupsionit, 7 operacione në pastrimin e parave,  6 operacione  në fushën e pronës, dhe  48 persona në komisariatet e policisë.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE