Connect with Us

Pilula Anticovid/ Alimehmeti: Nuk do e zëvendësojnë vaksinën

Shëndeti

Pilula Anticovid/ Alimehmeti: Nuk do e zëvendësojnë vaksinën

Publikuar

-

/
Afati i dozës së dytë të vaksinës/ Alimehmeti: S’ka problem nëse vonohet pak ditë

Britania e Madhe ka hedhur në treg së fundmi pilulat anticovid dhe pritet që të shpërndahen në të gjithë botën.

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka folur në lidhje me këto pilula të reja antivirale duke treguar se ato mund të mbrojnë individin deri në 52 %.

MRA-ja që është edhe agjensia rregulluese ne Britani të Madhe  ka miratuar një mjekim, pilulë anti covid  që merret nga goja e cila rezulton të jetë efektive 52 % kundër shtrimit në spital dhe humbjes së jetës nëse merret në ditët e para të simptomave apo sëmundjes. Por tek personat që të paktën kanë një faktor risku nga sëmundje të rënda”, është shprehur Alimehmeti.

LEXO EDHE:  Covid në Shqipëri/ Shefja e epidemiologjisë: Shumë shpejt do të hiqet ritestimi

Më tej ai është shprehur se këto pilula nuk do  mund të zëvendësojnë  vaksinat.

Nga pikëpamja kosto-efikase vaksina është para. Por trajtimi duhet. Mos harrojmë që ka edhe një trajtim të ri nga “Pfizer” që ende nuk është miratuar”.

Për sa i përket efekteve negative epidemiologu është shprehur: “Kemi njerëz që vaksina nuk ka rritur të funksionojë për faktorë të ndryshëm. Nuk ka asnjë lloj formule që ka 0 efekte negative”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Regjistrohen rreth 800 raste të reja me Covid, humb jetën 1 person

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës epidemiologjike në vendin tonë.

Sipas MSH, në 24 orët e fundit, janë kryer 4996 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitive 793 qytetarë dhe 1 person ka humbur jetën.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4996 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 793 qytetarë, në këto bashki:

493 në Tiranë, 37 në Gjirokastër, 36 në Durrës, 31 në Vlorë, 18 në Sarandë, 16 në Lushnje, 14 në Krujë, nga 11 qytetarë në Gramsh, Kavajë, 10 në Kuçovë, 9 në Kurbin, nga 8 qytetarë në Kamëz, Dibër, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Skrapar, Devoll, Delvinë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Himarë, Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Tepelenë, Përmet, nga 3 qytetarë në Patos, Divjakë, Pogradec, nga 2 qytetar në Berat, Korçë, Selenicë, Fier, Vorë, Shijak, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan.

LEXO EDHE:  Covid i merr jetën ish drejtorit të spitalit Psikiatrik të Elbasanit

LEXO EDHE:  Covid në Shqipëri/ Shefja e epidemiologjisë: Shumë shpejt do të hiqet ritestimi



Janë 13,786 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 77 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 346 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,460 që nga fillimi i epidemisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vazhdon fuqizimi i Urgjencës Kombëtare/ Shtohen 20 autoambulanca të reja

Publikuar

-

Nga

20 autoambulanca moderne i janë shtuar flotës së autoambulancave të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, theksuan se ky investim i qeverisë shqiptare bëhet me qëllim transformimin më tej të flotës së Urgjencës Kombëtare Mjekësore, për shërbim sipas standardet më të mira europiane.

“Flota e re e autoambulancave sapo ka mbërritur. Është një investim prej 1.4 milion euro. 20 autoambulanca të reja të mirëpajisura me të gjithë aparaturat jetëshpëtuese tashmë kanë mbërritur për të fuqizuar akoma më shumë sistemin e shërbimit të Urgjencës Kombëtare. Sigurisht edhe duke u përpjekur për të përballuar edhe impaktin e Covid19”, tha Manastirliu.

Në katër vitet e fundit flota e autoambulancave në territor është fuqizuar me më shumë se 100 autoambulanca të reja moderne të pajisura me të gjithë mjetet jetëshpëtuese.

“Ne kemi më shumë se 100 autoambulanca të investuara dhe në të gjithë Shqipërinë bashkë me autoambulancat në të gjithë strukturat e qendrave shëndetësore janë mbi 250. Por 127 janë postacionet të cilat organizohen për të pritur të gjitha thirrjet”, tha Manastirliu.



Drejtori i Urgjencës Komëbatre Skënder Brataj ka theksuar se autoambulancat e reja janë të pajisura me të gjitha pajisjet jetëshpëtuese, duke siguruar shërbim edhe me ekipe të mirëtrajnuara.

“Veçoria këtë radhë është fakti që janë të gjitha me ventilator, që do të thotë që pacienti i intubuar mund të transportohet nga çdo cep i Shqipërisë. Janë të pajisura me dy bombula 10 L dhe dy bombula 2 L oksigjen, që kalojnë mbi 16 orë autonomi, kështu që nuk ka problem për transmetimin e oksigjenit sidomos në këtë moment të Pandemisë. Ambulancat vijonë të jenë jo vetëm për COVID, por edhe për trauma”, theksoi Brataj.

LEXO EDHE:  Përhapja e variantit Delta/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar me Covid sot në Kosovë

LEXO EDHE:  Zyra e BE-së: Kujdes mashtrimet me vaksinat

Nga spitali Universitar i Tramuës, Manastirliu bëri me dije se ka filluar investimi për modernizimin e spitalit qe do ta ngrejë në nivelin më të lartë bashkëkohor shërbimin e këtij spitali.

“Jemi duke bërë një investim të ri. Është gjithë struktura e shërbimit të Urgjencës dhe të Sëmundjeve të brendshme. Praktikisht do të kemi dhe një lidhje nëpërmjet një koridori ajror me korpusin qendror të spitalit. Do të mundësohet që gjithë sëmundjet interne duke përfshirë sëmundjet neurologjike apo të tjera patologji të trajtohen në këtë strukturë të re, e cila po rehabilitohet dhe do të jetë në kushtet më të mira bashkëkohore”, tha Manastirliu.

Me riorganizimin e shërbimit të urgjencës dhe ngritjes së Njësisë së Koordinimit, e cila tashmë është shtrirë në të gjithë Shqipërinë, është bërë e mundur ti përgjigjemi në kohë çdo thirrje për ndihmë në numrin unik 127. Çdo shërbim regjistrohet online dhe mbi të gjitha është shkurtuar koha e dhënies së ndihmës së parë. Gjatë vitit 2021 janë kryer mbi 140 mijë misione, më shumë se gjysma e të cilave në Tiranë si dhe janë realizuar mbi 70 mijë konsulta nga QKUM.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritje e rasteve me Covid/ Tre gra shtatzëna të infektuara, në gjendje të komplikuar në QSUT

Publikuar

-

Nga

19 qytetarë humbin jetën nga Covid/ Infektimet vijojnë të jenë në shifra të larta

Situata në spitalet COVID në Tiranë është e qëndrueshme, megjithëse ka jë rritje të madhe të rasteve në ditët e para të janarit.

Sipas asaj që raporton gazetari Erjon Skëndaj, mësohet se infektimet në rang vendi janë rritur ndjeshëm në 3 ditët e fundit.

Sipas tij mesatarja është 1500 raste ditore, por në spitale nuk po reflektohet drejtpërdrejt me shtrime.



“Ka një rritje të lehtë, në 18-20 shtrime në ditë, ndërkohë që 4-5 ditë më parë ishte 16 shtrime. Që prej datës 4 janar kur u reflektua rritja e beftë me 800 infektime në ditë dhe më pas me shifra të larta, nuk po reflekton me dyfishim të shtrimeve. Gjendja vijon të jetë e qëndrueshme në spitalet COVID. ka shumë transferime nga spitali COVID 1 në COVID 3. Format klinike që po paraqiten në ditët e para të janarit, përkojnë me format klinike të përballura më herët të variantit Delta. 

Format klinike të Omicron janë ato forma që i hasim në ambientet e poliklinikave, Qendrave Shëndetësore, nëpër shtëpi. Shqetësim sipas mjekëve ditët e fundit, është ardhja me urgjencë në COVID 1 e tre grave shtatzënë, të prekura nga COVID-19 në forma të komplikuara. Nga 125 pacientët e shtruar nuk kanë qenë të infektuar më parë nga COVID-19”, tha Skëndaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE