LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pilula Anticovid/ Alimehmeti: Nuk do e zëvendësojnë vaksinën

6 Nëntor 2021, 16:08, Lifestyle CNA
Pilula Anticovid/ Alimehmeti: Nuk do e zëvendësojnë vaksinën

Britania e Madhe ka hedhur në treg së fundmi pilulat anticovid dhe pritet që të shpërndahen në të gjithë botën.

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka folur në lidhje me këto pilula të reja antivirale duke treguar se ato mund të mbrojnë individin deri në 52 %.

?MRA-ja që është edhe agjensia rregulluese ne Britani të Madhe  ka miratuar një mjekim, pilulë anti covid  që merret nga goja e cila rezulton të jetë efektive 52 % kundër shtrimit në spital dhe humbjes së jetës nëse merret në ditët e para të simptomave apo sëmundjes. Por tek personat që të paktën kanë një faktor risku nga sëmundje të rënda?, është shprehur Alimehmeti.

Më tej ai është shprehur se këto pilula nuk do  mund të zëvendësojnë  vaksinat.

?Nga pikëpamja kosto-efikase vaksina është para. Por trajtimi duhet. Mos harrojmë që ka edhe një trajtim të ri nga ?Pfizer? që ende nuk është miratuar?.

Për sa i përket efekteve negative epidemiologu është shprehur: ?Kemi njerëz që vaksina nuk ka rritur të funksionojë për faktorë të ndryshëm. Nuk ka asnjë lloj formule që ka 0 efekte negative?./CNA.al

Lajmet e fundit nga