Connect with Us

“Përjashton këdo që i del kundër”/ Anëtari i FRPD: Basha po bën hakmarrje me ne

Politikë

“Përjashton këdo që i del kundër”/ Anëtari i FRPD: Basha po bën hakmarrje me ne

Publikuar

-

/

Anëtari i Kryesisë së FRPD Xhuljano Guca ka komentuar vendimit e kryedemokratit Lulzim Basha për të zhvilluar zgjedhje për kryetarin e ri në këtë forum rinor

Në një intervistë për Fax News, Guca deklaroi se se vendimi i Bashës është një hakmarrje kur mori vesh që forumi rinor i PD do të marrë pjesë në Foltoren e Tiranës e thirrur nga Berisha.

Ai shtoi se në FRPD është një strukturë e unifikuar dhe nuk ka ndarje në dy kampe, ndërsa shtoi se forumi rinor dhe kolegji i kryetarëve janë kundër këtij vendimi për zgjedhje në këtë moment.

Ne dje kemi marrë një komunikim që kryetari i PD, Lulzim Basha ka ngritur një grup pune për të organizuar zgjedhjet në forumin rinor të Partisë Demokratike. Pa u njoftuar instancat e FRPD, kujtojmë që ky forum edhe pse i ka mbaruar mandati prej vitit 2019, ka nxjerrë një rezultat prej shumë votash duke thyer edhe herësin për Belind Këllici është është edhe kryetari i FRPD. Mënyra se si komunikohet duket qartazi që është një vendim hakmarrës ndaj Belind Këllicit.

Ne gjendemi përballë faktit që Berisha deklaraoi se ditën e diel në orën 12:00 dhe menjëherë pasi u mor vesh që do të jenë të gjithë prezent kryetari, anëtarët në foltore atëherë u gjendëm në faktin që të futemi në zgjedhje. Ne nuk jemi kundër pse të jemi ne individë që të pengohemi dhe pjesëmarrja në Foltore të jetë vota ajo që do të vendosë për mënyrën se si do të drejtohet PD në opozitën e ardhshme që na pret.

Basha ka ngritur një grup pune komplet jo-legjitim sepse grupi i punës sipas statutit të FRPD e drejton sekretari i përgjithshëm i këtij forumi. Nga Partia do të ketë propozime por ky nuk është vendim që i takon kryetarit të partisë. Kjo duhet të jetë një bashkëpunim që të ishte një grup gjithëpërfshirës pasi dihet që PD ka mendime ndryshe sidomos nga të rinjtë. Brenda ka grupe interesi të ndryshme, kurse në PD janë ngritur një grup pune humbësa ndër vite, qoka personale. Ky është një vendim individual i padrejtë që përcan PD.

Në FRPD nuk ka ndarje në dy kampe, forumi rinor dhe kolegji i kryetarëve janë kundër këtij vendimi për zgjedhje në këtë moment. FRPD ka qenë strukturë e unifikuar si në drejtimin e protestave, si në zgjedhjet e përgjithshme. Ndërsa zgjedhjet në forum janë të pakontestuara në vitin 2015.

Ne gjendemi përballë faktit që kërkon të zhbëjë qëndrimet që ne kemi mbajtur. Në shtator ne kërkojmë që të hidhet në votim vendimi që mori zoti Basha. Strukturat e FRPD të gjithë drejtuesit kanë qenë prezent në foltoret e organizuar nga Berisha. Basha është mësuar që ti ketë njerëzit në resht por ne jemi të rinj jemi mësuar që të bëjmë opozitë të shëndetshme dhe japin kritika që ti përshtaten kohës.

Ne nuk kemi nevojë për një rreshter por kemi nevojë për një lider që na frymëzojë që të ketë vizionin dhe idetë që si mund të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme për të ndryshuar Shqipërinë dhe për ta cuar Shqipërinë drejt atij misioni që e kemi kërkuar që në vitin 1990 për ta bërë “Shqipërinë si gjithë europa”. Rrugës kur po vija mora vesh që nga një njoftim i PD, paska futur edhe forumin e gruas në zgjedhje dhe kjo duket qartë që po sulmohen ata persona që kanë shprehur pro foltores. Në rast se shprehesh por dikujt atëherë ti përjashtohesh“, tha ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hetim për pastrim parash/ Murrizi: Një tentativë e duarve të pista për hakmarrje

Publikuar

-

Nga

Pak kohë më parë në prokurorinë e Tiranës mbërriti një relacion policor ku kërkohej ndjekje penale për ish-deputetin demokrat Myslim Murrizi, i cili akuzohej për pastrim parash.

Në një intervistë për mediat, Murrizi ku ka thënë se gjithë ngjarja është sajuar nga një grup njerëzish të cilët sipas tij, kanë tentuar të hakmerren. Ai thekson se relacioni që ka mbërritur në prokurori s’ka të bëjë me të vërtetën.



“Është një sajesë i një grupi njerëzish që nuk ia vlen të merresh me ta dhe të përmendësh emrat e tyre. Fatkeqësi për Shqipërinë postkomuniste, që llumi i asaj strukture ende vegjeton duke lëpirë njëherë menderen e kryeministrit herë menderen e një tjetrit, dhe ka kapur prej fyti, ka bllokuar një grup çunash, me instikt të mirë policësh. Një tentativë e duarve të pista për hakmarrje primitive por paçavurja e tyre, s’ka të bëjë asgjë me të vërtetën”, u shpreh Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kryeministri ka larë duar”/ Topi: Maxhoranca nuk e ka rihahapur 21 Janarin sepse dhunoi shtetin

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bamir Topi thotë se politika kujtohet për ngjarjen tragjike të 11 viteve më parë, vetëm më datë 21 janar.

Sipas tij, maxhoranca nuk e ka rihapur këto vite 21 janarin, sepse dhunoi shtetin, atë ditë.

I ftuar në studion e ABC, iu drejtua kryeministrit Edi Rama se fillimisht duhet të bëjë një gjyq politik, më pas të shkojë te drejtësia.

 



“Gjithçka që kam pasur për të folur për 21 janarin i kam botuar në një libër. Është një provë. Në respekt të pyetjes mund t’ju them që shoh që politika në përgjithësi dhe media kujtohet vetëm në datë 21 janar. Nuk e di a është kujtuar drejtësia, por 21 janari nuk ka thjesht një dimension tragjik. Në fund fare dhimbja vjen dhe koncentrohet te familjarët, të tjerat koha i fshin.

Ca ishte 21 janari? Së pari ishte precipitimi me mjete dhune dhe me vrasje i një përplasje politike. Pra është politika në fokus dhe pas 11 viteve rezulton prap kështu. Është po politika që merr përsipër të zbardhë ngjarjen. Vetëm sot kam dëgjuar kryeministrin që ka larë duart. Unë i them a është bërë gjyq politik për 21 janarin? Dëshiroj të ma thotë. Unë them që është bërë dhe gjyqi politik për 21 janarin nuk ka pasur të bëjë me viktimat se ata morën rrugën e tyre. Gjyqi politik filloi me ngritjen e një komisioni hetimor. Ajo që është tragjike ku rrënohet përfundimisht besimi është që vetë maxhoranca e sotme nuk i është rikthyer gjyqit politik në Kuvend. Ne nuk kemi pritur nga Rama që të orientojë organet e drejtësisë.

LEXO EDHE:  Analiza e PD në Vlorë/ Agron Shehaj kryqëzohet nga demokratët

LEXO EDHE:  “PD duhet riformatuar”/ Mark Marku: Ja gabimi që na kushtoi shumë gjatë fushatës

Nga Rama është kërkuar…pas 11 vitesh kam të drejtë të time pse nuk është rihapur në parlament një gjyq politik. Sepse në atë kohë është dhunuar shteti, është sulmuar presidenti, kryeprokurorja, media. 21 janar duhet të rikthehet në një dimension real. Problemi është nëse një shtet, ata që janë na naxhorancë, që kanë një pikëpyetje të madhe duhet ti rikthehen me kurajo. Kur politika të ketë bërë gjyqin e vetes kanë të drejtë të flasin që kemi një reformë”, tha Topi

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 6 marsit/ Nishani tregon objektivat e Komisionit të Rithemelimit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marshit ka qenë në qendër të diskutimeve të Komisionit të Rithemelimit të PD.

Ish presidenti Bujar Nishani  është shprehur se aktualisht pushteti vendor është inekzistent, ndërsa ka bërë të qartë dhe objektivat që synojnë.

Në një intervistë televizive, ish presidenti thekson se pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë një provë për tupërballur me qeverinë.



Patjetër që do marrim pjesë, është një provë shumë e rëndësishme për ne. Sepse ky është një lloj sondazhi pavarësisht se është lokal, me të cilin duam të ballafaqohemi me qeverinë së pari duke parë se qeverisja vendore ka dështuar dukshëm. Pushteti lokal është inekzistent. Ky është objektivi ynë i parë dhe së dyti duhet të zhbëjmë cdo tentativë dashakeqe dhe spekullime që mohon ekzistëncën tonë dhe të gjithë PD-së duke atashuar, konkretisht aktorë të cilët janë inekzistentë në politikë siç është zoti Basha dhe mbështetësit e tij.

Nuk e di këtë, ajo që është e rëndësishme, është një proces që është ende në negociata. Ne si PD po organizojmë një proces për herë të parë të quajtur “primare’ ku do vendosin vetë anëtarët e PD se cilët do jenë kandidatët dhe të mos propozohen nga Komisioni i Rithemelimit. Po diskutojmë dhe do të organizohemi në kuptimin e një rreshtimi opozitar pra kundër kësaj qeverie”, tha Nishani./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE