LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Open Balkan”/ Rama kritika Kosovës: Refuzimi nuk e çon asgjëkundi, unë i dua por...

6 Nëntor 2021, 16:45, Politikë CNA
“Open Balkan”/ Rama kritika Kosovës: Refuzimi nuk e çon

Kryeministri Edi Rama ka folur për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Open Balkan në Beograd.

Edhe këtë herë, Kosova refuzoi të ishte pjesë e takimit me argumentin se Serbia duhet të njihte reciprocitetin.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë? me Nisida Tufën në News 24, Rama tha se e do Kosovën si shtet, por ka shfaqur kritika për udhëheqësit që refuzuan takimin. Sipas tij, kjo qasje nuk i çon asgjëkundi.

?Mendoj që ka nga ana e Kosovës ose më saktë nga ana e politikbërësve dhe vendimmarrësve në Kosovë një qasje e cila është thelbësisht e ndryshme dhe është e drejta e tyre, nuk diskutohet por nga ana tjetër unë kam bindjen që kjo nismë është jo vetëm një domosdoshmëri por është edhe një qasje në funksion të çlirimit të shumë potencialeve të ndrydhura të këtij rajoni dhe të lehtësimit dhe dialogut dhe të lehtësimit të rrugës të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës po ashtu. Nuk dua të hyj në polemika me Albinin. Albini ka vizionin e vet. Unë dua më të mirën për Kosovën dhe nuk mund të rri pa e thënë që qasja e derisotme është nje qasje e destinuar të dështojë dhe është një qasje që nuk e çon Kosovën asgjëkundi, përkundrazi prej disa vitesh e ka kthyer Kosovën nga një forcë shumë positive dhe nga një partner shumë i besueshëm dhe shumë i dëshiruar i aleatëve të shqiptarëve, në një problem të tyre. Dhe kjo nuk është gjë positive?, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga