Connect with Us

“Nuk ke asnjë kontribut në PD, u bëre direkt deputete”/ Qytetarët “masakrojnë” Pampurin

Politikë

“Nuk ke asnjë kontribut në PD, u bëre direkt deputete”/ Qytetarët “masakrojnë” Pampurin

Publikuar

-

/

Deputetja Oriola Pampuri, e dalë nga kazani i kunatit dhe familjes ka mbështetur Lulzim Bashën, sa i takon uzurpimit të FRPD dhe Lëvizjeës Demokratike të Gruas.

Oriola Pampuri, e cila nuk ka asnjë lidhje apo kontribut në PD, përvecc mandatit apo karriges së dhënë nga Luli ka reaguar në një postim në rrjetin social Facebook, ku shkruan se nuk ka asgjë antidemokratike në vendimin e Bashës për të zgjedhur Kryetaren e re të LDG dhe strukturat inekzistente drejtuese të Lidhjes.

Por mungesën e kontributit në parti ja kanë vënë në dukje edhe  qindra demokratë, të cilët e kanë “kryqëzuar” në komente.

Një qytetar, i shkruan se gjëja minimale që duhet të bëjë është të hesht. “Ju lutem, ju qe u emeruat deputete ne Pd pa asnje lloj kontributi,te pakten heshtni kur nuk keni kurajo te reagoni ndaj shkeljeve te nje pas njeshme te statutit”, shkruan qytetari.

Një tjetër komentues i shkruan se kthesa e madhe për demokratët do vijë në 11 dhjetor dhe Pampuri e cila ska kontribut do të dalë jashtë partisë.

LEXO EDHE:  Kulluri: Basha, kryetari më i dobët që ka pasur PD

Flet ti qe erdhe ne PD direkt deputete … sikur te kishe kontribuuar ne PD sa 1 e mijta e kontributit te Albana Vokshit ndoshta do te te degjonim. Jeni shkeputur fare nga realiteti i elektoratit. Kapet kupolen e partise dhe ju duket vetja perendi. Turp t’ju vije qe po e shkaterroni PD, moret ne qafe demokratet me paaftesine dhe megalomanine tuaj.

Ne 11 Dhjetor do te vije kthesa e madhe dhe shpresa per demokratet”, shkruan komentuesi.

Një tjetër komentues i shkruan se ajo duhet të largohet bashkë me Bashën me argumentin se kanë tradhtuar shqiptarët për interesat e tyre personale.

Nuk te vje turp me fol budalleqe ik bashk me Bashen dhe ti Se nuk esht partia e 5 personave ik dhe ti ne shtepi! Tradhtoni votat e popullit per interesa tuja!”, shkruan komentuesi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Nuk do të gjeni asnjë në zyrat e PD/ Ironia e Elezit: Një saldator nesër vlen sa një mbretëri

Publikuar

-

Nga

Takimi i Shehajt me Yuri Kim/ Elezi: Fasadë, nuk e zgjidh dot ngërçin në PD

Ish kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Elzi shkruan se pjesmarrja masive e anëtarësisë nuk është tregues force, por tregues vullneti.

 

Sipas tij, nesër demokratët fatkeqesisht, nuk do gjejnë asnje drejtues në zyrat e PD. Ndërkohë, Elezi nuk ka kursyer as ironinë teksa shkruan se një saldator nesër vlen sa një mbretëri.



 

“1 dite, sa 4 vjet !
Dita e neserme vlen shume per çdo demokrat, pjesmarrja masive e antaresise nuk eshte tregues force por tregues vullneti. Nese neser, pavaresisht arsyes, deshton zbatimi i vendimeve te kuvendit dates 11 dhjetor, çeshtja do zvarritej e zvenitej, dhe do na çonte drejt degradimit.
Tabloja me foto dyersh metalike, foto te fortesh me maska, me ecejake te dyert e blinduara, eshte nje tablo virtuale dhe aspak reale.

LEXO EDHE:  Bashës i dështon mbledhja në Shkodër/ Pjesëmarrja minimale

LEXO EDHE:  Kush e mbylli PD-në që duhet të hapet ?

E gjitha kjo behet per t’ju konfuzuar, dhe S29 ka rene ne kete gracke. Demokrat te jeni te sigurt se neser, fatkeqesisht, nuk do gjeni asnje drejtues ne zyrat e PD. Nuk do gjeni asnje te forte apo kapuçzi.

Sdo kete as polici brenda oborrit te PD E shumta do gjeni rojen apo ndonje punojes admimistrate.
Te tjerat gjera qe thuhen jane sajesa per t’ju konfuzuar. Nese ju tregojne ndonje arsye per ta shtyre perseri daten 8, ta dini se eshte mashtrim.

Opozitarizmi do futet ne nje gjendje konfuziteti qe do na kushtonte pothuajse 4 vjet.
Neser çdo demokrat duhet ta vleresoje pjesmarrjen. Neser ti merr pjese per veten tende dhe jo per interesin e dikujt, mos u konfuzo. PS: nje saldator neser vlen sa nje mbreteri”, shkruan Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha: Me blindat e Bashës do ngrejmë përmendore

Publikuar

-

Nga

cna politike

Lideri historik i PD, Sali Berisha është shprehur se nesër Lulzim Basha do të largohet nga selia e Partisë Demokratike.

I ftuar në një studio televizive, Berisha ka thënë se nesër , në protestën e 8 Janarit, do të hiqen blindat.



Madje ish kryeministri tha se me to mund të ngrihet një përmendore për të kutjuar historinë e turpshme të krijuar nga Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Analiza /Çfarë po ndodh mes Bashës dhe Berishës?

LEXO EDHE:  Hapja e PD-së, Rakipi: Është shumë e mirë si ëndërr, por Basha nuk është konkret

Do hiqen dhe do i bëhen dhuratë Lulzim Bravës. Ne nuk ndërrojmë brava. Do heqim blindat. Ka dhe propozime tjera që ato të ngrihen si një lloj përmendore, si një histori e turpshme që vetë PD të kujtohet se çfarë ka ndodhur”, është shprehur ndër të tjera Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Pa gjak nuk e lëshojmë selinë”/ Berisha: Zëdhënësit e Bashës kanë kërcënuar se do ketë viktima nesër

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa tha se disa prej zëdhënësve më të afërt të Lulzim Bashës kishin kërcënuar se nuk do e lëshonin selinë e PD pa derdhur gjak.

 

Berisha tha se i kishte provat në telefon ku këta persona kanë bërë kërcënime të frikshme ku paralajmëronin se nesër do kishte viktima.



 

“Kemi dokumenta ku zëdhënësit më të afërt të Lulzim Bashës kanë kërcënuar se do ketë viktima të nesërmen dhe kanë thënë se pa gjak nuk e lëshojnë selinë. I kam provat në telefon. Ne do shkojmë të hapim dyert e shtëpisë tonë. Po i hapi Lulzim Basha ne nuk përdorim asnjë mjet. Ne nuk dhunojmë kurrë, është shtëpia jonë ajo, ata janë punonjës së PD”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE